Unë dje rastësisht,u gjenda në një faqe ku një djalë - TopicsExpress



          

Unë dje rastësisht,u gjenda në një faqe ku një djalë tregonte historinë e tij të dashurisë.Ai ndihesh paksa i lodhur nga e gjithë kjo që ai kishte përjetuar dhe në të njëjtën kohë po e përjetonte.Kishte probleme në drejtshkrim dhe ai këtë e tha në të njëjtën kohë kur tregonte historinë.Ai tha se : E kishte lën shkollën që në klasën e 8,sepse atë e përjashtuan dhe për problemet e tij familjare ai shkoj në kurbet.Ndërkohë që poshtë në komentet ku njerëzit duhet të lën mendimet e tyre,pjesa me e madhe e njerëzve ishin vulgar,nuk tregoni respekt dhe e shpërfillnin për shkak se ai kishte probleme me drejtshkrimin.Unë nisa ta tregoj këtë sepse është një shëmbull i mirë për të shpjeguar se si njerëzit duhet të veprojnë me dikë që nuk është fortë mirë në gjëndje emocionale.Në lidhje me këtë unë kam dëshirë të them disa fjalë. Nuk mund të urresh dikë sepse ai nuk është i mirë në drejtëshkrim.Nuk mund të shpërfillësh dikë që është një qënie njerëzore si ty.Të gjithë jemi njerëz të cilët jetojmë duke punuar,duke u ushqyer dhe duke u munduar për të luftuar me jetën.Jeta të jep disa zgjidhje dhe ti zgjedh se çfarë ke dëshirë të marrësh prej saj.Mirëpo ky djali është munduar ta marrë,mund të dështosh dështimi i ndodh të gjithëve.Nuk mund të ofendojmë dikë sepse ai nuk shkruan bukur,jo përkundrazi duhet ta përkrahim që dhe ai të shkruaj bukur.Ata jo vetëm që nuk e ndihmuan por ata e hidhëruan më tepër duke ja përkeqësuar gjëndjen emocionale.Pse mos të jemi të evrishëm me njëri-tjetrin por të jemi kaq të egër.Nuk është kjo ajo çka shqiptarët duhet të mendojnë të jen të egër shqiptarët kanë nevojë të ngushëllojnë njëri-tjetrin për problemet.Nuk jam duke thënë se duhet ta ndihmojnë nga ana monetare apo nga ana financiare.Ajo që çdokush do të donte është një shpresë,dhe një fjalë.Ne kemi nevojë për ndihmën e moralit,kemi nevojë për ndihmën e të dhuruarit Dashuri dhe Respekt tek të tjerët,kjo do të na bëj që mos të lëndohemi,mos të ndihemi keq në atë çka kemi në atë që hasim çdo mëngjes kur zgjohemi nga gjumi.Përse duhet të ken njerëzit një zemër kaq të egër me njëri-tjetrin kur të gjithë e dinë se e vërteta është që janë të mirë, të butë,me ndjenja.Pse mos të ndihmojmë dikë që ka nevoj për disa fjalë të cilat do e rikthenin në qetësi për shpirtin. Unë nuk kam nevoj për shumë para që të ndihem i lumtur.Kam nevojë për aq para sa mund të përballoj jetesën.Do të më mjaftonte kjo gjë.Por mbi të gjithash unë kam nevoj për ngushëllim siç e duan këtë të gjithë njerëzit.Thellë diku atje në thellëzin e zemrës tonë unë jam shumë i sigurtë që ne nuk duam të lëndojmë askënd dhe nuk duam të gjykojmë askënd,por bëhemi të pa ndërgjegjshëm.Unë e di thellë thellë që njerëzit janë të mirë bujar dhe të dashur,por kanë frikë ta shprehin sepse nuk do i duket gjë e mirë për shkak se mendojnë që tregojnë dobësi.Më besoni : Dashuria për të gjithë ne nuk është një dobësi.Duke u nisur nga vetja ime unë mendoj që dobësi nuk është të duash.Dobësi është që të bëhesh dikush që nuk je.Përqafimi,jep dashuri,përqafimi nuk të bën ajo që nuk je por të bën ajo që me të vërtet ti je.Është diçka që nuk mund ta blesh dhe ta kërkosh për është diçka që të dhurohet si një nënë që i dhuron djalit të saj një lodër e ai ndihet i lumtur.Bëjini njerëzit të ndihen të lumtur,bëheni veten tuaj të ndiheni të lumtur.Jepuni njerëzve disa fjalë të cilat e ngushëllojnë që e bëjnë të ndihet i fuqishëm nga ana emocionale,mos e bëni kurrë dikë të qaj.Sepse nesër do të jesh dhe ti/ajo që do të qash.Uroj që të paktën ata që e lexuan këtë status ta kuptojnë se çfarë dua të them dhe çfarë dua të shprehë. Lorenci.
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 17:29:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015