Vendoset gurthemeli për fillimin e punimeve të Distribucionit - TopicsExpress



          

Vendoset gurthemeli për fillimin e punimeve të Distribucionit të Energjisë Elektrike Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi, Ministri i Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës z.Besim Beqaj dhe Zëvendësdrejtori i KEDS-it z.Avni Alidemaj, në lagjen “Agim Ramadani” në Junik, në një ceremoni, kanë vendosë gurthemelin për fillimin e punimeve të Distribucionit të Energjisë Elektrike. Projekti në fjalë financohet nga Komuna e Junikut dhe KEDS-i, në vlerë rreth 2 milion euro. I pari i Komunës z.Agron Kuçi, në fjalën e tij, falënderoj shumë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe KEDS-in, për bashkëpunimin, përkrahjen, mbështetjen dhe investimet që kanë bërë në Komunën e Junikut, duke besuar se të gjitha këto do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Vendosja e gurthemelit për fillimin e këtyre punimeve, është shumë e rëndësishme për qytetarët Junikas me rrethinë, sepse ky Distribucion ka kapacitet që të furnizoj me energji elektrike rreth 35 mijë banorë ka thënë Kuçi. Ministri i Financave z.Besim Beqaj, ka uruar Kryetarin e Komunës së Junikut, për fillimin e punimeve të këtij projekti, i cili është i një rëndësie të veçantë, sepse realizimi i këtij projekti do të zgjidh çështjen e energjisë elektrike për banorët e Junikut me rrethinë. Ministri gjithashtu ka uruar Kryetarin e Komunës për të arriturat e shumta që ka bërë Komuna në gjithë sektorët dhe ka premtuar se përkrahja për Junikun do të vazhdoj. Ndërsa zëvendësdrejtori i KEDS-it z.Avni Alidemaj, përshendeti iniciativën për bashkëpunim në mes të Komunës së Junikut dhe të KEDS-it për ndërimin e këtij distribucioni dhe premtoj se inciativa të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 06:47:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015