URIME DHE GËZUAR SHQIPTARËT E MI Nga Mentor Thaqi (nuk - TopicsExpress



          

URIME DHE GËZUAR SHQIPTARËT E MI Nga Mentor Thaqi (nuk kemi arsye pse të mos festojmë së bashku, fundja nga një gjak e brum jemi, një palë rrënjë e një trung e kemi) Ka diçka të Madhe, që bashkon shqiptarët, që s´i ndau pushtimi as shekujt në okupim, është Vlera e lartë Morale, Tradita nga t´parët, gjaku, gjeni, indi, Identiteti i lashtë sublim! Një Familje e Madhe, me Traditë n´Fisnikëri, Qytetnimin e hershëm, n´Djep t´vetin e rritën, gëzime dhe halle, i bashkëndajnë në vëllazëri, se janë nga një Trung, gjithmonë mirë e ditën! Nuk ka si të jetë ndryshe, prej një brumi t´gatuar, brum nga farë e hershme, mbjellur n´Token tonë, nga Hyu ynë pa mëdyshje, me Uratë të bekuar, për një jetë të ndershme, n´sakrifikim gjithmonë! Respekt dhe nderim, për të katër Librat shëntore, janë Vlera edhe tonat, siç janë Vlera t´mëdha Bote, besimet janë bashkëjetuese, janë Vlerë Arbërore, pa harruar zanafillën, bashkëudhëtimin nëpër mote! I kemi të përbashkëta, Pashkë, Krishtlindje, Bajram, i festojmë t´gjithë bashkë, t´gjitha janë festa tona, qoftë i mallkuar, ai soj i egër që tenton t´na ndanë, paj, s´ia dolen dot pardje, dje, sot, neser as tevona! Fetë i kemi besime, besimet i kemi vlera unike, mbi të gjitha kemi Kombin, Atdheun, Flamurin, me xhelozi ruajmë Djepin e Rritës sonë Etnike, kur na bëri Zoti, vetë bëmë Gurin, mbollëm Drurin! Thënë shkurt, shqip, me Gjuhën e lashtë të Thotit, gjuhë që e pat Pella, Iliri, Leka dhe e Shën Dardanit, dua të bëj një urim, vëllazëror, n´falënderim të Zotit, Gëzuar vllaznillëk shqiptar, Festen e Kurban Bajramit! ... Mentor Thaqi VS., 14.10.2013 (drejtpërdrejt) Zgjodhi: (boss)
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 21:41:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015