Veprimet e mira gjatë abdestit Veprimet e mira gjatë abdestit - TopicsExpress



          

Veprimet e mira gjatë abdestit Veprimet e mira gjatë abdestit janë njëzet e tetë. Këto veprime janë ato gjëra për të cilat, po të bëhen, ka sevap dhe, po qe se nuk bëhen, nuk bën gjynah. Mirëpo, të kryhet sunneti, është sevap dhe të mos kryhet, është mekruh tenzihen. Veprimet e mira gjatë abdestit janë këto: 1- Të marrësh abdest para se të fillojë koha e namazit. Ata që kanë ndonjë pengesë të arsyeshme, mund të marrin abdest pasi të fillojë koha e namazit. 2- Duke marrë taharet në nevojtore, duhet të drejtohesh në anën e djathtë apo të majtë të kibles. Duke e prishur abdestin, të kthehesh në anën e përparme apo të prapme të kibles është tahrimen mekruh. 3- Pa u tharë papastërtitë të bëhet pastrimi me ujë. 4- Pasi të pastrohe, ta fshishë atë. 5- Pasi të pastrohet pjesa e turpshme të mbulohet menjëherë. 6- Të marrësh abdest vetë pa kërkuar ndihmë nga të tjerët. 7- Të marrësh abdest me fytyrë nga kibla. 8- Duke larë çdo pjesë, të këndosh Kelime-i shehadetin. 9- T’i këndosh duatë e abdestit. 10- Të futësh ujë në gojë me dorën e djathtë. 11- Të fusësh ujë në hundë me dorën e djathtë. 12- Të pastrosh hundën me dorën e majtë. 13- Duke e larë gojën, t’i pastrosh dhëmbët me misvak. Nëse nuk ka misvak, mund të përdoret furça. 14- Kur ta lash gojën, nëse nuk je agjërueshëm, ta shpërlash fytin. Të bësh gargara të vogla në fyt kur të marrësh abdest dhe gusul është sunnet. Kur je agjërueshëm kjo është e ndaluar. 15- Duke e larë hundën ta tërheqësh ujin deri tek eshta e saj. 16- Duke i dhënë mes-h veshit, të futësh një gisht në vrimën e veshit. 17- Duke i fërkuar gishtat e këmbëve, t’i fërkosh me gishtin e vogël të dorës së majtë. 18- Duke i larë duart, ta luash nga vendi unazën e gjerë, kurse unazën e ngushtë, të shtrënguar, duhet ta lëvizësh gjithsesi dhe është farz. 19- Edhe nëse ka ujë me bollëk, të mos shpenzohet tepër. 20- Gjatë të larit tri herë, vendin e larë nuk duhet ta fërkojmë, por së paku duhet të derdhën nga dy pika ujë. 21- Kur merr abdest nga një enë, ta lësh të mbushur enën. 22- Sapo të kryhet abdesti ose në mes të tij të këndohet duaja e tij: All-llahummexh’alnî minettevâbî...” 23- Pas abdestit, të falen dy rekate namaz. 24- Të marrësh abdest duke qenë me abdest, domethënë: pas faljes së namazit, edhe pse je me abdest, për namazin e ri të marrësh abdest edhe një herë. 25- Duke larë fytyrën, të pastrosh sklepat e syrit. 26- Kur lan fytyrën, krahët, këmbët, t’i lash pak më tepër ngaqë janë farz. (Kur i lan krahët, shuplaka duhet mbushur me ujë, dhe ajo duhet kthyer drejt bërrylit). 27- Kur merr abdest, të mos i stërpikësh rrobat me ujin e përdorur. 28- Të bësh një gjë që në medhhebin tënd nuk është mekruh, po në medhhebin tjetër është farz - është mustehab.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 13:58:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015