Vllaznia pret presidentin Çela dhe Bashkine!! Situata në - TopicsExpress



          

Vllaznia pret presidentin Çela dhe Bashkine!! Situata në radhët e kuqebluve vazhdon që të jetë shumë e komplikuar. Mendohet se në këto ditë, do të ketë një takim mes aksionerëve të klubit, por nuk ka konfirmim. Faza përgatitore dhe kontratat e reja, ende një mirazh Qershori tashmë është lënë pas dhe Vllaznia ende nuk ka bërë asnjë lëvizje në kuadrin e përgatitjeve për sezonin e ri. Janë shumë gjëra për tu sqaruar. Së pari në mes Bashkisë Shkodër dhe presidentit- administrator Agron Çela. Elementi nga duhet t’ia nisin është ai i sqarimit të borxheve të prapambetura ndaj skuadrës dhe palëve të treta. Në radhët të parë, duhet kuptuar se detyrimet e kujt janë dhe kush do t’i paguajë. Pa e bërë këtë gjë, natyrshëm që nuk mund të nisë puna për sezonin e ri. Ajo që duhet shpresuar është që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më shpejt sepse skuadra duhej të kishte qenë e plotë sot ose nesër për nisjen e stërvitjes, për përgatitjen e sezonit të ri. Në fakt, deri më tani nuk ka asnjë lëvizje, skuadra është e përgjysmuar dhe duhen bërë shumë gjëra shpejt e shpejt, në mënyrë që Vllaznia të jetë në kohën e duhur me përgatitjet për të zënë vendin e duhur në kampionatin që nis në mesin e muajit gusht. Presidenti Çela - Ai është njeriu më optimist në gjithë këtë histori. Nëse shumëkush ka filluar ta shohë me sy kritik situatën tek Vllaznia, presidenti Agron Çela është tjetër gjë. Në një kontakt me mediat para tre ditësh, ka deklaruar se do ndërtojë një skuadër kampione. Nuk ka dhënë detaje se si do ta bëjë këtë gjë, megjithatë ka premtuar. Do kthehet nesër nga pushimet e shkurtra dhe do nisë menjëherë nga puna. Gjëja e parë që do bëjë do jetë sqarimi i pozicionit të trajnerit Bushati sepse rreth tij ka pasur shumë dilema ditët e fundit. Problemi kryesor për teknikun shkodran është ai që lidhet me sëmundjen, për të vazhduar me pozicionin ministror që mund të zërë nga shtatori në qeverinë e re. Përpos kësaj, Çela duhet të sqarojë njëherë e mirë pozicionin e tij dhe raportet me Bashkinë. Në mënyrë që rrugës, e cila sigurisht do të jetë e vështirë, të mos krijohen probleme që do ndikonin në ecurinë e skuadrës. Drejtuesit e tjerë – Nëse presidenti- administrator Agron Çela e ka thënë fjalën e tij dhe premtimin se do bëjë maksimumin për të ndërtuar një Vllazni kampione, ajo që të bën përshtypje është se drejtuesi tjetër i klubit, administratori ligjor i caktuar nga Bashkia Shkodër, Fatos Gjyrezi ka kohë që hesht. Nëse deri para një jave ka qenë fushata elektorale dhe askush nuk e ka pasur mendjen tek Vllaznia, tashmë përballemi sigurisht me një tjetër situatë. Dikush duhet të flasë në emër të klubit. Dikush duhet të përgjigjet për rrogat e prapambetura ndaj futbollistëve dhe po ashtu, të thotë edhe se çfarë do të bëhet për sezonin e ri. Nën zë pranohet se ai bashkë me drejtorin sportiv Armir Grima ditët e fundit kanë planifikuar një takim me kryebashkiakun Lorenc Luka për të diskutuar për këto çështje, por ende nuk ka asnjë informacion nëse është realizuar apo jo ky takim, kaq i rëndësishëm për të ardhmen e ekipit. Kjo për faktin e thjeshtë se askush nuk flet. Megjithatë, kjo situatë pritet të marrë zgjidhje për 2-3 ditë sepse nëse vazhdon kjo rrëmujë, atëherë pasojat do t’i vuajë skuadra në sezonin që nis muajin e ardhshëm. Vllaznia - Koha deri në nisjen e kampionatit të ri, pavarësisht se ende nuk është hedhur shorti, mendohet të jetë 6 javë. Kohë që nevojitet për fazën përgatitore, por dyshimi tek skuadra shkodrane është se ajo ende nuk është gati për të nisur stërvitjen. Ajo nuk është e plotësuar me lojtarët e duhur dhe po ashtu, janë shumë gjëra të tjera për t’u marrë vesh. Nëse ato vonojnë, pasojat do bien mbi skuadrën. Aq me tepër kur sezoni i ri mendohet të jetë shumë më i fortë. Kjo sepse formati i ri i kampionatit është me 12 skuadra dhe nga to, 4 bien nga kategoria. E rëndësishme është që Vllaznia të mos jetë njëra prej tyre, sepse në fakt në Shkodër kanë filluar ta mendojnë seriozisht këtë gjë nisur nga zvarritja e nisjes së punës për sezonin e ri.
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 06:33:00 +0000

Trending Topics



t:0px; min-height:30px;"> I must give a personal shout out to this Man indeed. I have been
Sale Alo Colorblock Open Back Tank Hot Price
BLACKHAWK! SERPA S.T.R.I.K.E. CQC Platform (Ambidextrous) Black
World of English: Okey Dokey: Origin This little phrase
EL FRACASO DE LUTERO MAY 8 Publicado por pabloeze Leyendo diversos
★★★ARINA TEL PLATINUM DIALER ★★||BD Grey

Recently Viewed Topics




© 2015