Vetëvendosje keqpërdor faqen e internetit të NPK Trafiku - TopicsExpress



          

Vetëvendosje keqpërdor faqen e internetit të NPK Trafiku Urban Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” njofton qytetarët se nga persona të papërgjegjshëm të Lëvizjes Vetëvendosje është duke u keqpërdorur faqja zyrtare e saj në intern për të degraduar personalitetin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, z.Isa Mustafa. Persona të pa ndërgjegjshëm kanë ndërhyrë duke vendosur linqe me materiale propagandistike të ulta me qëllim të dëmtimit të personalitetit të Kryetarit Isa Mustafa. NPK “Trafiku Urban” ju bënë me dije këtyre keqpërdoruesve se një veprim i tillë është ligjërisht i dënueshëm. NPK “Trafiku Urban” kërkon nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalojnë këto veprime të ulëta në garën e tyre politike për Prishtinën. NPK Trafiku Urban, po ashtu ia kujton Lëvizjes Vetëvendosje se përdorimi i dokumenteve të kësaj ndërmarrje dhe partnerit të saj USAID, pa lejen e tyre, siç është rasti i publikimit të hartave të linjave të trafikut urban nga Lëvizja Vetëvendosje, është vepër penale. Ne si kompani do të iniciojmë procedurë ligjore ndaj tyre dhe ndaj gjithë të tjerëve që tentojnë të bëjnë një gjë të tillë NPK Trafiku Urban rr. Tahir Zajmi, lagja Kalabri, Prishtinë
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 20:40:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015