Vëzhgim mbi koalicionin-autogol të së majtës së - TopicsExpress



          

Vëzhgim mbi koalicionin-autogol të së majtës së përçarë Kohet e fundit koalicioni shumë i përfolur i PS dhe LSI ka shpërthyer si një eksplozion ne dyert e politikes shqiptare. Ne baze te disa arsyetimeve logjike, po të kthehemi pas ne kohe dhe te bejme nje analizë, ky koalicion duket si një dhurate e Rames per Berishen. Së pari, PS u fut ne koalicion me LSI se Rama kuptoi me ne fund se i vetëm ai nuk ka asnjë mundesi per fitore si lider dhe po konfirmohet si politikan tepër i dobet, pasi PS me Ramen (të vetem) nuk ka asnjë mundesi te largoje nga pushteti PD e Berishen, mbas 8 viteve qeverisjeje. Ky arsyetim sado qe ne pamje te pare duket disi përgjithësues mbeshtetur ne teza te thena, ne fakt ka ne thelb nje te vertete te thelle dhe themelore. Mbi bazen e këtij arsyetimi qendron fakti qe akuzat ndaj Ramës, te cilat i jane adresuar Berishes jane te pavërteta dhe kete Rama e provoi me bashkimin me nje pjesë te qeverise “Berisha”. Piksedyti, duke bere kete koalicion ideologjik, Rama ka krijuar nje konfuzion te madh ne elektoratin e majte. Ky konfuzion eshte krijuar per arse se, gjate 4 viteve te fundit akuzat e Rames ndaj qeverise kane qene te fokusuar tek Ilir Meta. Kujtojme ketu videon e manipuluar te Ilir Metes, e cila ishte dhe arsyeja pse Rama organizoi 21 janarin. Gjithashtu kujtojme dhe akuzat e Rames per Ministrin e Ekonomise dhe Ministrin e Shëndetësise se këtij kabineti. Te dy keto ministri kanë qene ne nje sulm sistematik nga PS, e cila i quante te dështuara dhe te korruptuara. Ky arsyetim, kjo goditje e përqendruar e sulmeve te Rames ndaj nje pjese te kabinetit qeveritar, na fakton qe me kete logjike, pjesa e qeverise “Berisha”, e cila mbulohej nga PD ka rezultuar e suksesshme, nderkohe qe pjesa e cila kontrollohej nga LSI ka qene e korruptuara (gjithmonë duke u mbështetur tek arsyetimi i kryetarit te Partisë Socialiste). Por sigurisht qe e vertetea eshte krejt ndryshe, por ne mendjen e syte - por ne syte e elektoratit te PS – keto ministri kane qene jo te suksesshme. Mbeshtetur ne kete arsyetim, ne kete logjike faktesh e ngjarjesh, ekziston nje mundesi qe elektorati i PS nuk do te votojë as majtas e as djathtas, por do të abstenojë. Ne kete menyrë Edi Rama i dhuron nje mundesi te shkëlqyer Berishes, qe te paraqitet si nje parti opozitare dhe jo qeveritare, qe i heq PS edhe ate pak avantazh qe zotëronte dhe mund ta perdorej per te fituar zgjedhjet e 23 qershorit, tashme te humbura. Nje episod tjetër shumë i rendesishëm edhe shume i dhimbshëm per shtetin dhe akoma me tragjike per disa persona eshte 21 janari. Rama e urdhëroi elektoratin e tij ne nje protestë te pakontrolluar ne dijeni te fortë per rrezikun qe nje protestë e tille mund te shkaktojë qoftë per qeverinë, shtetin, por sidomos për socialistet e tij, qe duhet thenë se treguan nje besnikëri te madhe ndaj PS, por gjithashtu treguan edhe naivitet, pasi menduan me të vertetë se protesta behej per ta, nderkohe qe protesta behej per Edvinin. Me kete koalicion Rama gjithashtu provoi se ishte ai dhe vetem ai faktori dhe organizatori; krimineli i asaj tragjedie, e cila nuk do te harrohet kurre nga populli shqiptar, pavarsisht se Partia Socialiste me paturpesinë me të madhe e ka harruar (pasi tashme 4 viktimat nuk jane me të nevojshme). Ky vendim i Rames provoi gjithashtu qe Rama i perdori njerzit e 21 janarit vetem dhe vetem qe te vijë dhe te ulet ne karriken e kryeministrit, pasi tani per te eshte berë si nje kapriçio e nje femije te vogel dhe jo me per te ndertuar nje Shqiperi te europianizuar. Gjithashtu Rama provoi me kete koalicion se mosvotimi i tre ligjeve ishte thjesht qe Shqiperia mos te futet ne BE perpara se Rama te behet kryeminister qe meritat mos t’i shkojnë Berishes, i cili ne fakt e meriton. Por çka eshte me e thellë Rama nuk i donte qe këto merita t’i shkonin as Ilir Metës sepse ai i trembet faktit qe nje ditë forca me e madhe e majtë ne vend mund te jetë LSI. Ne përgjithësi, ky koalicion tregon qe Rama i ka përdorur njerëzit si mish per top qe Edi Rama eshte gati te bejë koalicion me ata njerëz qe i shef si të korruptuar, per interesat personale te tij. Vëzhgimi ashiqare qe mund te bejme eshte fakti se Edi Rama nuk pat asnjë besnikëri ndaj elektoratit te majtë qe ne opozitë dhe jo me ne pushtet. Per këto arsye, të duket se Berisha po perfiton dhe do të perfitoje akoma me shume më 23 qershor, pasi nje pjese e kësaj fitoreje po i dhurohet nga Edi Rama. Nga ana tjetër duket se prej koalicionit te ri do te forcohet vetem LSI, nje gje e mire per vendin, pasi ajo eshte nje force e re. Gjithsesi, faktori LSI s’do te mund te mbulojë gafat, tradhtite dhe mungesen e vizionit te Edi Rames. Rama ka treguar se eshte nje humbes kronik ne politiken shqiptare, pasi vetë ai ka humbur tre here ne zgjedhje. E ne sfiden e re, po te llogarisim “kontributet” e opozicionit, me puçet kunder nje shteti totalisht legjitim, me greva urie ku grevistët dilnin me të shëndetshëm se kur u futën në grevë, me bllokimin e punimeve te parlamentit, me protestën e dhunshme të 21 janarit, gjithçka ka marrë nje përgjigje legjitime nga populli më 2009-n dhe në zgjedhjet lokale të 2011.... Dhe tani do të marrë edhe një rikonfirmim më 23 qershor
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 19:58:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015