Vlorë, goditet presidenti i Skënderbeut në stadium Një - TopicsExpress



          

Vlorë, goditet presidenti i Skënderbeut në stadium Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, është goditur nga dy tifozë të ekipit të Flamurtarit pikërisht në pjesën e tribunës “VIP”. Më parë numri një i klubit të Skënderbeut është konfrontuar, por dy tifozët nuk ia kanë falur një gjest Takajt, duke e goditur atë. Në atë moment ndeshja ka qenë 1-0 për Flamurtarin. Pas kësaj presidenti Takaj ka tërhequr ekipin nga fusha. Për 30 minuta ndeshja është ndërprerë. Në ambientet e stadiumit më pas ka ardhur edhe presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika. Pas konsultimeve të drejtuesve të dy ekipeve, Skënderbeu ka rihyrë në fushë dhe ndeshja ka vijuar. Më pas Skënderbeu ka barazuar në 1-1. Dy presidentët nuk kanë qenë më në tribunë, duke u larguar nga stadiumi, kjo edhe për të shmangur çdo polemikë dhe konfrontim tjetër të mundshëm. #Jon1
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 18:52:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015