VOTA E REBELIMIT POPULLOR… (Pjesa e parë) “Dita” ka qenë - TopicsExpress



          

VOTA E REBELIMIT POPULLOR… (Pjesa e parë) “Dita” ka qenë një tribunë, që nga dita e krijimit, me gjithë shokët edhe unë, luftë çdo ditë i shpallëm krimit! Veç ” Dita” parashikoi, uraganin popullor, them se populli votoi, kundër Krimit Shtetëror! Ne i thamë pa pushuar, zgjohu more popull zgjohu, kundër bishës së mallkuar, Rebelohu-Rebelohu! Votës që solli ndryshim, po i bëhet sot leximi, unë s’kam asnjë dyshim, është Votë Rebelimi! Mashtrimin qeveritar, fort e kemi denoncuar, them se populli shqiptar, kundër tija ka votuar! Na kish mbytur nepotizmi, neveri e krahinizmit, them se ka qënë e fuqishme, vota kundër Nepotizmit! Të papunët janë armata, më e madhe e Shqipërisë, them se është votuar fort, dhe kundër Papunësisë! Na ka mbytur korrupsioni, sa s’do mundnit ta besonit, them ka qenë më kryesorja, vota kundër Korrupsionit! Kemi thënë se nepotizmi, theu krahët e balancës, them se populli votoi, edhe kundër Injorancës! Sollën plehrat e pushtetit, gjithë plehrat që ka Bota, kundër plehut qeverisës, them se janë me mijëra vota! Thamë është koha e të liqve, po Atdheu i shqiptarëve, them se populli votoi, me shumicë kundër Kusarëve! Drejtësi e deformuar, Shqipërisë faqen ja nxiu, për drejtësi ka votuar, njëlloj Jugu dhe Veriu! Më shumë të vrarë se në luftë, ka për hir të së vërtetës, them se populli votoi, dhe për sigurinë e jetës! U shtuan analfabetët, si në kohën e zogizmit, ndaj kudo është votuar, kundër analfabetizmit! Them në kohën e zogizmit, në kohën e mender mbretit, them se ka me mijëra vota, dhe kundër Mumjes së Mbretit! Është ndëshkuar pa dyshim, edhe tradhti e shtetit, them se populli votoi, dhe për Kufirin e Detit! (Pjesa e dytë vijon nesër…) nga Arben Duka
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 19:09:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015