Vret vetën nga frika e "fundit të botës" Izabel Tejlor besonte - TopicsExpress



          

Vret vetën nga frika e "fundit të botës" Izabel Tejlor besonte se dita në prag të ndërrimit të viteve do të jetë fundi i kësaj bote, ndaj vendosi që të mos shkojë në shkollë, por të vdes. Nuk donte të arrinte datën 21 dhjetor 2012, e përfolur prej muajsh si dita e fundit të botës. Për këtë, u vetëvar në dhomën e saj të gjumit në lokalitetin Neston të Britanisë së Madhe, raporton NOA. Hetimi i nisur mbi vetëvrasjen nxjerr se dikush e kishte bindur keqas të miturën se më 21 dhjetor bota do të marrë fund. E zhytur në ide të tilla, vajza po e përjetonte keq këtë situatë dhe nuk ia doli dot më, u vetëvar. Prindërit e Izabel, pohuan se ata nuk kishin arritur të kapnin asnjë lloj dyshimi për vendimin fatal të së bijës, por deklaruan se: "Kohët e fundit në fakt kur hanim bukë, bëhej bisedë e gjatë dhe ajo fliste plot zell për atë që thoshte se do të ngjante më 21 dhjetor, fundi i botës." Policia gjeti në kompjuterin e të ndjerës, një mori materialesh që bënin fjalë për fundin e botës.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 18:42:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015