URIMI PËR RAMAZAN Besimtarë të nderuar,Vëllezër dhe motra, - TopicsExpress



          

URIMI PËR RAMAZAN Besimtarë të nderuar,Vëllezër dhe motra, Na ndajnë vetëm edhe pak çaste nga muaji i madhërishëm i Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë. Është ky muaji, ditët e të cilit jemi të obliguar t’i agjërojmë ndërsa netët t’i ngjallim me namaz, adhurim dhe lutje. Rëndësia e këtij muaji është e madhe edhe për shkak të asaj se ai është muaji i ngjarjeve më madhështore që ka përjetuar njerëzimi ndonjëherë. Ai është muaji kur Kur’ani Famëlartë filloi të shpallej, ky Libër që udhëzon në atë që është më e drejta dhe më e qëlluara.Ramazani është muaj i dashur edhe për shkak të dimensioneve sociale që ka. Ai është një muaj që afron zemrat dhe i pastron ato, sikur që bën që besimtari të jetë më afër vëllait të tij se kurdoherë më parë. Më qenë se ky muaj dallohet për shkak të mëshirës/rahmetit që bartë me vete lusim Allahun fuqiplotë që ta bëjë atë të begatshëm për muslimanët anekënd botës dhe gjithashtu lutemi që i madhi Allah të na i falë mëkatet tona, të na i pranojë lutjet tona dhe të na shtojë rehatinë, paqen, tolerancën dhe harmoninë në mes vete.Duke parë dhunën dhe konfliktet e tepruara gjithandej globit lusim Zotin fuqiplotë, krijuesin dhe mbikëqyrësin e qiejve dhe të tokës, të kursej gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe ti zbus zemrat ashtu që njerëzit të pendohen tek Ai e tu shmangem padrejtësive e mëkateve.Në fund, më lejoni që nga thellësia e zemrës t’iu uroj të gjithë juve, vëllezër dhe motra, kudo që jeni brenda dhe jashtë vendit. Do të doja të veçoj diasporën tonë, ata që krahas vuajtjes së urisë dhe etjes kanë edhe vuajtjet e mërgimit. Zoti ua shtoftë të mirat dhe ua lehtësoftë përballimin e agjërimit!Edhe një herë, urime dhe për hajr muaji i Ramazanit! Nga zemra
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 06:55:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015