Uefa : Partizani sërish në Superligë për të - TopicsExpress



          

Uefa : Partizani sërish në Superligë për të ‘qëndruar’ -2 vite më parë, 15 herë kampioni i Shqipërsië Partizani Tirana do të fillonte sezonin e tij të parë në ligën e 3 Shqipëtare. Tani ata janë rikthyer në Superligë dhe sekretari i pergjithshëm Eduard Prodani flet për Uefa. : “Jemi këtu për të qëndruar për shumë kohë”. Partizani e nisi shekullin e 21 në kategorinë e parë, dukë ë fituar arë në 2000/01, por problemet financiare e detyruan klubin të bintë nga katëgoria sërish në sëzonin 2008/09. Vetëm në 2011/12 ata filluan të rikupëronin, duke fituar ligën e 3 dhe një vit më vonë duke u ngjitur në Superligë si vëndi i dytë në ligën e dytë pas KS Lushnja. “Jemi kthyer aty ku na takon dhe jemi këtu për të qëndruar për një kohë të gjatë” – tha Prodani, që la pozicionin ë tij si sekretar i përgjithshëm i Fëdëratës Shqiptarë të Futbollit për të ndihmuar në rikthimin e Partizanit në elitë. “Edhe në kohëra të vështira, klubë të mëdha si Partizani shfrytëzojnë statusin ë tyrë dhë vazhdojnë të luftojnë për suksës”. I krijuar në 1946, Partizani ka fituar 15 herë kampionatin, një numër i mundur vëtëm nga rivalët e kryeqytetit KF Tirana dhe KS Dinamo Tirana. Kanë pasur shumë beteja të paharrueshme me këto ekipe, edhe me Dinamon, me të cilin ndajnë rëkordin e 15 kupave Shqipëtare dhe të cilët i mposhtën në sëzonin 2012/13 për tu ngjitur në Superligë. Partizani ka lënë gjithashtu shenjën në futbollin kontinental. Ata ishin skuadra e parë Shqiptare që hyri në european Champion Clubs’ Cup, duke u përballur me IFK Norrkoping. Duke u përballur gjatë vitëve më klubë si 1. FC Koln, Torino, Celtic FC, SL Benfica, Feynoord dhe Fenerbahce SK, ata ishin klubi i vetëm nga Shqipëria që arriti të fitonte Kupën Ballkanike në 1970. “Partizani është një nga ato klube që ka fituar mbështetje duke fituar tituj brenda vendit dhe ndeshje ndërkombëtare vit pas viti” – tha Prodani. “Klubi ka arritur madhështinë falë historisë së tij, pasionit të fansave dhe yjeve që kanë luajtur për atë fanëllë”. Ish lojtari dhe trajneri më i famshëm Loro Boriçi është i njohur si Mbreti i Golit, ndërkohë që dhe Refik Resmja dhe Panajot Pano – Lojtari i Artë Shqiptar i zgjedhur në Jubileun e Uefës në 2004 – gjithashtu kontribuan për ta bërë Partizanin klubin më të mbështëtur në vënd. “Ishin shumë popullorë” – tha presidenti i FShf Armando Duka. “Nuk ishin vetëm lojtarë të mëdhënj, por dhe njerëz të tillë”. Megjithatë që nga fitimi i Doblës së 7 në 1992/93, Partizani nuk ka shtuar shumë në kabinetin e trofeve – fitore e Kupës së Shqipërisë në 1997 dhe 2004, por dukë rënë nga kategoria më shumë se 1 herë. Megjithatë rikthimi i ish lojtarit Hasan Lika për herë të tretë si trajner e ndihmoi klubin të ndryshonte fatin, duke arritur ngjitjen në Superligë sezonin e shkuar. “Isha këtu kur skuadra fitoi kampionatin e fundit në 1993, dhe do ti ndihmoj të fitojnë një tjetër” – tha Lika, i cili së bashku me Prodanin, drejtorin sportiv Genc Tomorri, presidentin Lulzim Sallaku dhe bashkëpronarin Gazmend Demi kanë ndërtuar një skuadër të bukur. Formacioni i Likës përfshin talentë të rinj si Elvis Prenci, Amir Rrahmani, Almir Murati dhe Felix Udoh me lojtarë me eksperiencë si Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Behar Maliqi, Mentor Mazrekaj dhe Ertan Demiri. Kur të shtunën kundër KS Kastriotit Partizani të nisë sezonin e ri, ata do të shpresojnë që rikthimi në Superligë të jëtë vetëm fillimi. Sallaku tha : “Jemi akoma duke punuar. Jemi të plotësuar në të gjitha pozicionet përvecse përpara në sulm. Kemi nevojë për ndihmë dhe do të sjellim dhe 2 ose 3 sulmues të mirë. Nuk po ndërtojmë një skuadër thjesht për të konkurruar. Synimi ynë janë trofetë”
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 08:27:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015