View Source TRE HARTIME TE NXENESES BILIANA NAUMOVA Tema: - TopicsExpress



          

View Source TRE HARTIME TE NXENESES BILIANA NAUMOVA Tema: �Bisede me vendin tim� Vendi i secilit eshte i shtrenjt. Vendi im edhe pse nuk eshte Shqiperia, une e ndjej ate me shume se vendin tim Bullgarine. Ndoshta sepse jam rritur ketu dhe sepse me kane dhene me shume dashuri shqiptaret sesa bullgaret. Nuk dua te mohoj vendin tim, por ai me ka zhgenjyer shume. Tani nuk me interesojne me problemet e tij, sepse vendin e tij ne zemren time e ka zene Shqiperia. Me vjen keq vetem per faktin qe kam njerezit e mi atje. Vendi im tani eshte Shqiperia dhe une krenohem me te, si� besoj krenohen te gjithe shqiptaret.Tashme me ka hyre ne zemer dhe s�kam ��te bej. Edhe kur Shqiperia perjeton probleme une i perjetoj me te, sepse tashme jam pjese e saj. Do te doja t�i ndihmoja, por nuk di se si. Do te doja te bej te pamunduren qe Shqiperia te mos kete me problemet qe ka, per te mundur pastaj te themi: -Ja, vendi im, krenaria ime.Vendi im me i bukur se gjithe te tjeret. Une shpresoj qe te mos vije nje dite kur Shqiperia te me mohoje mua, ose kur une te pendohem per zgjedhjen qe kam bere. 22 shkurt 1999 (Mesuesja e ka vleresuar me noten 10 kete hartim te Bilianes duke e shoqeruar dhe me fjalet :Tema e hartimit eshte shkruar me origjinalitet. Mendimi yt patriotik per Shqiperine duhet t�u vleje me shume shqiptareve ne ditet e sotme) Tema : �Dhimbja e Kosoves, dhimbja ime� Kosove! Ky emer qe rrjedh gjak, emer qe ngjall dridhje, emer qe s�vdes kurre! Perdite, ne �do ane, damare te saj priten, qenie te saj vdesin. Shpirti i tyre therret dhimbje. Po kush i degjon valle? Vendi qe po shkelet, poshterohet, por asnjehere s�u perkul! Tani Kosova eshte e lodhur, shume e lodhur, por ankthin e saj kush e degjon? Kush e kupton? Si ne nje teater tragjedishe bota ndjek me nje trishtim qe nuk ndjen luften ne token e pergjakur. Femijet s�po rriten, se nenat s�po lindin dot, se djemte e vashat harronin kete vit Shen Valentinin. Debore, debore, kudo debore. Mbase Zoti e dergoi per te ngrire plaget, qe kufomat te mos prishen, qe kur te vije pranvera te varrosen me nderime; per te ngrire lotet e nenave qe qajne trimat ne pranvere. Maj, 1999 (Mesuesja perseri ka vleresuar me noten 10 dhe me fjalet : patriotizmi yt eshte per t�u marre shembull nga ne shqiptaret) Tema : �Veshtrim mbi te ardhmen� Nuk ka te ardhme pa te shkuar. Nuk ka person pa te kaluar. Nuk mund te mendosh se te shkuaren e ke harruar dhe vetem per te ardhmen je duke enderruar. E ardhmja eshte nje mister plot te papritura, edhe pse n� bejme plot plane. Une po shkruaj dhe mendioj se sa te papritura kam pasur ne jete. Me kane ndodhur gjera qe kurre s�kam menduar se do te me ndodhin, prandaj mund te them se te ardhmen nuk mund ta parashikojme. Nuk ishte zgjidhja ime te vija ne Shqiperi, por eshte zgjidhja ime qe te qendroj dhe te ndertoj te ardhmen time ketu. 12 tetor 1999 PRESIDENT, PSE E ZHGENJYET NXENESEN BILIANA? Gjith�ka eshte e bukur, e �ilter dhe e thelle ne keto mendime e perjetime te Biliana Naumoves, nxeneses se klases se dyte ( tani maturante) ne Shkollen e Mesme te Gjuheve te Huaja � Asim Vokshi� ne Tirane, dega gjermanisht. Biliana eshte bija e ish-ambasadorit te Bullgarise ne Tirane, zoteri Stefan Naumovit, qe pas perfundimit te misionit te tij diplomatik vendosi te qendronte e te jetonte ne Shqiperi dhe ne vitin 1997 ka marre edhe nenshtetesine shqiptare bashke me pjesetaret e familjes, bashkeshorten, djalin dhe vajzen Biliana, nxenese shqiptare e sjellshme, e urte, enderrimtare dhe disi e ndrojtur, por me shume ndjenje ne gjykime. Hartimet e Bilianes jane ashtu si� i ka vleresuar mesuesja e saj e letersise. Jane shkruar bukur edhe ne gjuhen shqipe, qe nuk eshte gjuhe amtare ne familjen e Bilianes, ndonese edhe pjesetaret tjere e flasin shume mire. Por hartimet e vajzes bullgare, nxenese ne nje shkolle shqiptare, Biliana Naumova, bejne pershtypje te ve�ante edhe per dy arsye qe duhet t�i kete parasysh edhe lexuesi kur te gjykoje per to. Biliana ndjenjat e saj ndaj atdheut te vet te pare, Bullgarise, qe e don dhe nuk e mohon, i ka shprehur pas tronditjes se rende familiare, kur prinderit e saj, ne ate kohe �ifti ambasadorial bullgar ne Tirane, vetem rastesisht i kane shpetuar vdekjes ne nje �aksident rrugor� te kurdisur nga shrebimet e specializuara bullgare gjate nje udhetimin ne territorin e Maqedonise kur po ktheheshin nga Sofia per neTirane. Para disa vitesh eshte shkruar mjaft per kete �incident� per te cilin ambasadori Naumov ka bere dhe ben fajtore sherbimet sekrete te vendit te tij te origjines dhe per te cilin per fat te keq drejtesia atje nuk u vu si� duhej ne vend. Eshte natyrisht shume prekese qe kjo ndodhi e rende familiare eshte perjetuar me aq tronditje e trishtim nga Biliana e vogel, sa edhe kur eshte bere nxenese e shkolles se mesme nuk shpeton dot nga perfytyrimet qe i imponohen edhe ne hartimet e saj. Familja Naumov e kerkoi dhe perkohesiht besoi se e gjeti qetesine tek qendrimi ne Shqiperi. Prandaj edhe Biliana shkruan per Shqiperine si shqiptare atdhetare jo me si e huaj, aq sa edhe per mesuesen shqiptare ajo eshte njeriu nga duhet te marrin shembull shqiptaret per te kultivuar dashurine ndaj vendit te tyre. Megjithate edhe ne kete rast shpirti i paster i vajzes mbeti i trazuar nga nje parandjejne shqetesuese se mos edhe atdheu i saj i dyte, Shqiperia, do ta zhgenjente nje dite si ai i pari, Bullgaria. Eshte shume tronditese kur lexon sot fjaline me te cilen Biliana ka mbyllur hartimin e dates 22 shkurt 1999 : �Une shpresoj qe te mos vije nje dite kur Shqiperia te me mohoje mua, ose kur une te pendohem per zgjedhjen qe kam bere�. Me kete fjali Biliana sikur parandjenjen e saj e kishte kthyer ne nje profeci zhgenjimi. Zgjidhjen e vet Biliana e kishte perkufizuar qarte edhe me pas, ne fund te hartimit te dates 12 tetor 1999 : � Nuk ishte zgjidhja ime te vija ne Shqiperi, por eshte zgjidhja ime qe te qendroj dhe te ndertoj jeten time ketu�. Biliana kishte, pra, nje parandjenje se mund ta zhgenjenin perseri, por nuk mund te merrte me mend se me zgjidhjen qe i kishte dhene ajo punes se saj mund te talleshin ne menyre me brutale autoritett me te larta, vete kryetari i shtetit shqiptar. Tashme lexuesit e shtypit shqiptar jane te njohur me nje varg te gjate historishe te peshtira te persekutimit te familjes Naumov nga autoritet e shtetit shqiptar, sidomos nga vet presidenti i republikes, Rexhep Meidani, i cili pa kurrfare arsyeje te shendoshe e ne kudershtim me ligjet dhe parimet e te drejtave te njeriut i heq ne menyre arbitrare dhe shume te vrazhdet Stefan Naumoivit shtetesine shqiptare te fituar ligjerisht e normalisht. Pas kesaj Naumovit e familjes se tij u behen paralajmerime qe te braktisin me ngut Shqiperine si te ishin terroristet me te rrezikshem e jo qytetare shume normale te saj. Atyre ne nje rast u eshte rrethuar kercenueshem edhe shtepia me police naten . Nuk kemi ende ndonje hartim te ri te Bilianes ( ndoshta nuk do te kemi kurre) ku te deshmohet se si ajo ka perjetuar traumatizimin nga rrethimi policor e kercenimet e gjithfareshme, apo edhe nga trajtimi me indiferentizem i �eshtjes nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ku u drejtua per te gjetur drejtesi shtetasi shqiptar me kombsi bullgare, Naumov. Por edhe nese Biliana nuk do ta thote kurre vet, nuk do ta shkruaje ne ndonje hartim, Shqiperia beri pikerisht ate per te cilen ajo druhej para gati tre vitesh : nxenesen Biliana Shqiperia e zhgenjeu ne menyren me te padenje per nje shtet europian te fillimit te shekullit XXI. Edhe me zi se kaq, sepse Bilianen e zhgenjeu nje veprim inat�or per motive aspak ligjore e njerezore i ndermarre nga vet kryetari i shtetit shqiptar; e zhgenjeu njeriu qe per pozicionin qe mban ( pavaresisht nga menyrat e paligjshme dhe te turpshme me te cilat e ka zene) jo vetem per shkak te detyres, por dhe per hir te demagogjise duhej te ishte personi i pare qe te tregonte se Biliana nuk do te zhgenjehej nga Shqiperia. Kurse zoteri Meidani beri te kunderten. Edhe pse e dime se kush e ka bere kete gjest te shemtuar, edhe pse e dime per �fare arsyesh te mbrapshta eshte bere, perseri nuk kemi te drejte ne, qytetaret e Shqiperise, te justifikohemi para Bilianes se kete pune nuk e ka bere Shqiperia, por burokrati numer nje i saj, nje njeri qe me shume se i zgjedhur eshte uzurpues i ofiqit. Shqiperia e ka zhgenjyer Bilianen, ndonese ajo nuk e thote kete gje. Eshte tjeter pune se ajo tani nuk eshte me nxenese e klases se dyte, por maturante dhe e ka njohur me mire realitetin shqiptar dhe di te gjykoje me me shume pjekuri per ato qe ndodhin. Eshte tjeter pune nese Biliana nga keto veprime ne vend qe ta paksoje mund te shtoje simpatine, dhemshurine, madje dhe dashurine per Shqiperine. Por tashme ajo sheh se parandjenja e saj doli profeci qe shkakton dhimbje per ate e per shqiptaret e mire. Rexhep Meidani nuk i ka lexuar hartimet e Bilianes dhe ndoshta po t�i lexoje do te inatoset edhe me keq, si despotet e te shkuares, kunder atyre qe i prishin humorin me parandjenjat e nje nxenesje. Por turpin qe i ka lene Shqiperise nuk ka si ta fshehe. Rexhep Meidani, qe ne �do fjalim te tij perpiqet te hiqet si kampion i pertypjes dhe perhapjes se rregullave per mbrojtjen e te drejtave te njeriut; qe propagandon per �shtetin social� deri ne mohim te shtetit kombtar; qe trumbeton pa pushim panballkanizmin deri ne mohim te shemtuar te nacionalizmit tek shqiptaret; qe arrin deri ne shkelje flagrante te drejtave te njeriut dhe te shtetasve te Shqiperise ka urdheruar, sipas kapri�iove te tij ose te te tjereve, �shkisherime� nga shtetesia dhe ka hapur rruge per rrethime policore e debime arbitrare te shtetasve shqiptare. Me e keqja eshte se zhgenjen njerezit me kombsi joshqiptare qe e duan Shqiperine dhe kete e ben ne nje kohe kur Shqiperise nuk i mungojne armiqte, dashakeqet e shpifesit kunder saj ne bote, por i mungojne te huajt nga kombsia e shtetesia qe te thone nje fjale te mire per te. Ne poezite e tij te fuqishme poeti nga Kosova, Ali Podrimja ka edhe nje varg te tille : � A gjuhen pellumbat bre?�. Presidentit te Shqiperise i duhen bere pyetjet : A zhgenjehen nxenese si Biliana qe bejne hartime te tilla, bre?. Si mund te besohet se e dashke Ballkanin vetem me qytetare ballkanas kur nuk shqetesohesh se zghgenjen nxenesen Biliana?! President, nuk behesh dot �qytetar i Ballkanit� vetem duke mohuar Shqiperine Etnike. Lexoji hartimet e Bilianes. Ajo eshte bullgare me kombsi, por nuk e shqeteson Shqiperia Etnike. Kete e ka shprehur shume bukur ne hartimin per Kosoven. Nuk mund te behen ballkanas te mire shqiptaret qe nuk duan separi Shqiperine Etnike. Abdi Baleta DEMASKIMI I MEKSIT, AKUZE EDHE PER BERISHEN Shkas per kete shkrim u be nje replike shume demaskuese e ish-kreut te policise shqiptare, gjeneral majorit Agim Shehu, ndaj disa pohimeve te bera ne shtyp ( gazeten �She(i)kulli�) kunder tij nga ish-kryeministri Aleksander Meksi. Kjo replike eshte botuar ne revisten e perdyjavshme �Koha� me daten 1 dhjetor 2001 nen titullin �Ja cilat jane misteret e Aleksander Meksit�. � Kur bizantini njollos te ndershimin � Kjo do te ishte fjalia me e shkurter per te shprehur njeheresh permbajtjen e shkrimit dhe thelbin e mesazhit politik e moral te replikes se gjeneral Agim Shehut me shpifjet, qe sipas tij, po vazhdon te beje Aleksander Meksi, per te hedhur mbi gjeneralin e policise, fajet per mbrapshtite qe jane te ish-kryeministrit te Shqiperise. Ish-shefi i policise ne kohen e qeverisjes se vendit nga Partia Demokratike zbulon fakte dhe jep te dhena e sqarime shume komprometuese per ish-shefin e tij ne linje qeveritare, si dhe per kohen kur Meksi ishte nje qytetar i panjohur i Shqiperise dhe per kohen kur ka qene kryetar i qeverise. Nga shkrimi i gjeneral-majorit marrim, me nje kolorit me te forte, nje portret te ish-kryeministrit qe nuk eshte krejt i panjohur per ne dhe nuk pershkruhet per here te pare, qofte persa u perket lidhjeve greke te familjes se tij, qofte persa ka te beje me disa punera jo te mira gjate qeverisjes se tij. Si me �surprize� na vijne pohimet e gjeneralit per lidhjet e Meksit me pushtetare socialiste, me mekanizmat e krimit te organizuar me orientim politik ne kohen e qeverisjes se Meksit, si dhe per lidhjet e tij me te hershme me ish-Sigurimin e Shtetit. Eshte nje zbulim per lexuesit e zakonshem, madje besojme edhe per shumicen e politikaneve e vezhguesve politike kur ish-shefi i policise shkruan per marifetet qe paska perdorur Aleksander Meksi per te zhdukur nga Arkivi i Ministrise se Puneve te Brendshme dokumente komprometuese per te qysh nga koha e diktatures. Shkrimi i gjeneral Agim Shehut synon dhe ne teresi krijon tablone ku nje bizantin i perkryer, Aleksander Meksi, shpif e sulmon nje njeri qe me ne fund detyrohet te beje kete hap, te flase publikisht, qe te mbrohet nga poshtersia e tinzia e atij qe perpiqet t�i lere ne kurriz fajet e veta. Kur lexojme shkrimin e gjeneral Shehut jemi ne gjendje te krijojme nje opinion e te shprehim nje pikepamje, edhe pse nuk kemi ende reagimin shpjegues e kundershtues te Aleksander Meksit. Ne shkrimin e Shehut behet fjale per probleme qe i kemi trajtuar me pare, madje edhe pa pasur ne dispozicion te dhenat qe kishte nje shef-policie. Kemi parashtruar me kohe shqetesime qe kane mjaft gjera te perbashketa me ato qe paraqet Agim Shehu sot, duke qene te mbeshtetur vetem ne zhvillimet politike te dukshme dhe ne analizen tone politike. Nje shembull i konfirmimit te shqetesimeve te hershme Gjeneral Shehu per shembull pohon sot faktin se greven e urise te ish-te burgosurve politike ne gusht te vitit 1994 kunder qeverisjes demokratike, e cila shkaktoi shume tollovi per pushtetin e Berishes dhe ku u implikuar ne menyre te pahishme Azem Hajdari, e ka organizuar vet kryeministri i atehershem, Aleksander Meksi. Eshte e ditur mire e me kohe se kjo greve, arsyet objektive per organizimin e se ciles u perdoren subjektivisht e qellimisht ne menyre krejt te paarsyeshme dhe shume demprurese per Shqiperine, u realizua nepermjet kryetarit te ri te shoqates se te perndjekurve politike, Kurt Kola, icili kishte zevendesuar Osman Kazazin, me nje praktike disi te habitshme. Kurt Kola sapo ishte kthyer me ngut e ne menyre enigmartike nga nje qendrim disavje�ar si i perkedhelur ne Greqi, per te marre kete post, te cilin ai e perdori ne vitin 1997 per te ndihmuar rebelimin grek-labokomunist ne Jug te Shqiperise. Qysh ne ate kohe publikisht kemi paralajmeruar Berishen te shihte me kujdes manovrat e Aleksander Meksit, sidomos ate dredhine e ores se fundit, njezet pa pesembedhjete minuta, te refuzimit qeveritar per te plotesuar disa kerkesa te ish-te perndjekurve, gje qe i dha sebepin Kurtit te fillonte greven ne oren 20.00, sipas ultimatumit te bere me pare. Keto gjera as tani nuk duhen harruar. Qysh ne ate kohe kohe kemi dhene shpjegimin se ajo greve urie behej ne kuader te ofensives politike e agjenturore greke per te gjunjezuar pushtetin ne Shqiperi ne kohen qe do te zhvillohej gjyqi i pese spiuneve greke te arrestuar per pergatitjen e kryenjgritjes se armatosur ne Shqiperine e Jugut, kryengritje qe u realizua ne shkurt-mars te vitit 1997. Edhet tani jemi te bindur se kjo ka qene arsyeja kryesore greves se urise se te perndjekurve politike dhe jo ajo qe permend gjeneral Shehu: �synimi i Meksit per te minuar pozitat e zevendesit te tij�, Bashkim Kopliku, nenkryeminister demokrat i asaj kohe. Kur krimi ndeshkon viktimen Ky eshte paradoksi me i tmershem qe ndodh ne shoqerine njerezore. Dhe ndodh shpesh. Me nje paradoks te tille ne shoqerine e sotme shqiptare eshte e lidhur ngushte edhe replika e gjeneral Agim Shehut ndaj Aleksander Meksit. Agim Shehu, drejtori i policise se Shqiperise ne kohen kur kryeminister ishte Aleksander Meksi, me shume te drejte e akuzon ish-kryeministrin se per sulmet e tij te egra ka gjetur kohen me te veshtire per demokracine dhe per gjeneralin qe i sherbeu demokracise, kohen kur gjenerali denohet me 7 vite burg ne mungese nga gjykatat e pushtetit te revanshimzit komunist te pas vitit 1997. Ne gazetat e Tiranes te dites se marte, 6 nentor 2001, spikasnin titujt identike �Shtate vjet burg per Agim Shehun�. Kurse zedhenesja e avokatja e krimeve 50 vje�are komuniste kunder shqiptareve, gazeta �Zeri i Popullit� ishte ne ekstaze dhe kishte vene ne krye te faqes se saj te pare si lajm me sensacional e titull me te rendesishem te dites � Gjenerali vrases Agim Shehu , 7 vjet burg �. Reth ketij titulli (si ato te gazetes �Bashkimi� te viteve 1945-48 kur prokuroret e gjyqtaret Bedri Spahiu, Ko�i Xoxe, Josif Pashko etj. nen isntruksionin e jugosllaveve denonin me vdekje shume atdhetare shqiptare) �Zeri i Popullit� i dates 6 nentor 2001 rreshtonte edhe fjali te tilla : � Drejtesia shqiptare jep me ne fund te parin vendim per ngjarjet e vitit 1997. Denohet i vetmi qe nuk u be zyrtarisht anetar i Partise se Berishes, gjeneral Agim Shehu�; � Gjysma e binomit kriminal Shehu-Gazidede, gjenerali i milicise denohet per dezertim pra, pse nuk vrau edhe me tej shqiptaret, posa�erisht socialistet. Mbi te rendonin disa vrasje, masakra e 26 majit 1996, krimi makaber i Vlores dhe banditizmi i 1997-tes, nuk u denua per asnjeren nga keto�. Ja pra perse eshte denuar Agim Shehu, per krime e faje qe nuk i ka bere, por qe duhej t�i kishte bere qe te kenaqej �ZP�, ose duhej dikush t�ia ngarkonte se i ka bere qe te qetesohej �ZP�. �Drejtesia� e rebelimit komunist te vitit 1997 qe vepron tani ne Shqiperi e ka patur vertete shume te veshtire te kenaqe �ZP-ne�, jo per hir te dhimsurise per Agim Shehun, as per hir te respektimit te parimeve, por sepse po te hapte avazin qe kerkon �ZP-ja�, ate te vrasjeve te vitit 1997, atehere gjithe strukturat e PS-se, pushtetore dhe partikae, gjithe aleatet e saj dhe shume nga militantet e saj duhet te ulen ne bangon e te akuzuarve per krimet kunder shtetit, kunder njerezimit, kunder kushtetutes, per tradhti ndaj atdheut e kombit. Vet �ZP�, me ku� e me ma� , me ata qe jane aty tani e qe ishin ne vitin 1997, duhet te ulen ne bangon e te akuzuarve si nxites te luftes civile e tekrimit, si bashkepuntore ne gatimin e krimit me temadh te kryer kunder Shqiperise, si fshehes te krimit e te krimineleve etj. etj. Prandaj gjykata e ka denuar Agim Shehun per �dezertim�, sepse nuk munden ta kapnin (ate dhe Gazideden qe sipas �ZP� formuakan �binom kriminal�) qe t�i qe t�i lin�onin si� lin�uan ne Vlore oficeret e SHIKU-t, duke u pire edhe gjakun nen brohoritjet e turmes se nderkryer te �rrezuesve te pushtetit te malokeve�. �Drejtesia� e rebelimit e ka bere me shume me teper marifet punen nga sa kujtojne bylmezet e �Zerit te Popullit�. �Drejtesia� e rebelimit di marifete te holla per te paralizuar shume nga mbojtesit e demokracise e te Shqiperise me akuza e denime per gjera qeshrake. A nuk kane bere keshtu edhe me gjyqin kunder Leka Zogut? A nuk kane bere keshtu me te akuzuarit per krime kunder njerezimit nga strukturat e PD-se? A nuk kane bere keshtu me te akuzuarit per �grushtin e shtetit� te 14 shtatorit 1998? A nuk ia hoqen Azem Hajdarit imunitetin gjate kohes qe pergatisnin vrasjen e tij? A nuk e kane lene edhe Berishen per nje kohe te gjate pa imunitet parlamentar dhe me 28 nentor 2000 e rrembyen si thes me patate para selise se PD-se n� mesnate? Ndersa tani qe bejne pazare per kthimin e tij ne parlament nuk i �ojne deri ne fund kercenimet per ta marre me force si deshmitar ne gjyqin per vrasjen e Azemit, me preteksitin se ka imunitet parlamentar? Vetem kunder atyre qe jane kriminelet e vertete per ngjarjet e vitit 1997 �drejtesia� e rebelimit nuk vepron! Dhe �ZP� ben marrezi pas marrezie qe pergjegjesine e fajin per krimet monstruoze t�ua hedhe atyre qe kane faj jo pse vrane, por pse nuk vrane per te mbojtur Shqiperine, edhe pse ate e kishte sulmuar greku me andartet e vet si perhere. Fjalet �gjenerali vrases� gazeta e felliqur per dekada me radhe �ZP� nuk i ka perdorur as per Shefqet Pe�in qe ka bere masakra ne Shqiperine e Jugut, te Eriut e sidomos ne Kosove, as per Ramiz Aline e te tjere qe mbajne pergjegjesi per masakren e Tivarit, as per Enver Hoxhen, as per shume e shume kriminele me damke te komunizmit. Por ama i perdor per Agim Shehun qe nuk vrau askend, qe e shumta ka lejuar t�u jepej nga nje shkop gome ne tulete prapannices, si� shkruan edhe vet, disa spiuneve te grekut qe pastaj dogjen Shqiperine, sepse qeveria e Berishes dhe e Meksit nuk u tregua e zonja ta mbronte. Pse hesht Meksi per krimet qe jane bere ne vitin 1997? Ka te drejte Agim Shehu kur ia ben kete pyetje. Nese ka njeri qe duhet te dale para gjykates se rebelimit apo te demokracise per ate qe i ndodhi Shqiperise ne vitin 1997, i pari eshte Aleksander Meksi, kryeministri i asaj kohe. Nese �ZP� e ka seriozisht se duhet te beje fushate kunder atyre demokrateve qe ne vitin 1997 kane bere �krimet� per te cilat ajo flet, atehere kjo gazete nuk duhej te kishte pushuar asnje dite sulmet kunder Aleksander Meksit. Pse �ZP� nuk e ka bere kete gje? Nese ka njeri, i cili duhet akuzuar si pergjegjes per shkeljet e ligjeshmerise qe i atribuohen pushtetit te PD-se atehere ky ne radhe te pare duhej te ishte ish-prokurori i pergjithshem i asaj kohe. Kurre socialistet dhe �ZP� nuk shkruan nje germe kunder ketij prokurori. Pse valle? Vetem sepse ai u terhoq ne qetesi nga posti i tij dhe nuk e detyroi pushtetin e rebelimit qe ta nxirrtte nga zyra me police, duke e terhequr zvarre si� bene me kryetarin Gjykates Kushtetuese, Rustemm Gjaten, per te liruar kakrrigen per Fehmi Abdiun? Apo kane patur arsye edhe me te forta per te cilat jane treguar syleshe Berisha e Meksi, ose keta kane bashkepunuar me socialistet? Si nuk e kemi degjuar nje here te vetme ish-prokurorin e pergjithshem te thote nje fjale per ato qe kane ngjare ne kohen e tij ne Shqiperi? Pse Berisha e Meksi nuk kane thene nje fjale per kete sjellje e qendrim te tij ? Pse socialistet qe akuzojne shefin e policise se paska masakruar mitingun e tyre te 28 majit 1996 nuk kane asnje ankesse ndaj prokurorit te pergjithshem qe nuk ka nderhyre? Meksi nese ka qejf te beje sensacione me sulme ka ke te sulmoje, jo Agim Shehun. Por me sa duket eshte ajo qe ka thene Agimi: Meksi sulmon ate e Gazideden, qe te jape prova te reja � miqeve� te tij vjeter se ai vazhdon ta beje mire detyren. Meksi duhet te vihet para gjykates nga demokratet shqiptare se ai ishte kryeminister ne kohen e shkatrrimit te demokracise e te Shqiperise, edhe sikur asgje nga ato qe shkruan Shehu te mos jene te sakta. Revanshistet socialiste Meksit nuk i bene asgje, por i dhane mundesine qe qetesisht te beje biznes te madh, dhe pasi u kenaq me para e rehati keto pese vite, tani ben edhe tangerrllek e kerkon te dale shpetimtar situate, te marre ne dore PD-ne, te beje ate qe nuk mundi ta bente Pollo ne vitin 1999. Prandaj duket shperthen ne sulme kunder Agim Shehut, qe te jape prova atje ku duhet se ai eshte po aq i vendosur sa �Komitet e jugut� kunder pushtetit te malokve edhe kur ky �pushtet� eshte rrenuar me forcene armeve ( dhe me sa duket me ndihmen e Meksit). Po Berisha pse hesht, pse i kreh bishtin Meksit? Demaskimi qe i ka bere Agim Shehu Meksit eshte nje akuze e rende edhe ndaj Sali Berishes, ndonese ne shkrimin e Agimit nuk ka as aluzionin me te vogel per kete. Ve�se pas �do demaskimi te Agimit per Meksin, pas �do fakti trondites qe sjell Agimi per figuren dhe veprimtarine e dikurshme, para vitit 1990, pas vitit 1990 dhe te sotme te Meksit, duhet bere pyetja � po Berisha ku ishte�, si� behet tani pyetja � po Nano ku ishte?� kur Meta, Rama, Ru�i, Dade, Dokle e te tjere benin paudhesite qe po denoncon me te drejte Fatosi ? I ka ditur Berisha ato qe shkruan Agim Shehu? I ka pare Berisha keto? I ka honepsur Berisha keto? I ka toleruar apo mbeshtetur Berisha keto? E dinte Berisha se kryeminister me bekimin e tij ishte bere nje njeri nga familje me lidhje te forta me Greqine, shtetin armik deri ne palce te Shqiperise? Kur dinte shefi i policise per lidhjet e Meksit me Suden, po Berisha dinte apo nuk dinte gje? Kur Meksi zhdukte dokumente sekrete nga Arkivi i Ministrise se Brendshme, ka ditur gje Berisha? Apo Berisha ishte i intersuar me shume te nxirrte �bashkepuntor� te Sigurimit te Shtetit Abdi Baleten se kishte bere nje relacion per qendrimin ne Shqiperi te Pol Kabongos ( te ndjerit Loran Kabila)? Sa drejtues te PD-se e pushtetit te saj dhe te partive te tjera kane perfituar nga zhdukje dokumentesh ne Arkive, ne kohen e pushtetirt Berisha-Meksi dhe sot jane ne sofren ku ndyhet �do dite politika shqiptare? Berisha di shume nga keto. Pse nuk flet Berisha? Pse Berisha e ka frike Aleksander Meksin? Berisha e PD duhej te kishin bere me kohe gjyqin e tyre per te gjithe ata qe moren frenat e pushtetit ne Shqiperi ne emer te PD-se, qe rrenuan demokracine, rrenuan Shqiperine dhe jo te linin shkaktaret kryesore te tragjedise se Shqiperise nga krahu demokrat te livadhisin edhe sot, te mbeten shqiptaret duke degjuar �merr-merret� e �perr-perret� e Meksit, Tritan Shehut, Genc Pollos, qe greket tani na i paskan thirrur perseri ne Athine qe �te bashkohet opozita shqiptare�. ( Shih gazeten �Albania� te dates 1 dhjetor 2001). Pas leximit te replikes se gjeneral Agim Shehut duhet t�i vije turp nga vetja dhe nga demokratet shqiptare Sali Berishes qe gjate fushates elektorale e cilesoi Aleksandet Meksin �kryeministri me i mire qe ka pasur Shqiperia pas LDB�. Tani qe kemi ne dispozicion edhe shkrimin e Agim Shehut kemi te drejte te themi : ose Berisha nuk di me se �fare flet, se e ka humbur shume torruan nga deshtimet tij, ose Berisha nuk ka guximin politik e qytetar te �lirohet nga nje hipoteke e rende qe kane vene mbi karrieren dhe sjelljen e tij politike ata qe kane dashur Meksin ne krye te qeverise shqiptare dhe qe e duan edhe tani ne krye te Partise Demokrartike, ose si turbullues ujrash ne politiken shqiptare. Prandaj themi pa frike se reagimi i Agim Shehut ka me shume vkere si akuze per Berishen se si demaskim per Meksin. Shpjegimi me i pranueshem i levdates qe i beri Berisha Meksit ne fushaten elektorale eshte synimi i tij per te kenaqur Greqine e grekofiline me ndihmen e te cilave Berisha kujtonte se mund te fitonte mbi socialistet. Ende nuk do te marre vesh Berisha se grekvet e grekofilise shqiptare kur kane ne politike Fatosin e Thanasit, Gramozin e Josifit, Gencin e Stefanaqit, Aleksandrin e Gabrielit nga �Vorio-Epiri� nuk u lypset shume Saliu i Rames nga Tropoja sado t�u lepihet atyre. Para disa kohesh Blerim �ela, qe gjithashtu duhet te dije shume per qeverine e Meksit, ne gazeten �Albania� u ankua se punet nuk po shkonin mire ne kryesine e PD-se, meqenese ketu kishte pak anetare nga jugu e ortodokse. Mos valle ka qene nje pergatitje terreni per marshimin e Aleksander Meksit ne politike nepemjet PD-se pas nje shplodhjeje 5-vje�are? Shkrimi i Agim Shehut eshte botuar ne nje kohe kur ne politiken shqiptare po qelb me shume se kurre pislleku i trasheuar nga e kaluara dhe i grumbulluar gjate dhjete viteve te pluralizmit. Qelbet tmerresisht PS-ja, qelbet PD-ja, qelben partite e vogla, duke perfshire edhe liberal-demokratet qe bejne kongres me te ftuar nga partite aleate. Qelbet pushteti. Agim Shehu thote se ka ende shume gjera per te thene ne kohen e duhur. Koha e duhur eshte tani. Abdi Baleta �GRINDJA STALIN-TROCKI� NE TE DYTIN �PLENUM TE DYTE� TE BERATIT Socialistet jane perfshire ne nje beteje te eger e te peshtire midis klaneve partiake e pushtetore qe perfaqesohen nga Fatos Nano e Ilir Meta. Tani duhet ta kene te qarte se eshte grindje e vertete edhe ata qe kishin dyshimin se behej fjale per teater grindavec midis socialisteve sa per te larguar vemendjen e njerezve nga problemet e e medha, tejet te veshtira qe po perjeton Shqiperia ne te gjtha fushat. Arroganca provinciale e Metes dhe taborrit te tij dhe cinizmi sfidues bizantin i Nanos dhe taborrit te tij kane treguar para botes e shqiptareve mjerimin e Partise Socialiste, mjerimin e gjithe atyre shqiptareve qe ende shkojne pas saj, mjerimin qe i sjell nje vendi e shoqerie revanshizmi i dhunshem i pushtetit komunist socialist, mjerimin qe vjen kur nje parti e tille mbetet per te qeverisur per nje mandat te dyte ne nje shtet nga ata qe dolen nga diktaturat klasike komuniste. As mbledhja e Internacionales Socialiste ne Santa Domingon e larget nuk i pajtoi dot socialistet grindavece te Shqiperise. Qenka i pafuqishem dhe Shen Domeniku per te gdhendur Meten e qetesuar Nanon. Vertetohet se grindja e hajkuteve per te ndare gjene e vjedhur eshte me e gra nga te gjitha. Pas Santa Domingos ne Tirane ka shperthyer nje vale e re shfaqjesh shume oreshe ne ekranet televizive per te degjuar po ato pallavra qe bejne kundershtaret socialiste midis tyre. Eshte bere xheloz dhe Berisha se po mbetet jashte vemendjes dhe tenton edhe ai te jape shfaqje ne ekran. Me daten 30 nentor paraqitja e Nanos ne �Dritaren� e Rudines na sabotoi ndjekjen e emisionit te kendshem ne Telenorba shqiptare ku Drishti e Shundi vulgarizojne aq bukur emisinion e dyshes Biberaj-Konda te �Zerit te Amerikes�. Nano u paraqit ne dy pamje: shume interesant kur denonconte fakte nga perversiteti politik i pushtetit socialist dhe jetes partriake socialiste; shume anakronik kur bente demagogji per te mirat e pushtetit socialist. Pame pra Fatosin dogmatik ne jeten politike shqiptare ne teresi dhe Fatosin revolucionar n� jeten e Partise Socialiste. Te reja ne fakt nuk pati. Data 1 tetor u perfol di �dita e pajtimit te madh�, Nano-Meta ne aktivin e PS-se se Beratit. Qysh ketu kishim ogur te keq, perderisa pajtimi ishte lene te behej ne Berat, ne vendin ku u mbajt Plenumi i dyte famekeq i PKSh-se ne tetor 1944, nen mbikqyrjen e rrepte jugosllave. Atehere Enver Hoxha, qe shume kolege te tij ishin pergatitur ta shembnin politikisht, mbijetoi ne krye te partise ne saje te ndihmes jugosllave. Tani cili valle do te jete fatlumi pas perfundimit pa sukses te te dytit �Plenum te dyte � te Beratit me 1 dhjetor 2001, Meta apo Nano? Kush do ta luaje rolin arbitrues te jugosllaveve? Deri tani dime se pajtimi nuk u be. Kjo normalisht do te thote se njeri duhet te skartohet. Mundesi tjeter eshte qe PS te behet dy parti. Grindja Nano-Meta dhe menyra se si po procedohet ne PS per te zgjidhur problemin nuk ka asnje element te ri qe te habise njerezit. Eshte nje imitim i luftes politike klasike kokengrenese midis komunisteve qe njihet qysh nga ndeshja midis Stalinit eTrockit ne Partine Komuniste (bolshevike ) te Bashkimit Sovjetik pas vdekjes se Leninit ne gjysmen e dyte te viteve 1920. Perseritja e betejes midis Stalinit eTrockit ne PSSH ne vitin 2001 midis Nanos e Metes tregon prapambejtjen ideore, politike, njerezore te socialisteve tane. Kete e deshmoi edhe shterpesia ideore e propozimit te kompromisit nga dogmatiku i socialisteve Servet Pellumbi. Partia Socialiste ka falimentuar me turpshem se kurre. Nano kete po e kupton me mire se gjithe koleget e tij dhe ndoshta kesaj here eshte me serioz se kurre ne perpjekjet per te shpetuar partine, ndersa ne te kaluaren me teper eshte tallur. Por kur Nano tallej koleget e besonin me shume dhe ai pati me teper rezultat. Tani qe eshte me i merakosur dhe me serioz per te shpetuar partine koleget e tij do t�ia pamundesojne kete gje. E keqja nuk eshte se ka deshtuar pushteti i socialisteve, por se nuk ka kush t�i zevendesoje, sepse opozitaret nuk i ngrene dot me breket qe u kane rene ne fund te kembeve. Rusia nuk fitoi asgje qe Stalini mposhti Trockin, sikurse nuk do te fitonte asgje nese Trocki do te kishte mposhtur Stalinin. Shqiperia nuk do te fitoje asgje nese Nano mposht Meten, apo e anasjellta. Edhe me pak do te fitoje nese pas Plenumit te Beratit te dhjetorit 2001 gjindet ndonje kompromis i perkohshem qe ngrenia e kokave te behet me vone, me gradualisht. Kete mesim e kemi nga pervoja e PKSH-PPSH-se pas Plenumit te Beratit te tetorit 1944. Abdi Baleta PRODI ERDHI, PA , IKU Sa here na vijne per vizite drejtues te larte te politikes europiane sikur i japin gjendjes politike ne Shqiperi nje hije edhe me te keqe. Kjo dukuri behet edhe me e bezdishme kur ata qe vijne jane politikane ose diplomate qe ne kohe te ndryshme jane lidhur drejpersedrejti me ndonje ndodhi te dhimshme ne historine tone. Te tille jane austriaku Vrannicki, italiani Prodi qe ne vitin tragjik 1997 ishin ne Shqiperi per te ndihmuar me menyrat e tyre rebelimin komunist dhe qe per shume shqiptare jane pergjegjes per te keqijat qe perballojme sot. Prodi nuk u nderua aq shume sa Vranicki, ndonese ai ka nje post te larte europian qe te shtyn t�i besh edhe ndonje servilizem. Nga vizitat e Prodit ne ujrat territoriale shqiptare dhe ne Vlore ne kohen e ngjarjeve te vitit 1997, kur ai vinte si kryeminister i Italise te qetesonte �mendurine qe kishte mberthyer shqiptaret, na ka mbetur ne kujtese sidomos prania ne krah te tij si engjell ruajtes e Zani �aushit, njeriut qe bente krime, por qe nga poeti Dritero Agolli shpallej �Robin Hudi i Vlores�. Tani Zani eshte ne qelite e burgut, jo aq shume per krimet e tij se sa per mosmirenjohjen qe kane treguar politikanet qe e perdoren ate sa te merrnin pushtetin dhe tani e duan me mire brenda qelise se neperkembe. Tani as Driteroi nuk ben me poema per te. Por si duket as Prodi nuk u kujtua te pyeste per engjellin e tij mbrojtes. Sa ironi e cinizem ka ne kete bote. Prodi erdhi kot se koti ne Shqiperi. I dhane nje titull doktor �honoris causa� ne Universtitet, sa per te bere nje fotografi me ate kapelen karakteristike ne koke. Doli Podi ne eknain e televizorit dhe thenia me mbreselenese e tij ishte se �Shqiperia po te kete stabilitet mund te beje mrekullira�. Kaq gje edhe n� e dime, por si behet ai stabiliteti!. Kete Prodi nuk e tha. Ai vetem te thorete se �bakllavaja eshte e shijshme ne te ngrene�, por nuk te thote si gatuhet e me se gatuhet. Madje Prodi nuk na tha se per �fare stabiliteti ne Shqiperi ishte i merakosur ai. Por ne me pervojen tone, duke ditur se ai ne vitin 1997 u kujdes qe Shqiperia te kishte stabiltet nepermjet rebelimit te armatosur komunist, e kuptuam se e ka patur fjalen edhe kesaj radhe per stabilitetin e pushtetit socialist, qe eshte i tronditur jo me mga opozita, por nga termetet brenda ne PS. Nuk e moren vesh edhe aq mire peerse erdhi Prodi. Dime vetem qe ai erdhi dhe iku, pasi pa me sy mbyllur Shqiperine. Abdi Baleta DEMONOLOGJI DHE SPIUNAZH Shqiptaret ua kane pare shume sherrin sinjeres dhe tjetres gjate historise. Demonologjia serbe ka arritur deri atje sa nepermjet Vlladan Gjeorgjevi�in i ka cilesuar shqiptaret njerez me bisht. Demonologjia greke i ka shpallur shqiptaret helene te turqizuar per nga feja dhe shqiptarizuar per nga gjuha. Demonologjia europiane i ka shpallur primitiv, te eger, vrases, kontrabandiste, drogaxhinj etj. Demonologjia shqiptare i ka quajtur nje pjese te tyre maloke, shpellore, tradhetare te fese etj. Nje demonologji e tere e huaj dhe shqiptare ne vitet e fundit u fryn tezave per shqiptaret separatiste, fondamentaliste dhe terroriste islamike, zjarrvenes te Ballkanit dhe ngaterrestare te Europess. Ne balle te kesaj demonologjie gjenden politikane, intelektuale , gazetare e deri kryetare shtetesh, si presidenti rus Putin, ai i Serbise Koshtunica, ai i Maqedonise, Trajkovski, politikane e pushtetare greke, italiane etj. Pasojat e renda te demonologjise sshqiptaret i provuan mire gjate ngjarjeve te vitit 1997. Edhe tani demonologjia nuk resht. Per t�u bindur per kete mjafton te ndjekesh serine e materialeve te gjata qe boton gazeta �Albania� per lidhjet e Shqiperise me terroristet e Bin Ladenit. Keto shkrime pa autor duket qe jane raporte sherbimesh sekrete. I tille eshte edhe nje shkrim i botuar me dy nentor 2001 ne gazeten amerikane �Uoll Strit Xhernell� dhe nenshkruar nga Marcia Kristof Kurop, ne kete shkrim dallohen qarte frazeologjia, mentalitetet dhe akuzat bajate tipike qe perhap demonologjia serbe kunder shqiptareve dhe myslimaneve. Nje pjese te ketyre duke perfshire dhe budallallekun se pronat e Berishes ne Tropoje u vune ne sherbim te terroristeve isslamik i kemi lexuar per vite me radh� ne shtypin e Tiranes. Po e ribotojme kete shkrim qe lexuesit te shikojne se si vepron demonologjia kunder shqiptareve. Po aq keq e kemi pesuar dhe po e pesojme nga veprimtarite e spiunazheve te huaja kunder kombit dhe vendit tone. Jo vetem per kurreshtje por edhe per reflektim mbi shkaqet e atyre qe kane ndodhur vitet e fundit ne Shqiperi po i japim lexuesit nje biografi te drejtorit te CIA-s, Xhorxh Tenet. Kete material e ka futur ne posten elektronike te gazetes �Rimekembja� nje fare Stavri Marko. Nuk e garantojme lexuesin per saktesine e ketij materiali, por gjithsesi ai ia vlen te lexohet
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 19:14:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015