VAPA, 20 MËNYRA TË PROVUARA QË JU FRESKOJNË 1. MOS U - TopicsExpress



          

VAPA, 20 MËNYRA TË PROVUARA QË JU FRESKOJNË 1. MOS U ZHVISHNI Instikti ju thotë të dilni lakuriq kur zhiva në termometër ngrihet – por në fakt është më mirë të qëndroni të veshur. Përdorni rroba të lirshme me fibra natyrale –si pambuku, lini apo rrobat e modës së vjetër. Ato largojnë lagështirën nga trupi, ndihmojnë që djersa të avullojë më shpejt dhe na bëjnë të ndihemi më të freskët. 2. ULUNI NË DYSHEME Ajri i ngrohtë ngjitet lartë kështu që nëse dëshironi të qëndroni freskët uluni në dysheme. Uleni dyshekun në tokë për të fjetur më mirë – dhe nëse vërtet nuk po qetësoheni mjaftueshëm atëherë meRrni një dru bambuje afër. Ato lejojnë qarkullimin e ajrit dhe janë shumë të freskëta po ti prekni. Mbulesat apo mobiljet me dru bambuje janë shumë të freskëta gjatë kësaj vape. 3.“NGRINI” PANTALLONAT Ky mashtirm i vogël është përdorur kohë më parë – “tharja e pantallonave” në frigorifer. Seriozisht – provoni të paketoni pizhamat tuaja apo pelenat e bebit në qese plastike dhe vendosini ato në frigorifer për pak minuta përpara se ti vishni. Mos i lejoni të ngurtësohen – do të jetë e vështirë ti vishni. 4. LAGNI KRAHËT Kushëriri ynë Antipodeane e ka ditur këtë shumë vite më parë, ashtu sikurse kangurët qëndrojnë freskët, duke lëpirë krahët e tyre. Nëse ju lagni lëkurën tuaj ajo do të ftohet me anë të procesit të avullimit. Duke u lagur me ujë të ftohtë apo duke mbajtur kuba akulli në pulset tuaja ndjeheni aq të lirshëm dhe do të funksionojë aq mirë sa ju do të dukeni edhe paksa qesharakë. 5. MERRNI FRYMË THELLË Duke marrë frymë ngadalë dhe thellësisht do tju ndihmojë të ulni presionin dhe kështu ulet nxehtësia e trupit tuaj. Ka një teknikë Yoga për frymëmarrjen, ku ju rrumbullakosni gjuhën dhe nxiRrni frymën me hundë. Nëse nuk e rrotulloni dot gjuhën (kjo është një nga ato gjërat gjenetike) atëherë mbyllni buzët nga brenda. Një tjetër truk: mbani në gojë një kub akulli dhe merrni frymë përmes tij. Kjo detyron ajrin e freskët që të freskojë fytyrën tuaj. 6. MBAJENI KOKËN E FRESKËT Nëse koka juaj është e freskët gjithë trupi juaj do të jetë i freskët. Vishni gjithmonë një kapele kur dilni jashtë në diell dhe vishni tutat që futët në frigorifer gjatë natës. Gjatë natës përdorni çarçfë dhe jastëkë pambuku– ato sintetike mbajnë dhe çlirojnë nxehtësi – dhe për ata që vuajnë nga migrena provojeni një herë xhelin e mentolit (mund ta gjeni atë në farmaci.) 7. USHQIMI DHE PIJET E DUHURA Ha shpesh dhe nga pak. Sa më i rëndë ushqimi, aq më shumë nxehtësi metabolike krijon trupi juaj për të tretur ushqimin. Evitoni ushqimet me përmbajtje të lartë proteinike, ato rrisin nxehtësinë metabolike. Dhe pini shumë ujë. Evitoni alkoolin pasi ai dehidraton trupin tuaj dhe dielli ndriçon me kafeinë siç janë kafet dhe cola. Provoni të pini një çaj të ngrohtë bimor nga gjethe të lule radhiqes, kamomilit apo krizantemës. 8. ERËZAT DHE NDJENJA E FRESKISË Një vindaloo (një lloj erëze indiane) do të ishte gjeja e fundit që do t’ju shkonte nëpër mend gjatë një dite të nxehtë por gjërat pikante (si speci djegës) ndihmojnë që trupi të freskohet deri sa ju bën të djersitni. Nuk është koiçidencë, disa nga vendet më të nxehta në botë kanë specialitete pikante. Shkencëtarët pohojnë se është efekti i Kapsaicinës (komponenti kryesor i erëzave pikante), i gjetur kryesisht tek specat djegës. 9. SI TA FRESKONI AJRIN Nëse keni një freskuese elektrike, ju mund ta bëni ajrin të kondicionuar, duke vendosur përpara saj shishe plastike të mbushura me akull. Akulli shkrin përqark ajrit dhe frekuesja e shpërndan atë. Ajo punon edhe kur ju jeni duke pirë çaj. 10. LYENI ÇATINË Ok, kjo është paksa ekstreme….por një ngjyrë e lehtë e reflekton diellin dhe ju ndihmon të ruani freskinë brenda shtëpisë tuaj. 11. MOS I BËJ FRESK VETES Të paktën jo me duar. Kjo gjë do të krijojë pak ajër dhe do t’ju duket sikur po freskoheni, por rrotullimi dhe lëvizja e duarve ju bën të harxhoni shumë energji dhe kështu temperatura e trupit tuaj ngrihet shpejt. Nëse doni ti bëni fresk vetes përdorni një copë letër ose një objekt fleksibël larg fytyrës tuaj në mënyrë që të krijoni ajër të freskët pa harxhuar shumë energji. 12. KREMËRAT DHE MEDIKAMENTET Disa bimë janë përdorur shpesh për aftësinë e tyre frekuese. sipas traditës herbalistike, bimët që ju ndihmojnë të luftoni të nxehtin janë menteja apo aloe vera. Bëni një ibrik me çaj mente dhe ftojeni atë, futeni në një shishe sprucuese dhe mbajeni në frigorifer; pastaj sprucojeni nga pak në lëkurë. (Ruani në frigorifer edhe kremin tuaj të diellit apo të fytyrës). 13.VISHNI NGJYRA TË ÇELËTA Ngjyrat e errëta absorbojnë më shumë diell se ngjyrat e lehta, ndaj qëndroni larg ngjyrës së zezë…. Nuk ka rëndësi se sa “cool” është apo se sa në modë; do t’ju bëjë të ndjeni shumë vapë. E bardha, bezha dhe ngjyrat e lehta janë veshjet më të mira për të qëndruar freskët. 14. FIKNI PAJISJET Shumica e pajisjeve elektrike çlirojnë shumë nxehtësi, edhe nga ato dritat e vogla, edhe kompjuteri apo TV juaj. Një dritë e vetme duket sikur nuk ndikon shumë te vapa, por të gjitha së bashku ju bëjnë ta ndjeni diferencën. 15. KRIJONI NJË TUNEL ERE Qarkullimi i ajrit në shtëpinë tuaj është po aq i rëndësishëm sa edhe ajri i freskët. Gajtë ditës mbajini mbulesat e palosura dhe dritaren e mbyllur, por në mbrëmje nxireni diellin jashtë. Gjatë natës hapini dyert dhe dritaret që të qarkullojë ajri dhe vendoseni freskuesen tuaj në mënyrë të tillë që të krijojë një fllad ajri. 16. FRESKIA NË SHTRAT Të fusësh tutat e tua në frigorifer çdo natë është budallallëk, ndaj provoni të shplani duart dhe shpinën tuaj me ujë ambjenti ku keni shtuar më parë akull. Provoni të strukeni pranë ndonjë frigoriferi për piknik dhe do të jeni vërtet të freskët. 17. ZHYTYNI NË RROBAT TUAJA T-shërtet e lagura mund të mos jenë stili juaj, por do të ndjeheni rehat me një trup të freskët. Lagni një pale çorape apo tuta dhe do të ndjeheni të freskët deri sa uji të avullojë. 18. KAPNI MOMENTIN TUAJ Ngadalë dhe mos u angazhoni në aktivitete të cilat rrisin temperaturën e trupit tuaj. Nëse do të shkoni për vrap, bëjeni atë që në mëngjes herët, më mirë përpara orës 07.00. 19. ANASHKALONI DUSHET E FTOHTA. Bëni dush me ujë në temperaturën e trupit, dhe më mirë do të ishte pak përpara se të shkoni në shtrat. Edhe pse një dush i ftohtë tingëllon më tundues, trupi juaj do të çlirojë nxehtësi për të kompensuar temperaturën më pas. 20. MENDO PËR KRISHTLINDJET Ulu, mbylli sytë dhe përfytyro dëborën. Kërkimet e fundit kanë zbuluar se trupi reagon ndaj ëndrrave të ditës, duke reduktuar kështu temperaturën e përgjithshme të trupit.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 20:30:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015