Vazhdonte të rrinte nën shiun që vërshonte mbi të porsi një - TopicsExpress



          

Vazhdonte të rrinte nën shiun që vërshonte mbi të porsi një breshëri qiellore mitralozësh.Rrinte atje dhe ishte shi e shtrëngatë e ujë e tokë njëherësh; rrufetë e horizonteve kryqëzoheshin brenda tij;ai ishte edhe krijesë edhe element i natyrës;asgjë s`kishte më emër—dhe kështu te gjitha i dukeshin si të vetmuara e si të braktisura; të gjitha ishin njëlloj—si dashuria, edhe uji që derdhej tatëpjetë,edhe ato ndriçimet e zbehta mbi çatitë,edhe toka që dukej sikur po gufohej; s`ekzistonin më kufij, edhe ai vetë ishte pjesë përbërëse e të gjitha këtyre, e lumturia e fatkeqësia mbeteshin vetëm gëzhoja boshe, të flakura tutje nga ndjenja e gjithpushtetshme se po jetonte dhe që po e ndjente se po jetonte.”O ti atje lart!” foli ai,duke iu drejtuar dritares së ndriçuar,dhe qeshi,dhe nuk e kuptoi që po qeshte.”Ti dritëz e vogël, ti vegim i një zane, ti fytyrë që ushtron një pushtet të çuditshëm mbi mua, ketu mbi këtë planet, ku ka me qindra mijëra fytyra të tjera, më të mira, më të bukura, më të mençura, më të çiltra, më besnike, më të afrueshme—o ti rastësi që m`u ngatërrove një natë nëpër këmbë atje në rrugë e që hyre në jetën time, ti ndjenjë e përplasur brigjeve, pa mendim, por robëruese, dhe që rrëshqite nën lëkuren time një natë gjumi, ti, që s`di për mua pothuajse asgjë tjetër përveç asaj që të rezistova, dhe që prandaj m`u hodhe në krahë, derisa nuk të rezistova më, ti, që deshe të vazhdoje pastaj rrugen tënde e të mërgoheshe prej meje—te pershendes,te pershendes,! Ja tek po qëndroj këtu dhe s`ma merr mendja se do qëndroj edhe ndonjëherë tjetër kështu. Shiu më depërton nën këmishë dhe është më i ngrohtë dhe më i ftohtë e më i butë se duart e tua dhe lëkura jote; po qëndroj këtu, i mjerë dhe me kthetrat e xhelozisë në bark, duke të të kërkuar, përbuzur, admiruar e adhuruar, sepse ke hedhur rrufenë që ndezi, rrufenë që dremit në cdo gji, shkëndijën e jetës, zjarrin e zi. Po qëndroj këtu , jo më si një i vdekur me leje, me pak cinizëm, sarkazëm, e me nje çikez guxim, jo më i ftohtë; jam përsëri i gjallë, qoftë edhe duke vuajtur —por sërish i prekshem nga stuhitë e jetës, i rilindur e i rikthyer në pushtetin e saj të thjeshtë! Qofsh bekuar, ti madonë me atë zemrën tënde shtegtare, ti Nikë me atë aksentin tënd latin! Endërr dhe mashtrim, pasqyrë e thyer e një perëndie te ngrysur, o ti që s`di asgjë—të falenderoj! Kurrë s`kam për të ta thënë se ti do të nxirrje pastaj përfitimet e tua nga kjo—por ti ma ke rikthyer atë që s`do të ma jepte dot kurrë as Platoni dhe as krizantemat, as e gjithë poezia dhe as e gjithë mëshira, as dëshperimi dhe as më e forta dhe më e durueshmja shpresë: jetën e thjeshtë, të fuqishme, të mirëfilltë, që më dukej si një krim në këto kohëra midis njërës katastrofë dhe tjetrës! Të përshëndes! Të falenderoj! Duhej të të humbisja, që ta merrja vesh këtë! Mbetsh me shendet!” Shiu ishte bërë si nje napë e sermtë, vezulluese.Lulet, bari, i gjithë gjelbërimi, filluan të lëshonin kundërmim. Toka dihaste me një aromë të forte, të këndshme, mirënjohëse. Dikush u sul me vrap në rrugë nga godina përkarshi dhe ngriti mbulesën e Rëudstërit te verdhë. S`kishte pikë rëndësie. Asgjë s`kishte pikë rëndësie.. Nata ishte këtu; ajo po derdhte shiun nga yjet, dhe shiu vërshonte përmbi qytetin e ngurtë me parqet dhe kopshtet e tij, duke pllenuar me miliona lule që drejtonin kurorat e larme nga ai dhe e prisnin; dhe ai hidhej në miliona krahë të hapur pemësh të bulëzuara dhe kapërthehej në gjirin e tokës, duke u bashkuar i etshëm me miliona rrënjë që gjithashtu e prisnin etheetur. Shiu, nata, natyra, lulëzimi. rritja —ja tek ishin këtu, pa u merakosur për shkatërrimin, vdekjen, për kriminelet, shenjtorët e rremë, për fitoren apo disfatën; ja tek ishin këtu, ashtu si për mot —dhe këtë natë ai ishte një pjesëz e tyre…një lëvozhgë veze e hapur, jetë, jetë, jetë që lëvrinte, që gëlonte …jetë për t`u përshëndetur e për t`u bekuar! Ai eci me nxit përmes lulishteve dhe rrugëve. Nuk e ktheu kokën pas; ecte dhe ecte, dhe kurorat e pemëve të Pyllit te Bulonjës i gumëzhinin në vesh se një koshere e stërmadhe bletësh; mbi to vërshonte shiu, ato luhateshin e tundeshin e i përgjigjeshin—dhe Ravikut iu duk sikur ishte përsëri djalosh i ri e po shkonte për të parën herë me një femër… "Harku i Triumfit" - E. M. Remark Faleminderit që e ndave me ne, Emma! :)
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 19:16:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015