Unë vij për ju për t’ju sjellë tek Ati Im. Unë vij për të - TopicsExpress



          

Unë vij për ju për t’ju sjellë tek Ati Im. Unë vij për të kryer Vullnetin e Tij Hyjnor dhe për të përmbushur Premtimin E Martë, 17 Shtator 2013, ora 22:45 Bija Ime e dashur, kur ti e ke të vështirë këtë Punë dhe heziton t’i japësh botës lajme të këqija, ti duhet ta kuptosh se je vetëm një lajmëtare. Ti je një instrument i Zotit të Shenjtë, Më Të Lartit dhe është detyra jote t’i përgjigjesh Thirrjes së Tij. Bindja jote është e rëndësishme dhe ti kurrë nuk duhet t’i trëmbesh pasojave, që mund të bien mbi ty si një profete e Zotit. Të gjitha ngjarjet e parashikuara janë formular që në fillim dhe përbëjnë pjesë të Planit të Zotit që të përmbushin Premtimin për të mbledhur fëmijët e Tij, më në fund, që ata të jetojnë në harmoni në Vullnetin e Tij Hyjnor. Beteja finale mes hierarkisë së Atit Tim dhe të ligut do të thotë se shumë njerëz, që e lënë veten të ekspozuar, do të infektohen nga mëkati dhe do të kthehen kundër vëllezërve të tyre që qëndrojnë besnikë ndaj Zotit. Kur beteja të jetë duke u zhvilluar shumë ligësi mizore do të kryhen, nga armiqtë e Zotit, kundër fëmijve të Tij të dashur. Por ashtu si ju kam thënë më parë, ata mund të shkojnë deri diku me këto, sepse nuk e kanë fuqinë ta shkatërrojnë njerëzimin, edhe pse ata besojnë se e kanë. Qëndroni të qetë, të gjithë ju, sepse Ati Im do të ndërhyj ndaj veprave të liga të atyre që duan të kontrollojnë gjithë kombet dhe Ai do t’i godasi ata për vdekje – ata që guxojnë të lëndojnë fëmijët e Tij. Shumë shpirtra të gjorë do të vuajnë gjatë persekutimeve të tilla, por Ati Im është përherë i mëshirshëm. Fuqia e Tij nuk mund të preket. Dora e Tij është e Gjithpushtetshme. Ai mundet që në çdo kohë t’i flaki tutje armiqtë e Tij. Por profecitë e treguara më parë, dhe që duhet të ndodhin para Ardhjes Sime të Dytë, janë një realitet. Ato do të shpalosen në një mënyrë, që mund të mos jetë e dukshme për të gjithë ju, por dijeni këtë. Lutja është arma juaj. Lutja do t’ju pajisi me mburojën që ju duhet për të mundur të ligun. Lutja do ta dobësoj efektin e luftës, vuajtjes dhe çdo lloj persekutimi të shkaktuar mbi rracën njerëzore nga armiqtë e Zotit. Lutja do t’ju mbroj ju dhe të gjithë ata për të cilët ju luteni. Lutjet tuaja do ta shkatërrojnë të ligun dhe kur të vij Dita e Madhe ju do të derdhni lotë gëzimi kur të dëshmoni Brezin e Ri, ata biljona njerëz që kanë shpëtuar për arsye të përgjigjes suaj ndaj Thirrjes Sime. Ndërsa Mesazhet e Mia sjellin një kombinim trishtimi, frike, dëshpërimi – ato sjellin gjithashtu shpresë sepse ato krijojnë shumë konvertim. Plani i Atit Tim është i panjohur për shumë nga ju. Ajo që ju duhet të kuptoni është kjo. Plani i Tij do t’i shkatërroj gjithë armiqtë e Tij. Duke i lejuar këto mundime të ndodhin, Ai do ta çliroj rracën njerëzore, përfundimisht, nga prangat e saj të mëkatit. Kini durim. Qëndroni të qetë. Sepse së shpejti gëzimi, dashuria dhe paqja do të jenë më në fund tuajat përjetësisht. Unë vij vetëm se ne jemi si një – një familje e shenjtë në Mbretërinë e Zotit. Unë vij për t’ju sjellë tek Ati Im. Unë vij për të kryer Vullnetin e Tij të Shenjtë dhe për të përmbushur Premtimin. Unë vij për t’ju sjellë të Vërtetën. Shpëtimtari juaj i dashur Jezu Krishti
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 21:07:47 +0000

Trending Topics



-left:0px; min-height:30px;"> Hey guys, Need a ride to the event? Here’s a $25 credit for
This version of Suavecito has been my morning noon and afternoon
Monday – May 19th – 5:30 AM – 1:00 PM Michael Dettrey Mt.

Recently Viewed Topics




© 2015