URIM DHE SHPRESË Dita e 24 Qershorit 2013, u konfirmua se - TopicsExpress



          

URIM DHE SHPRESË Dita e 24 Qershorit 2013, u konfirmua se Populli Shqiptar, në mënyrë të pakthyeshme, vendosi me shumicë dalluese të ndryshojë qeverisjen e tij. U shpreh me këtë rast urimet e ngrohta vëllazërore familjarëve dhe të afërmve, miqve dhe shokëve të panumërt që e ndiejnë veten pjesë të këtij ndryshimi si dhe besimin e patundur se, të fituar jemi edhe ne që kemi shprehur vullnetin ndryshe! Më lejoni të shpreh gjithashtu respektin e pakufishëm për të gjithë ata votues që kanë besuar dhe votuar Listën Demokristiane, pjesë e së cilës jam, të gjithë ata që më kanë inkurajuar dhe mbështetur në nismën time. Një falenderim të veçantë për shumë miq që më kanë vlerësuar e mbështetur, që më kanë bëre vërejtje e kanë shprehur pakënaqsi të hapura për kursin e zgjedhur, duke më dhënë shumë të qarta masën e vlerësimit si pjesë e projektit elektoral demokristian. Të dashur siunë- r fitimtarë, Duke ju uruar megjithë zemër për fitoren ju bëj thirrjen me njerëzore për të ruajtur sensin e vetëpërmbajtjes dhe kontrollit të ndjenjës së triumfit! 24 Qershori, 2013 është dita e një rotacioni politik të vonuar katër vjet për shkak të ndërprerjes së dhunshme në qershor 2009. Kjo datë nuk është as 2 Marsi 1444, as 10 Qershori, 1878, as 28 Nëntori, 1912, as 29Nëntori 1944 dhe as 22 Marsi 1992. Në këtë datë ka një Lindje normale me asistencë ligjore një Qeverisje alternative. Tashmë, që ju takon merita e këtij akti të qensishëm demokratik , uroj të riktheheni prapë në pozicionin dhe rolin e qytetarëve euroatlantikë të lirë e mendjehapur duke mbajtur të ndezur sensin kritik dhe skeptik për ta mbajtur Qeverinë kurdoherë në pozicon pune dhe shërbimi ndaj nesh. Me ditën e sotme paçin mbaruar egzaltimi , ovacionet dhe duartrokitjet për strategët tuaj të fitores! Uroj që, të gjithë së bashku të zhgënjehemi sa më pak! Dedë SHKURTI 24.06.2013
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 20:16:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015