Varka e Noe-se egziston! Një ekip hulumtimi i përbërë nga - TopicsExpress



          

Varka e Noe-se egziston! Një ekip hulumtimi i përbërë nga ekspertë nga Turqia dhe Kina, ka gjetur “Varkën biblike të Noe-së në malin Ararat“, sipas raporteve të shtypit turk. Një nga anëtarët e grupit, dokumentaristi kinez Yang Ving Cing, tha se kishte gjetur një strukturë të vjetër prej druri në një lartësi prej 4000 metrash në malin Ararat, që ndodhet në lindje të Turqisë pranë kufirit iranian. Eksploratori, një anëtar i një organizate ndërkombëtare të përkushtuar për gjetjen e Varkës legjendare që i mundësoi Noe-së dhe familjes së tij t’i shpëtonin përmbytjes, tha se mbetjet e gjetura janë më të vjetra se 4800 vjet. ”Nuk është 100 për qind e sigurtë që është pikërisht Varka në fjalë, por ne mendojmë se është 99,9 për qind”, tha ai në një deklaratë për agjencinë turke Anadolu. “Struktura e varkës ka shumë ndarje mund të themi se këto mund të jenë hapësirat në të cilat ishin vendosur kafshët“, tha ai. Ving Cing tha se kishte kontaktuar tashmë me qeverinë turke për të kërkuar mbrojtjen e zonës dhe për të filluar gërmimet, dhe tha se do t’i kërkonte UNESCO-s për të përfshirë këtë rajon në listën e Trashëgimisë Botërore “. Kjo nuk është hera e parë që një grup pretendon të ketë gjetur Varkën në Ararat, mali më i lartë në Turqi, ku (sipas Biblës) ka qëndruar Varka e Noe-së.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 22:29:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015