Vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit DËRGO - TopicsExpress



          

Vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit DËRGO ARTIKUJ Kanceri i gjirit, pse shkaktohet Ende nuk njihet shkaku themelor i formimit të kancerit malinj. Ka nga ata që mendojnë se ai vjen si rrjedhojë e disa kushteve të trashëguara të sëmundjes ose nga disa kushte të jashtme, si virus ose e përdorimit të gjatë të duhanit. Në të vërtetë, kanceri malinj nuk është i trashëgueshëm. Fakti që të afërmit tanë mund të kenë vuajtur, nuk do të thotë se ne jemi të destinuar që të kalojmë të njëjtën sëmundje; as edhe ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj “helmit” të duhanit mund të dënojë me këtë sëmundje. Sidoqoftë, asnjë substancë kancerogjene e veçuar nuk mund të jetë shkaku direkt i kancerit; mundësisht, provokon forma malinje vetëm nëse shkakton ndryshime kimike në brendësi të analizave të trupit, por disa herë as ky nuk është shkaku i formimit të kancereve. Deri më sot, shkencëtarët kanë identifikuar rreth 24 substanca kimike, që në kushte të veçanta, mund të provokojnë kancerin në trupin e njeriut. Kjo listë shtohet gjithnjë me vazhdimin e kërkimeve që bëhen dhe ajo përmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmeve të ndryshme bujqësore dhe disa prej materialeve të ndërtimit. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe rrezet diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike. I njëjti opinion është edhe për viruset, edhe pse shumë kërkues, tani për tani, refuzojnë të pranojnë se ato janë një ndër shkaqet e formimit të kancerit tek njeriu. Vaji i ullirit Dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit, kjo për shkak të acidit oleik që gjendet në vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit, treguan se ky acid e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret. Kështu gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri. Ndërkaq shkencëtarët thonë se kanë zhvilluar një ilaç të ri të efektshëm për trajtimin e kancerit të gjirit. Por ata thonë se ilaçi i ri, i cili quhet Arimidex, është më i efektshëm nëse kanceri i gjirit shfaqet në periudhën pas menopauzës dhe si i tillë nuk mund të zëvendësojë ilaçin e deritanishëm, Tamoxifen, ilaç që jepet për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Gjatë 30 vjetëve të fundit, Tamaxifeni ka qenë mjekimi standard për gratë në periudhën e pas menopauzës. Arimidexi zakonisht njihet si anast! rozole, një nga ilaçet e reja që parandalon prodhimin e estrogjenit. Estrogjeni nxit zhvillimin e rreth tre të katërtave të tumoreve që ndodhin në periudhën pas menopauzës tek gratë. Po ashtu studimet e fundit tregojnë se ushtrimet fizike mund të pakësojnë rrezikun e kancerit të gjirit. Por studiuesit kërkojnë të dinë në se ushtrime të tilla mund të ndihmojnë edhe ato gra që janë të prekura tashmë me kancerin e gjirit. Dhe pikërisht për këtë arsye u bë një studim, dhe autorët zbuluan se ushtrimet fizike mund të ndihmojë, dhe se rezultatet pozitive u vunë re që në fazën e parë të fillimit të veprimtarive apo ushtrime fizike. Ecja Gratë me kancer në gji që ecin 3 deri në 5 orë në javë kanë 50 për qind më pak të ngjarë të vdesin nga kanceri i gjirit krahasuar me gratë jo aktive që kanë kancer në gji. Një studim me 3 mijë paciente me kancer në gji, i çoi mjekët në përfundimin se lëvizjet fizike të çfarëdo mase ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Por kjo nuk do të thotë se pacientet me kancer në gji duhet të vrapojnë në maratona për të marrë frytet e punës. Keshillat 1-Pini çdo ditë nga një lugë vaj ulliri 2-Të gjitha gjellët dhe sallatat bëjini me vaj ulliri 3-Ecni çdo ditë nga 30 minuta 4-Bëni ushtime fizike deri në 5 orë në javë 5-Shkoni tek mjeku një herë në tre muaj (edhe pse nuk jeni prekur nga sëmundja) 6-Tamafixen, është medikamenti që duhet të përdorni në rast se prekeni nga kanceri malinj 7-Kimioterapia dhe fizioterapia, janë dy mënyra më të mira për të kuruar sëmundjen Kanceri 5 ore ne jave ushtrime fizike, largojnë kancerin Mjekët panë se gratë që bëjnë aktivitete fizike 3 deri në 5 orë në javë përfitojnë më shumë. Kjo pasi stërvitja ndihmon në uljen e prodhimit të hormoneve në trup. Hormonet e larta mund të bëjnë rritjen e qelizave kanceroze të gjirit. Hormonet, shkaku i zhvillimit te kancerit Në disa prej formave malinje, sidomos ata që prekin gjirin, hormonet mund të jenë ndër faktorët e rastësishëm. Tipa të tjerë të kancerit, duke përfshirë këtu ato të gojës (dhe të buzës) ndodh që të zhvillohen pas një periudhe të gjatë irritimi kronik që shkaktohet nga proteza jo të përshtatshme (ose nga vesi për të mbajtur cigaren e ndezur midis buzëve dhe jo midis gishtërinjve). Kimioterapia, per kurimin e kancerit Mënyrat më të përdorshme për kurimin e kancerit janë kirurgjia, rrezatimi dhe kimioterapia. Kohët e fundit është bërë një hap përpara në kirurgji falë rrezeve lazer, që duke mundur të përdoren direkt në mënyrë shumë të saktë, parandalojnë infektimin e qelizave të shëndosha
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 16:45:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015