Vëllazëria e deshtuar: -Si shkak i pa maturisë së tyre i - TopicsExpress



          

Vëllazëria e deshtuar: -Si shkak i pa maturisë së tyre i shkatërrun vëndet islame dhe në fund thonë: Po e mbrojmë Islamin dhe muslimanët! -Islami nuk identifikohet përmes vëllazerisë së deshtuar, por ata duhet të identifikohen me Islam. -Nuk është luftë mes Islamit dhe Kufrit ajo që po ndodh në Egjipt, mirëpo, është luftë dhe përplasje për karrigë (pushtet). -Kryengritja sipas Ehlus-Sunetit është e ndaluar, kurse është e lejuar tek: 1-Vëllazëria e deshtuar; 2-Havarixhët (Tekfircat); 3-Ibën Sebe’e elJehudi (një parim të njëjt kanë tre grupet veç dallon menyra e realizimit). -I akuzojnë të tjerët me mosbesim dhe hipokrizi në përgjithesi pa fakte, e harrojnë së kjo gjë është e ndaluar me Islam në gjuhen e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem: “Kush i thotë vellait të vet: O Kafir! Veç së e ka kapur njërin prej tyre (akuzuesin apo të akuzuarin)” -Gjykojnë me epsh dhe hamëndje. Deri dje, sa ishin në pushtet Vëllazeria e deshtuar, kjo ushtri e Egjiptit ishte në mesin e tyre e edhe Sisi, të gjithë ishin muslimanë sipas tyre!!! E tash dolen pa besimtarë, kjo tregon së nuk kanë parime në çështjen e tekfirit, mirëpo, veç fjalë të kota dhe akuzime të pa baza. -Nuk e kanë dertin e gjykimit me sheriat, mirëpo qëllimin e kanë veç me marr pushtetin e me i perhap bindjet e Vëllazëris së deshtuar, këtë e kanë deshmuar në shumë vënde e po ashtu edhe në Egjipt në kohën sa qeverisen. -Nuk shpetoi as sheriati prej fjalëve të kota të tyre si p.sh. “Nuka ka dallim mes muslimanit dhe krishterit”!! “Nuk është Islami veç me pre dorë dhe me rrah me kamgjik”!! “Vëllezërit tonë Kiptas”!! “Vëllezërit tonë shia” etj etj. -U bën të parët në Egjipt për hapjen e marrëdhenjeve me Iranin, me shtetin të cilin e kanë themeluar jo muslimanët. Që sa kohë asnjë president i Egjiptit nuk e kishte shkelur tokën e megjusijve (mushrikinëve të Iranit), e Mursi e bërë këtë, e vizitoi shtetin i cili nuk kursen asgjë për t’i ndihmuar rrafidive në Siri dhe Jemen për të vrarë suni në këto dy vënde. -Prej që erdhen në pushtet Vëllazeria e deshtuar, në Egjipt, filloi të thirret Ezani sipas menyres së rrafidive në disa xhamija, u hapen disa Husejnijate (tempuj adhurimi të rrafidive-për të bërë shirk), e shfrtyezuan gjendjen e ligsht ekonomike në disa fshatra dhe kështu ata e përqafuan rrafidizmin. -Asgjë nuk kanë ndryshuar nga ligjet e parlamentit të Egjiptit që kanë qenë në kohën e Mubarakut, me përjashtim që i kanë demokratizuar me shumë! Dhe në fund pretëndojnë së janë me muslimanë se të tjerët! -Për ato ligje që ishin në kohen e Mubarakut e që e akuzonin me mosbesim, nëse nisemi nga parimet e tyre edhe ne duhet t’i akuzojmë ata, mirëpo, në kemi parime që burojnë nga Kurani dhe Suneti e jo nga pikat e Hasan elBenas, apo Sejid Kutubit, kështu që jemi të matur në këtë çështje dhe nuk flasim kotë. -Përveç parimeve të tyre që e kanë burimin nga çifutët siç është: “Njeti e arsyeton mjetin” tash filluan edhe me simbole të Masonëve, siç është ngritja e katër gishtave! -Përmes rrugëve dhe metodave të jo muslimanëve deshirojnë jetsimin e sheriatit, gjë që nuk ka mundësi. -Traditat e përsianëve dhe romakëve, siç janë kryengritjet dhe protestat i krahasojnë me xhihadin në rrugën e Allahut, Allahu na ruajtë! -Qëndrimin në sheshin Rabija e konsideruan me të mirë së sa Itikafin në dhjetë diteshin e fundit të ramazanit në xhami. -Largimin nga protesta e krahasun me ikjen nga fronti. -Daljen e grave në rrugë e bën hallall, edhe pse Allahu i lartësuar ka thënë: “Qëndroni në shtëpitë tuaja” -Përzierjen e burrave dhe grave po ashtu e bën hallall, edhe pse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka ndaluar. -Iu përgjasuan jo muslimanëve gjatë veprimeve të tyre edhe pse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush i përgjason një populli, ai nuk është prej neve” E shumë e shumë katrahura të tjera, a pas gjithë kësaj me hesht, a pas gjithë kësaj ka dikush që i arsyeton?! Vërtetë, vetëm Allahut të lartësuar i takon suksesi! Përgatiti: Besim Gjelaj
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 10:51:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015