Vendimi i GJEDNJ-së ,14 tetor 2010, A kundër Kroacisë - TopicsExpress



          

Vendimi i GJEDNJ-së ,14 tetor 2010, A kundër Kroacisë [55164/08] Fusha: Neni 8 i KEDNJ mbi detyrimet pozitive; neni 8/1 i KEDNJ mbi respektimin e jetës private; dështimi i autoriteteve për zbatimin e vendimeve gjyqësore; dhunë në familje, diskriminim Abstrakti: sipas fakteve të kësaj çështjeje midis periudhës Nëntor 2003 - Qershor 2006, bashkëshorti i aplikueses, i cili kish qenë diagnostikuar se vuante nga çrregullime të rënda mendore me një tendencë drejt sjelljeve të dhunshme dhe impulsive, në mënyrë të përsëritur kishte ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike dhe fizike, duke përfshirë kërcënime me vdekje dhe goditjet dhe shkelma në fytyrë, kokë dhe trup. Dhuna ishte ushtruar edhe në prani të vajzës së tyre, e cila ishte, në disa raste, vet objekt i dhunës. Martesa u zgjidh në vitin 2006. Midis periudhës 2004 dhe 2009, një sërë procedimesh penale ishin ngritur ndaj ish bashkëshortit dhe disa urdhra mbrojtës ishin ndërmarrë. Vetëm disa prej urdhrave mbrojtës ishin respektuar. Në kohën e gjykimit të çështjes nga GjEDNJ ai ishte duke vuajtur një dënim me tre vjet heqje lirie sepse kishte bërë kërcënime me vdekje ndaj një gjyqtari. Sipas Nenit 8 të KEDNJ autoritetet shtetërore kanë detyrimin pozitiv për të mbrojtur aplikuesen nga sjelljet e dhunshme të ish bashkëshortit të saj. Gjykata u shpreh se dështimi i qeverisë për të marrë masa me vendim gjykate për të adresuar problemet psikiatrike të B-së dhe për të mbrojtur A-në nga dhuna që ushtronte B-ja ishte një shkelje e detyrimit pozitiv të qeverisë për të siguruar të drejtën e A-së për të respektuar jetën e saj private dhe shkelte kështu nenin 8; meqenëse gjykata kishte zbuluar se ishte shkelur neni 8, nuk kemi të bëjmë me çështje të veçanta që mbeten për t’u analizuar sipas neneve 2, 3 dhe 13; ajo hodhi poshtë padinë e A-së sipas së cilës qeveria kishte shkelur nenin 14, pasi A-ja nuk kishte mundur të sillte prova të mjaftueshme prima facie ,sipas të cilave masat që kishte marrë qeveria në lidhje me dhunën në familje apo mbi efektet e masave të tilla kishin qenë diskriminuese. Adresa e faqes zyrtare të internetit të Vendimit të plotë të GJEDNj hudoc.echr.coe.int/sites/eng/pages/search.aspx?i=001-101152 A-ja, aplikuesja, u martua me B-në në prill 2001. Më vonë A-ja kërkoi divorc dhe në 2006 iu dha divorci nga B-ja. Gjatë dhe pas martesës A-ja kishte paraqitur një numër të madh kallëzimesh penale e civile kundër B-së për sjelljen e tij vazhdimisht të dhunshme dhe kërcënimeve të dhunshme ndaj A-së dhe vajzës së tyre. B- ja kishte kërcënuar me vdekje edhe një punonjës policie dhe po kështu kishte kërcënuar edhe një gjykatës. Procedurat gjyqësore shtyheshin shpesh për arsye se B-ja nuk paraqitej në seancat gjyqësore. Gjykata urdhëroi që B-ja t’i nënshtrohej një ekzaminimi psikiatrik pasi B-ja kishte çrregullime të rënda mendore, që ishin kryesisht rezultat i faktit që ai kishte qenë i arrestuar dhe i ishte nënshtruar torturave në një kamp përqendrimi në vitin 1992. B-ja ishte dënuar disa herë, por dënimet/vendimet gjyqësore ose nuk ishin zbatuar ose nuk parashikonin burg ose ai ishte liruar nga arresti. A-ja nisi një kërkesë drejt GJEDNJ-së, ku pretendonte se Kroacia, që nuk i kishte siguruar asaj mbrojtjen e duhur, kishte shkelur nenet 2, 3 dhe 8 të KEDNJ-së. Krahas kësaj A-ja pretendonte se meqenëse Kroacia nuk kishte mundur të zbatonte vendimet e saj, ajo nuk kishte mundur të siguronte ndonjë mjet juridik efektiv, me anë të së cilës të siguronte mbrojte nga B-ja, duke shkelur kështu nenin 13. Më tej A-ja iu përmbajt mendimit se meqenëse dhuna në familje ushtrohej kryesisht ndaj grave, ligjet përkatëse të Kroacisë nuk ishin efektive dhe si të tilla ato ishin diskriminuese ndaj grave dhe shkelnin kështu nenin 14. Qeveria argumentoi se viktimat e dhunës në familje mbroheshin nga e drejta penale dhe se qeveria kishte iniciuar veprime penale dhe kishte zbatuar sanksione penale kundër B-së. Qeveria vuri në dukje se ajo kishte zbatuar dy strategji kombëtare lidhur me dhunën në familje. Ndërkohë qeveria argumentoi se nuk e kishte trajtuar A-në në mënyrë diskriminuese dhe se ajo i kishte marrë në konsiderate ankesat e A-së. Qeveria pretendonte gjithashtu se asnjë zyrtar nuk ishte përpjekur ta bindte A-në të hiqte dorë nga ankesat e saj ndaj B-së. Gjykata u shpreh se : (1) dështimi i qeverisë për të marrë masa me vendim gjykate për të adresuar problemet psikiatrike të B-së dhe për të mbrojtur A-në nga dhuna që ushtronte B-ja ishte një shkelje e detyrimit pozitiv të qeverisë për të siguruar të drejtën e A-së për të respektuar jetën e saj private dhe shkelte kështu nenin 8; (2) meqenëse gjykata kishte zbuluar se ishte shkelur neni 8, nuk kemi të bëjmë me çështje të veçanta që mbeten për t’u analizuar sipas neneve 2, 3 dhe 13; (3) ajo hodhi poshtë padinë e A-së sipas së cilës qeveria kishte shkelur nenin 14, pasi A-ja nuk kishte mundur të sillte prova të mjaftueshme prima facie ,sipas të cilave masat që kishte marrë qeveria në lidhje me dhunën në familje apo mbi efektet e masave të tilla kishin qenë diskriminuese; (4) Qeveria do t’i paguaj A-së 9.000 Euro për dëmet jo-pasurore dhe 4.470 Euro për shpenzimet.
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 07:30:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015