Vijojnë përgatitjet, ekipi grumbullohet sot në Kukës Dje, - TopicsExpress



          

Vijojnë përgatitjet, ekipi grumbullohet sot në Kukës Dje, Kukësi ka zhvilluar përgatitjet e fundit në kryeqytet me një seancë të ngjeshur në ish-kompleksin “Dinamo”, për ndeshjen e së shtunës kundër Vllaznisë. Ndërkaq, sot skuadra do të udhëtojë drejt qytetit të Kukësit, ku do të zhvillojë seancën e fundit para takimit me kuqeblutë dhe më pas do të grumbullohen. Seanca e sotme do të zhvillohet me orarin e ndeshjes së të shtunës, pra në 14:00. Kjo sfidë do të jetë e para për kuksianët në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ndaj klubi dhe bashkia kanë organizuar një ceremoni. Madje, pritet që të jetë e pranishme edhe këngëtarja e mirënjohur, Genta Ismaili.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 21:32:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015