Ushqimi që ul kolesterolin! Kolesteroli është një yndyrë e - TopicsExpress



          

Ushqimi që ul kolesterolin! Kolesteroli është një yndyrë e pranishme në trupin e njeriut. Bëhet fjalë për një substancë shumë të rëndësishme për organizmin tonë dhe në fakt është një pjesë shumë e domosdoshme për ndërtimin e membranës qelizore, të disa hormoneve e strukturave nervore. Në shumë studime shkencore është thënë se sasia totale e kolesterolit në gjak duhet të qëndrojë në 200 mg/ml dhe kolesteroli LDL (i quajtur dhe kolesteroli i keq) nuk duhet ti kalojë 130-160 mg/ml. Në rastet kur kalohen këto kufij bëhet fjalë për hiperkolesterol dhe është e nevojshme të merren masa për të për të sjellë nivelin e kolesterolit në vlerat e duhura.Dieta nordike, e cila karakterizohet nga ushqimi i gatuar në shtëpi dhe po thuajse aspak nga ushqimi i shpejtë, është një hap që duhet të ndërmerret nëse vërejmë se kemi ngritje të kolesterolit. Kjo lloj diete është e pasur me fruta kokrrizore (fruta mali), perime (bishtaja, lakra), si edhe me konsumimin e frutave arrore dhe mishit të peshkut, e cila ndihmon në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut Ajo po ashtu inkorporon edhe vajin e kolzës, drithërat e plota (rafinuara) dhe produkte qumështi me shkallë të ulët yndyre. Gjatë një studimi të realizuar së fundmi, grupi i parë ka ngrënë ushqim nordik, ndërsa tjetri ka përdor ushqim të zakonshëm, përfshirë gjalpin, më pak fruta malore dhe pa kufizim për mishin e kuq ose bukën e bardhë.Rezultatet kanë treguar se ushqimi nordik ka ulur nivelin e përgjithshëm të kolesterolit, dhe ka rritur nivelin e kolesterolit të mirë, duke ulur kështu rrezikun për shfaqje të sëmundjeve kardiovaskulare. Po ashtu është vërejtur edhe një lidhje në mes të ushqimit nordik dhe uljes së rrezikut për inflamacion. cl 77news.al
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 19:45:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015