Veshja e njëjtë, si përballë shtëpisë publike, ashtu edhe - TopicsExpress



          

Veshja e njëjtë, si përballë shtëpisë publike, ashtu edhe në shtëpinë e shëndetit! (Paraprakisht të gjithëve u kërkoj falje) Nuk do t’i kishte fare hije prostitutës, që në vendin e saj të punës të vishej me dimija. Ajo duhet të vishet ashtu si ia kërkon zeja, gjegjësisht (zh)veshja e saj duhet të jetë në përputhje me veprimtarinë e saj. Me këtë pohim besoj se secili pajtohet. Po mirë atëherë, çfarë mendoni për mësueset, nxënëset, studentet, arsimtaret, profesoreshat, punonjëset nëpër ministri e punonjëse të ngjashme, të cilat nëpër vendet e tyre të punës vishen me rroba krejtësisht të ngjashme me të prostitutës. Këtu nuk e kam fjalën për rrobat që mund t’i vesh prostitutja jashtë orarit të saj të punës, këtu fjala është për veshjen e saj përgjatë ushtrimit të detyrës prostitutare. Edhe e keqja ka bukurinë e vet në mesin e së keqes, - do të thoshin filozofët! Ndërsa ajo që duhet të shëmbëllejë vlera, duke treguar se nuk është nisur për në shtëpinë publike dhe njëkohësisht të vishet në këtë formë, njëmend edhe po t’i krahasosh me kafshët, padyshim që kafshët do t’i nënçmosh. Unë nuk mund të vrapoj me rrobat që i përdori a veshi për në punë. Nuk mund të vij në punë me rrobat që i përdori për të ushtruar Kung Fu. Nuk mund të notoj në det a liqen me pallton e trashë që vëllai ma ka dhënë dhuratë. E po mirë oj motër e nderuar, si mund të shkosh me atë veshje, më vjen keq të shprehem kështu, me atë veshje lavireje në vendin e punës ku mëton të davaritësh (shpërndash) vlera njerëzore?
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 07:07:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015