Vetëm 10 shtete të botës duan intervenim ushtarak në Siri dhe - TopicsExpress



          

Vetëm 10 shtete të botës duan intervenim ushtarak në Siri dhe Kosova është e treta në listë. Listën e shteteve e ka bërë publike në Washington një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ajo nuk ka specifikuar nëse të gjitha këto shtete, ku përfshihet edhe Shqipëria, janë të gatshme të përfshihen ushtarakisht në operacion. Gjithsesi, kjo zëdhënëse ka thënë se Kosova, Shqipëria, Franca, Polonia dhe disa shtete tjera kanë dhënë përkrahje politike për SHBA-në, transmeton Koha.net. Departamenti i Shtetit ka thënë se Uashingtoni e ka mundësinë që ta kryejë vetë operacionin për të dëmtuar Bashar Al Assadin pas përdorimit të armëve kimike. Presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe ministri i jashtëm Hoxhaj, kanë kërkuar intervenim ushtarak në Siri. /Telegrafi/
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 10:26:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015