Vitet i kalonim si nëpër legjendat e rinjohjes, E vdisnim - TopicsExpress



          

Vitet i kalonim si nëpër legjendat e rinjohjes, E vdisnim lehtë për ideale që bartnim mbi supe, LIRIA lëmonte ditët tona deri në kryqëzim, E lahuta dridhte telat, ndërtuar prej flokut tim. Nëpër përvjetorë kryqëzonim kurmin tonë, Pikonin stalagmite vargjesh për atdheun, Sytë e diktatorëve soditnin si të çmendur, Dhe zhbënin fije-fije ëndrrën tonë të endur. Gjithë gjakun tim e derdha si lumë, Qëndresa qëndiste emblemën e lirisë, Degëzat e dheut u skuqën nga tërbimi, Ashtu si binte në tokë zemra jonë nga zemërimi. Kaq shekuj, kush tha se ikën tiranitë, Popujt janë poshtë nga yjet në qiell, Bashkë me ta rri e nxeh tërthor meridianëve, Një zjarr si popujt me emrin e nxehtë DIELL
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 19:33:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015