VIRTYTET E EHL-I BEJTIT Si në traditën sunnite, ashtu edhe në - TopicsExpress



          

VIRTYTET E EHL-I BEJTIT Si në traditën sunnite, ashtu edhe në atë shi’ite, një ngjarje e rëndësishme simbolizon statusin Ehl-i Bejtit dhe përmasën shpirtërore e humane të marrëdhënies së tyre me Profetin. Kjo është ngjarja e kisa’-së (mantelit, pelerinës) që Pejgamberi hodhi mbi veten, të bijën Fatime, ′Aliun dhe bijtë e tyre Hasanin e Huseinin. Ky hadith na ka mbërritur në shumë versione, ku secili thekson një aspekt të caktuar të familjes së Profetit dhe dashurisë së tij për ta. Ahmed ibn Hanbeli përcjell me autorietin e Umm Selemes, nënës së besimtarëve, se një ditë Pejgamberi i tha Fatimes: ′Sillmi bijtë dhe burrin tënd!′ Kur ata u mblodhën të gjithë, ai ua hodhi mantelin përsipër dhe, duke shtrirë dorën mbi ta, tha: ′O Zot, këta janë Ehl ul-Bejti i Muhammedit! Ndaj dërgoja bekimet e Tuaja Muhammedit dhe familjes së Muhammedit; vërtet, Ti je i Denjë për çdo lavdërim e madhërim!′ Umm Seleme vazhdon: ′Atëherë unë ngrita mantelin për t’iu bashkuar atyre, por ai ma tërhoqi prej dore, duke thënë "Edhe ti do kesh përfundim të mirë".[4] Pika që ky version i hadithit të kisa’së kërkon të vërë në pah është se Ehl-i Bejti përbëhet vetëm nga pesë persona: Muhammedi, ′Aliu, Fatimja dhe bijtë e tyre Hasani e Huseini. Ummi Selemes, njërës prej më të nderuarave gra të Profetit iu mohua kjo pozitë e veçantë. Do të flasim edhe më tej për këtë çështje, sepse ajo theksohet në thuajse çdo version të këtij hadithi. Në një tjetër version tepër interesant të hadithit të kisa’së, të transmetuar me autoritetin e ′Abdullah ibn Xha’fer ibn Ebi Talibit, lexojmë:
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 15:37:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015