Vlerësimi i Tregjeve të Riciklimeve Struktura e tregjeve - TopicsExpress



          

Vlerësimi i Tregjeve të Riciklimeve Struktura e tregjeve Suksesi final i riciklimit varet nga tregjet fiks dhe të sigurt për ricikluesit. Tregjet lidhin blerësit dhe shitësit për një të mirë të veçantë. Struktura e tregjeve përbëhet nga: • Mbledhësit/Transportuesit: janë kompanitë që grumbullojnë materialet ose janë transportues; • Përpunuesit: pranojnë ose modifikojnë materialet e riciklueshëm nga burimet e banimeve ose të bizneseve, duke i thërrmuar ose duke i kokërrzuar; • Komisionerët: blejnë dhe shesin materiale të riciklueshme; • Këmbyesit: janë kompanitë që marrin materialet e ricikueshëm të papërpunuar dhe i shndërrojnë ata në materiale të përdorshëm për një prodhues; • Tregjet Fund‐Përdorues: janë sektorë ekzistues publikë ose privatë që blejnë materiale të përmirësuar nga një numër burimesh të ndryshëm dhe i përdorin ata materiale si mbështetje të vlefshme për prodhimin e produkteve të rinj. • Kompanitë Transportuese: zhvillojnë lidhje të forta biznesi me industri të ndryshme të tregut të materialeve riciklues. Tiparet strukturale Hapësirat e kufizuara, sidomos në zonat me popullsi të dendur dhe aspektet ekonomike bëjnë që shumë shpesh, kontenierët për mbetjet urbane të jenë tepër larg. Gjithashtu supozohet se lehtësirat e magazinimit, siç janë qilarët ose papafingot, që mungojnë në banesat kolektive, bëjnë që sendet e rënda e të mirëmbajtura, por që nuk duhen për një kohë të gjatë apo të dala mode (siç janë mobiliet apo pajisjet elektrike), të hidhen më shpejt sesa në familjet që jetojnë në shtëpi private. Aspekti social Një densitet i madh i popullsisë, rritje e anonimatit dhe si pasojë e kësaj një mungesë e ndjenjës individuale të përgjegjësisë janë karakteristikat më të përmendura në mënyrë të shpeshtë në banesat kolektive (pallatet) dhe që kanë një sjellje të varfër në lidhje me mbetjet. Veçanërisht, ndërtesat e populluara vitet e fundit shkaktojnë një numër vështirësish. Disa prej këtyre ndërtesave janë të larta, me një popullsi të dendur dhe me një numër të vazhdueshëm qiramarrësish ose banorësh të rinj që blejnë banesat. Ato janë zakonisht të okupuara nga banorë të ardhur nga rrethet apo zonat rurale, apo nga banorë të përkohshëm. Përveç mungesës së informacionit dhe të një tradite, e cila vjen dhe si pasojë e kohës së shkurtër të bashkëjetesës së banorëve në të njëjtën ndërtesë dhe prejardhjet e ndryshme kulturore, ndikojnë gjithashtu edhe mungesat në kosha, heqja jo e rregullt e plehrave, duke bërë që të akumulohen sasi të konsiderueshme. Strategjia dhe rrugët e përmirësimit Në mënyrë që të reduktohen pengesat e ndryshme të përmendura, janë zhvilluar strategji të ndryshme, të cilat përpiqen që të rrisin informacionin tek publiku, për kontributin individual të tyre nga njëra anë dhe të sigurojnë përshtatshmëri riciklimi nga ana tjetër. Programet e riciklimit gjithmonë përfshijnë një kombinim të çështjeve të ndryshme ‘Të bindësh njerëzit për kontributin e tyre individual”. Sistemi i tarifimit Mënyra sesi ngarkohet çdo familje me tarifë, e cila në shumë vënde të zhvilluara është variable, në vëndin tonë duket se ka ngelur në vend. Në shumë raste, banorët nuk janë shumë të vetëdijshëm për tarifën, që ata paguajnë aktualisht. Ajo në përgjithësi merret fikse dhe duke u vjelë me anë të faturave të tjera, si ato të gjëndjes civile apo faturës së energjisë elektrike, duke marrë parasysh dhe rastet e shumta, në të cilat nuk arrihet të vilet. Qëkur ata janë ngarkuar me këtë tarifë, nuk kanë më asnjë stimul për të minimizuar mbetjet urbane, duke bërë ndarjen që në burim të të riciklueshmeve ose të parandalojnë mbetjet. Sistemi modern i tarifimit Lidhja e skemës së tarifimit me peshën ose volumin është menduar se siguron një nxitje (shtytje) ekonomike, që t`u bëjë të mundur banorëve të mbrohen nga tarifimi, nëse nga ndarja në burim do të ketë më shumë materiale të riciklueshme. Ndryshe nga sistemi tradicional i tarifimit, banorët nuk do jenë të ngarkuar nga një tarifë fikse, por ngarkohen nga volumi ose pesha e mbetjeve, që ata aktualisht gjenerojnë, duke bërë të mundur që kontributi i tyre individual të kuptohet më mirë. Tarifa gjithashtu mund të përllogaritet si një kosto variabël në lidhje me volumin ose peshën e mbetjeve reziduale të gjeneruara, ose mund të bëhet një kombinim i tarifës bazë (standarte) dhe pjesës variabël. Vendosja e disa tarifave bazë mendohet se ndihmon në parandalimin e hedhjes së mbeturinave nëpër ambient përveç ndotjes së materialeve të riciklueshme. Në vendet e zhvilluara, ku janë përdorur këto sisteme janë diferencuar tre tipe sistemi: I. Mundësia e zbatimit të “Sistemit Trivial”, parashikon që çdo banesë (pallat) të ketë kontenierin e vet për mbetjet urbane, e cila zakonisht është e kufizuar në pallate dhe për një vend të përshtatshëm të kufizuar. II. Pas kësaj janë sistemet që mund t`u ngjiten kontenierëve tradicionalë, (1.1 m3), duke operuar mekanikisht ose elektro‐mekanikisht. Kontenierët janë të mbyllur, dhe duhet të hapen nga një monedhë ose kartë magnetike, ofrojnë hapësirë për një volum të paracaktuar të mbetjeve. Për të llogaritur pjesën variable të tarifës, janë regjistruar gjithashtu numri i operacioneve së bashku me volumin e kontenierëve ose është e përcaktuar pesha e përgjithshme e mbetjeve. III. Tipi i tretë janë sistemet specifike elektro‐mekanike, të cilat janë bashkangjitur kontenierëve të mëdhenj, dhe mund të boshatisen vetëm nga kontenierë të posaçëm. Eksperienca me sistemin e tarifimit ka treguar që praktikisht në çdo rast, mbetjet urbane janë më të reduktuara, ndërkohë që sasia e materialeve të riciklueshme e grumbulluar veçmas rritet pa ndonjë ndikim domethënës në ndotjen e materialeve të riciklueshme. Zakonisht është njoftuar një pakësim në vlerën totale të mbetjeve të gjeneruara, i cili mendohet të jetë gjithashtu rezultat i parandalimit të mbetjeve. Kritikët kundërshtojnë duke argumentuar se banorët tentojnë të shpëtojnë nga mbetjet e tyre urbane, duke zgjedhur akoma më shumë mënyra të padëshiruara për të kursyer në kosto. Përmendet se efekti i tarifimit është përgjithësisht i kufizuar. Ndërkohë, që njerëzit me një ndërgjegjësim të lartë ekologjik marrin pjesë në procesin e riciklimit në një nivel të lartë, madje pa as edhe një shtytje ekonomike, njerëzit me një ndërgjegjegjësim të ulët ekologjik kanë për bazë të shohin sesi të kursejnë disa para. Sipas një studimi, banorët mund të presin kursime nëse zbatimi i sistemit të tarifimit bazuar mbi peshë ose volum, redukton mbetjet urbane në volum më shumë se 1,5 kg për person në javë. youtube/watch?v=gFYr640SwCs
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 13:46:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015