VLERA E ARIT DO TË BJERË, PASON RËNIEN E KONSUMIT INDIAN - TopicsExpress



          

VLERA E ARIT DO TË BJERË, PASON RËNIEN E KONSUMIT INDIAN importi i arit nga india, konsumatori më i madh në botë i metalit të verdhë të bizhuve, ka shumë gjasa që të rrëzohet në gjysmën e dytë të këtij viti. Blomberg thotë se rënia e importit do të ndikohet nga vendimi i qeverisë për ta ulur sepse duhet të vendosë nën kontroll deficitin rekord në llogarinë korente si dhe të ndikojë në ndaljen e zhvlerësimit te monedhës vendase. sipas vlerësimeve të bloomberg im[porti indian mund të bjerë me 22% në 372.5 ton për 6 muajt në vijim deri në fund të dhjetorit, ndërkohë që në vitin e kaluar u regjistrua import në 478 ton. ky ëhstë mesatarja e parashikimit të bërë nga 10 institucionet kryesore që përfshijnë importues, shitës të bizhuve, analsitë të tregut dhe grupe të tregtisë. por paralelisht për të gjithë vitin parashikohet që india të konsumojë më shumë se vitin e kaluar në totalin e 902 ton kundrejt 860 ton që konsujmoi në vitin 2012. kjo shifër bazohet në përllogaritjet e Bloomberg bazuar në të dhënat e World Gold Council si dhe federatës indiane të tregtisë "All India Gem & Jewellery" rënia e konsumity fizik të arit në indi mund të përforcojë largimin e investitorëve nga pozicionimet në ar. largimi nga këto pozicione ka nisur prej kohësh pas shenjave për përmirësim të sxituatës ekonomike në shtetet e bashkuar, që nënkupton rënie të rrezikut për investitorët dhe rritje të interesit të tyre për tu larguar nga parajsat e sigurisë ku përfshihet ari në muajin prill qyte4tarët në indi kinë dhe turqi, vendet me konsum të lartë të arit u dyndën në dyqanet e bizhuve për të blerë monedha dhe shufra ari si pasojë e rënmies më të madhe dy ditore të vlerës së arit në 30 vitet e fundit sipas Goldman Sachs vlera e arit do të bjerë në $1,050 në fund të 2014, ndërsa Credit Suisse parashikon që në mesin e vitit tjetër ari të bjerë në $1,150. dyfishimi i taksës india ka dyfishuar taksën e importit të arit në 8% në këtë vit dhe ka ulur financimin për të reduktuar blerjen në formë që të ulë deficitin. madje ministri i financave ju lut qytetarëve që të ulin konsumin e arit. ai premtoi njëkohësisht se nuk do të bllokojë importin e këtij metali monedha indiane në 8 korrik preku pikën më të ulër historike kundrejt dollarit dhe banka qëndrore rriti dy norma intreresi për të parandaluar spekulimet dhe për të mbrojtur monedhën vendase ndërkohë federata vendase e bizhuve që përfaqëson rreth 300 mijë aktorët e këtij tregu në vend kërkoi që të ndalej shitja me pakice dhe shumicë e arit deri në stabilizim të deficitit. sipas federatës kjo lëvizje mund të ulë kërkesën me 20%. sipas këshillit botëror të arit, india pothuajse importon të gjithë arin që konsumon dhe për vitin e kaluar përfaqësoi 20% të konsumit global risku i deficitit deficiti në llogarinë korente të indisë u rrit në $87.8 miliardë ose sa 4.8% e ekonomisë. shifra paraqet situatën deri në 31 mars që mbaron viti fiskal. një vit fiskal më parë shifra ishte në $78.2 miliardë. deficiti ëhstë risku më i madh për ekonominë $1.9 trilion. sipas deklaratës së 29 majit të këshillit botëror, importi i arit në këtë gjysmë të dytë të vitit do të jetë 300 deri në 400 ton. shifra ëhstë sa gjysma e vitit të kaluar. në qershor sipas shifrave zyrtare importi indian i arit ra në $2.45 miliardë kundrejt $8.39 miliardë një muaj më parë ari ra në pikën më të ulët 34 mujore në $1,180.50 datë 28 qershor pas sinjalit se rezerva federale mund të tërhiqet nga stimuli i ekonomisë. por cmimi u rrit përsëri me deklaratën e bernanke se shtetet e bashkuara kanë ende nevojë ëpr stimul
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 06:11:04 +0000

Trending Topics



Honey
THE NO. 1 BEST SELLING IN THE MARKET AND MOST EFFECTIVE
Im looking for an open minded individuals at willing to learn.

Recently Viewed Topics




© 2015