VIPA ÇIPS - Pestova nuk e lë të shuhet hendbollin vushtrrias - TopicsExpress



          

VIPA ÇIPS - Pestova nuk e lë të shuhet hendbollin vushtrrias . Të mbetur pa kurrfarë mbështetje financiare, Klubi i hendbollit Kosova e Vushtrrisë në konkurrencën e meshkujve, që është traditë në qytetin e Vushtrrisë ka rrezikuar të shuhet. Për më keq, duke mos gjetur ndonjë zgjedhje, kryesia e këtij klubi ishin të detyruar të mendojnë edhe me të keqen, atë të shuarjes së klubit. Mirëpo në këtë kohë kur po mungon shumë përkrahja institucionale, fatbardhësisht në Kosovë vazhdon të ketë ende njerëz që e duan sportin dhe janë të gatshëm të japin për të. Bedri Kasumi, pronari i kompanisë, VIPA Pestova, ka shprehur gatishmërinë ta ndihmoj këtë klub. Kasumi ka thënë se do jap maksimumin qe ta përkrah sportin pasi është pasqyra e qytetit dhe e shtetit. “Do të mundohem që të jap maksimumin që ti ndihmoj sportit vushtrrias e ne veçanti klubit hendbollit”, ka thënë Kasumi duke shprehur dëshirën që klubi të arrij të garoj edhe në garat ndërkombëtare. Kjo është mirëpritur shume mire nga ana e klubit i cili po thuajse ishte para shuarjes totale “Kjo ndihme nga ana e kompanisë është mire pritur edhe nga te gjithë vushtrriasit dhe është shumë e rëndësishme për të ardhmen e klubit, thuhet në komunikatën e kryesisë së KH Kosova Vushtrrisë. Sezonin e kaluar Kosova u rendit e treta pas Prishtinës dhe Bese ndërsa humbi në finale të kupës përball Prishtinës në ndeshjen e zhvilluar në Vushtrri.
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 19:29:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015