Vdekja ka ngjyrë të kaltër fluoreshente (Video) Shkencëtarë - TopicsExpress



          

Vdekja ka ngjyrë të kaltër fluoreshente (Video) Shkencëtarë britanikë kanë regjistruar momentin kur vdekja shtrihet si valë e kaltër në trupin e një krimbi. Ata kanë pohuar se vdekja shtrihet nga qelia në qeli në ngjyrë të kaltër fluoreshente derisa të mos vdesë i gjithë organizmi. Hulumtues të BBSRC (Biotechnology and Biological Sciences Research Council ) në Britnai të Madhe besojnë se studim në fund do të jetë model i dobishëm për kuptimin se si vjen vdekja te njerëzit dhe se në fund do t’ia dalin ta rrisin gjatësinë e jetës. Pas të vdesin disa qeli, ato fillojnë reagimin zinxhir që shpie te shpërbërja e përbërësve të qelive dhe te ndërtimit të molekulave mbrojtëse. Këta mekanizma janë mirë të njohur në nivelin qelizor, e deri më tani shkencëtarët kanë ditur shumë pak se vdekja shtrihet nëpër gjithë organizmin Te krimbi shtrirja e vdekje mund të vërehet me mikroskop si valë e ngjyrës së kaltër fluoreshente që udhëton nëpër brendi të trupit. Në studimin e publikuar në gazetën PLoS Biology dëshmohet se ngjyra fluoreshente rrjedh nga qelia nekroze dhe e cila varet nga kalciumi në organizëm. Profesor David James thotë “E kemi ditur rrugën kimike të vetë shkatërrimit të qelive te krimbit. Ai në të vërtetë është “kositësi” i kaltër i cili gradualisht shuan gjithë organizmin”. “Kur ia bllokojmë rrugën mund ta shtyjmë vdekjen që bëhet nga ndonjë faktor i jashtëm siç është infeksioni, por en nuk mudn ta ndalojmë vdekjen si pasojë e plakjes”........ dailymail.co.uk/sciencetech/article-2376736/Could-humble-worm-help-reveal-secrets-die.html
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 20:08:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015