Ushqim artificial për të përballuar nevojat në rritje - TopicsExpress



          

Ushqim artificial për të përballuar nevojat në rritje Hamburgeri i parë i rritur në një laborator u përgatit dhe u hëngër gjatë një konference për shtyp në Londër, këtë të hënë. Shkencëtarët morën qelizat e lopës dhe në një institut shkencor në Holandë, i rritën në mënyrë artificiale dhe i kombinuan në mënyrë që të përmbanin pjesë muskuli dhe mishi. Sipas kërkuesve, ky mund të jetë hapi i parë, drejt ndryshimit të mënyrës së prodhimit, në mënyrë që të përballohet kërkesa gjithmonë e më në rritje për ushqim në mbarë planetin. Dy personat që e konsumuan, të dy ekspertë ushqimi, theksuan se shija ishte e njëjta dhe se nuk kishte asnjë ndryshim nga mishi i zakonshëm. Nga ana e tyre, kritikët e konsideruan këtë mënyrë ushqimi si të “potencialisht të rrezikshme” dhe “jonatyrale”, ndërsa theksuan se mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet ushqimore në botë është duke reduktuar sasinë e mishit të konsumuar.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 20:19:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015