Vullnet Mato TRADHTIA E LEJUAR Unë dashuroj valëzën e - TopicsExpress



          

Vullnet Mato TRADHTIA E LEJUAR Unë dashuroj valëzën e internetit, gruaja do marrëzisht televizorin. Prej tyre s’na shkul dot as kiameti, kur tradhtojmë me kuçkën e horrin. Kësisoj të heshtur, ne urtë e butë, shijojmë burra dhe gra virtuale. Unë e tradhtoj gruan në facebook, Ajo ma dredh mua në disa kanale. Sipas Biblës e Kuranit quhet tradhti, kur mendon një grua a burrë të huaj, ose kur të pëlqen dhe e ndjek me sy, sepse bën mëkat njësoj, pothuaj. Joshësit brazilianë mustaqespicë, po ma çojnë gruan deri në lotim. Mua më trokon zemra me patericë, kur vajzat shkruajnë: “O shpirti im!” Shyqyr zotit këto dy lloj dashuri, mbeten mbyllur brenda ekranit, ndryshe do plaste sherri në shtëpi dhe çdo ditë me ne do bëhej nami. Por ndonëse të pavarur e të lejuar, zgjedhim të lirë në kutitë e qelqit, pasi dëshirat vetjake kemi votuar, ndjenjat shkojnë në favor të dreqit...
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 20:37:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015