Vuan Barcelona, "shpërthen" Atletico Barcelonës u mjaftua me - TopicsExpress



          

Vuan Barcelona, "shpërthen" Atletico Barcelonës u mjaftua me vetëm një gol në Rozaleda përballë Malagas për të siguruar fitoren e dytë radhazi në La Liga. Ndaj andaluzianëve të dobësuar shumë në fazën sulmuese me largimin e Iskos drejt Realit të Madridit, katalanasit dominuan përgjatë 90 minutave, pasi formacioni i Bernd Shuster I mbyll në gjysmëfushën e saj. Pa Mesin dhe Buskets të dëmtuar, Gerardo Martino hodhi në fushë titullarë Sesk Fabregas dhe Aleks Song, ndërsa në vend të Dani Alvesh në krahun e djathtë të mbrojtjes u vendos Adriano. Ishte pikërisht futbollisti Brazilian ai që zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë me një goditje të kalibruar prirët me portën. Në pjesën e dytë Malaga u mundua të bënte dicka më shumë në fazën sulmuese, madje në të 68-tën pas një kundërsulmi të shpejtë portën e Viktor Valdez e shpëtoi shtylla e majtë. Barcelona rrezikoi shumë të humbte 2 pikë në minutat e fundit, pasi lëshoi shumë terren në prapavijë. Pët Atletikon e Madridit, ndeshja me Rajo Vajekanon në Visente Kalderon ngjau më shumë me një seancë stërvitore. Los Kolchoneros e shndërruan në tabelë qitjeje portën e Rajos, teksa 5 nga goditjet e panumërta drejt kuadratit përfunduan në rrjetë. Serinë e golave e hapi Garsia në minutën e 17-të, më pas në në pjesën e parë shënuar gjithashtu Diego Kosta dhe Arda Turan. Në fraksionin e dytë shënoi emrin në listën e golashënuesve edhe Tiago, ndërsa në minutën e fundit Garsia realizoi golin e dytë personal në këtë ndeshje. Një sinjal I qartë ky që formacioni I Diegoi Simeones I jep Barcelonës tri ditë para ndeshjes së kthimit të Superkupës së Spanjës që do të zhvillohet në Kamp Nou.
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 14:04:13 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015