Vaksina kundër kancerit në veshka i kalon testet me sukses1 - TopicsExpress



          

Vaksina kundër kancerit në veshka i kalon testet me sukses1 Koment Postuar më 03 Gus 2012 në ora 5:33pm Hulumtuesit nga Universiteti në Tubingen i kanë publikuar rezultatet e hulumtimit në të cilin është studiuar efikasiteti i vaksinës IMA901 kundër kancerit të veshkave. IMA901 përdoret te pacientët që vuajnë nga kanceri i veshkave. Përbëhet nga peptidet sintetike të ndërlidhura për tumorin (TUMAP), që i aktivizojnë qelizat – T trupore, të cilat e sulmojnë tumorin. Për dallim nga kimioterapia, ky proces e lëviz sistemin imun të trupit dhe mobilizohet për sulm në kancer. Hulumtimet kanë treguar se imunizimi aktiv kundër kancerit mund të jetë i suksesshëm dhe më shumë se çdo kimioterapi tjetër mundet t’ia zgjasë jetën pacientit. “Ky hulumtim është një hap kyç në zhvillimin e terapisë imunologjie kundër kancerit. Kjo madje do të mund të përdoret më luftë kundër çdo lloji të kancerit”, tha dr. Hans-Georg Ramensi. Studiuesit nga Universiteti në Tubingen edhe më herët kanë publikuar studime të ngjashme kundër kancerit në zorrë dhe prostatë.
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 22:50:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015