VDEKJA E SHQIPTAREVE, TENTOHET NGA FRANCA GJITHMONE: Ka tepri ne - TopicsExpress



          

VDEKJA E SHQIPTAREVE, TENTOHET NGA FRANCA GJITHMONE: Ka tepri ne tezen e Kadarese, dhene nje gazete prestigjoze franceze, se per kthimin ne Islam te Shqiptareve, u ushtrua dhune ndaj tyre. Nuk e kuptoj kambnguljen e habiteshme te tij ne kete drejtim, edhe pse shihet nje tentim berje qefi europes, apo disi diplomaci e tij ne te mire te vendit, prape eshte tepri, ndofta dhe per numurin e paperfillshem qe perfaqesojne musulmanet shqiptare ne kontinent, kur nja 6 a 7 jane vec ne Gjermani mos gaboj. Ka pase raste per ndonje vendngulim te vecuar, nga pashallaret vendas, ndofta ai shembull per ate vendngulim, ka sherby per tjeret dhe se kane prite mu be shembull dhe ata, kjo qendron, por duhet thane, per ata qe se dijne, se kjo trysni mbi shqiptaret ka nise se pari para perplasjeve te medha frontale te Perandorise Osmane me ate Austrohungareze. Asi kohe pati egersi te papare per kthimin e tyre nga katolike, ne orthodokse, per pjesen ku sundonin serbe, te cilit me luften ndaj Austrohungareve kane qene aleatet kryesore te Turqve, dhe ne pjesen ku sundonin vete turqit, te ktheheshin ne Islam, po keshtu edhe ne pjeset e Maqedonise se sotme, vetem para fillimit te perplasjes se Turqise me Perandorine Austro Hungare, dhe ate Ruse me pas. Ne kohen e perplasjes me Rusine, duke qene teritore jashte kontrollit te patriarkanes se Stambollit, (aleatja me besnike e osmaneve per disa shekuj me radhe, madje edhe ne kohen e pavaresise se Greqise, jmu kundervu asaj), rasti i Voskopojes qe u lidh drejtazi me Caret e Rusise, e beri Porten e Lart, qe ne kete rast edhe besimtaret orthodokse por rebele ndaj patrikanes shqiptaret, qe kishin nje gjuhe jo greke, ti kthente ne Islam. Duhet theksuar se kthimi ne Islam masivisht ne shqiperine e Jugut ka nise rreth vjeteve 1750 - 1800, duke vazhdu me ritme shume te ngadalta me pas deri nga mesi shekullit te 19, sa pothuaj ndale fare, me raste krejt sporadike, pra asht shume i vone, gati dje, sepse mbahen mend nga banoret sot, mbiemrat e krishtere te brezit te 8 ose te 9, per cdo fis. Ndersa si fillim i Islamit te ne, asht shume ma i hershem. Islami ne trojet tona, ka ardhe prej detit ne portet Shqiptare te mesjetes, e madje ne Vlore, konfigurohet xhamia e pare ne vjetet 800 - ta, nderkohe dhe raste te perqafimit nga ky besim ka pase shkalle shkalle, si regull nga nenpunes te pushtetit e me shekuj ngadale u perhap ne popullsi, por kthimet masive jane ne te dy periudhat qe permenda, ne veri nga Katolike ne Orthodokse dhe ne musulmane, ne kohen e perplasjes me Austrohungaret, dhe ne juge nga orthodokse ne musulmane, ne kohen e perplasjes me Rusine. Pa asnje aneshmeri, keto dy raste vendimtare, kane qene te menduara nga Porta e Larte si reziqe ne keto konflikte, prandaj ka operuar ne kete menyre, pa dashte ta justifikoj, fakti i bashkejeteses mes besimeve ne qytetet tona ashte shume shekullor dhe shembulli se askush ata te krishtere, nuk i ka detyru te ndrrojne besimin, ndonje dikushi nga moria e pafund e kajmekameve apo ufiqareve shtetare osmane ketu!
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 22:27:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015