Vallë athua është kjo fillimi i një lufte mes forcave të - TopicsExpress



          

Vallë athua është kjo fillimi i një lufte mes forcave të mëdha botërore? (Allahu e di më së miri) Nga I Dërguari i Allahut përcillet se: “Logori ushtarak i muslimanëve në ditën e betejës së madhe do të jetë në luginën e cila quhet El-Gutta.Aty është qyteti që quhet Damask.Ai është vendi më i mirë i muslimanëve të asaj kohe”. (Hadithin e transmeton Ebu Davudi. Hadithi është sahih, i saktë. Shiko librin “Sahihu Ebi Davud”, nr. 4298.) --------- Kur të ndodhin betejat e mëdha, Allahu do të dërgon njerëz nga Damasku, të cilët do të jenë kalorësit arab më fisnik dhe me armën më të mirë, me të cilët Allahu do ta ndihmon fenë”. Hakimit thotë: hadithi është sipas kushteve të Imam Buhariut. (Shejh Albani thotë: në këtë vlerësim pajtohet edhe Dhehebiu. Sipas shejh Albanit hadithi është hasen.) -------- Pasi pamë që këto hadithe, mund të themi se ajo do të jetë luftë e aleancës muslimanët dhe romakët(europë amerikë) në njërën anë dhe në anën tjetër do të luftojmë kundër një armiku të përbashkët ashtu siç e shpjeguam më parë.”Do të arrini marrëveshje me romakët dhe do të luftoni kundër një armiku të përbaashkët”.Fitorja do të jetë në anën tuaj: do të fitoni do të arrini plackë lufte dhe do të jeni në paqe.” Hyrja në këtë luftë botërore ka filluar të realizohet pak a shumë.Megjithëse muslimanët janë në luftë me amerikën ka shumë mundësi të vihet një marrëveshje paqeje dhe të behet ndonjë marrëveshje kundër ndonjë armiku të përbashkët qoftë ky Kina , Rusia apo Irani.Në vitin 1996 kryetari rus vizitoi Kinën dhe qëndroi disa ditë, gjatë të cilave janë zhvilluar bisedime të fshehta, për të cilat nuk ka kurrfarë lajmërimi.Gjithashtu ka një tensionim midis Kinës dhe SHBA. -------- Muslimanët thonë: Pohojmë se lufta është shumë afër dhe beteja është në prag.Muhamedi a.s na ka lajmëruar për disa shenja të caktuara të cilat paraqiten para luftës.Të gjitha ato shenja janë realizuar dhe nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm se pritja dhe përgatitja për luftë.Themi se koha e luftës do të përputhet me dëshmitë e ithtarëve të librit ndoshta më vonë.Pas kësaj luftë botërore do të ndodhë tradhtia e romakëve ndaj nesh.Do të kthehemi nga lufta si fitimtarë, me plackë lufte, të kënaqur dhe atëherë do të ngritet një romak dhe duke ngritur kryqin do të thotë: “Fitoi Kryqi”.Drejt tij do të niset një musliman dhe do ta shtyejë atë dhe do ta vrasë.Romakët do të kthehen në vendet e tyre në mynyrë që të përgatisin komplot kundër nesh.Mbretërit e romakëve organizohen fshehtësisht kundër muslimanëve, në periudhën prej nënëtë muajve ashtu sci përmendet në hadith të cilin e përmend Ahmedi në musned.”Do të organizohen kundër jush në kohë prej nëntë muajsh, aq sa gruaja të bartë barrën, shtatzaninë.” Në këtë kohë do të paraqitet Mehdiu i cili do të jetë prijësi ushtarak i muslimanëve në perleshjen e ardhshme të madhe.Llogorja e tij ushtarake do të jetë në vendin El-Guta, jo larg Damaskut.Romakët do të tubohen dhe përparojnë drejt sirisë.Do të vijnë te vendi El-Amak, gjithashtu në afërsi të Damaskut.Ushtria e tyre do të jetë e përbërë prej 80 flamurëve dhe secili flamur do të jetë 12000 ushtarë.Koha e paraqitjes së Mehdiut është koha e tradhëtive kur romakët do të organizohen kundër muslimanëve dhe do të jetë vdekjeprurëse për ta.Në hadithin e tretë të cilën përmendëm në këtë kapitull, Muhamedi .as na tregon se koha e paraqitjes së Mehdiut është pas vdekjes së khalifes, pas përhapjes së mosmarrëveshjeve dhe mospajtimeve dhe luftës për pushtet.Atëherë do të jetë besa e Mehdiut.Hadithi pa marrë parasysh mangësitë ne sened mund të besohet dhe na bazë të tij pohojmë se paraqitja e Mehdiut do të ndodhë në kohën e tradhëtisë së bizantinëve.Atëherë do të ndodhë vdekja e khalifes së muslimanëve dhe do të vijë Mehdiu për të larguar mospajtimet dhe përcarjet rreth pushtetit.Nëse shikojmë realitetin tonë, do të shohim se askund në botë nuk ka prijës të cilin e quajmë khalife, përvec në saudi.Ata mbretin e tyre e quajnë Khalife.Mirëpo nuk e dimë nëse behet për këtë dhe a mertion ky merin khalife.
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 03:57:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015