Waterbury nderon STRUGANIN me titullin Mayor of the Day Qyteti - TopicsExpress



          

Waterbury nderon STRUGANIN me titullin Mayor of the Day Qyteti Waterbury në Connecticut ka nderuar një emigrantë shqiptare me titullin “Mayor of the Day”. Shqiptari me origjinë nga Struga, Ismail Vinca është i nderuar me këtë çmim, ndërsa pati rastin që atë ta pranojë me rastin e shënimit të 101 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Waterbury si komunë bashkërisht me komunitetin shqiptarë disa vite me radhë shënon përvjetorët e pavarësisë së shtetit shqiptar. Me këtë rast është ngritur flamuri kombëtar në shtizën e lartë të bashkisë. Shënimi i 28 Nëntorit, është bërë tashmë një traditë, e vjetër për qytetin e Waterbury, për të bërë për Kryetarin e Ditës një anëtarë nga komuniteti shqiptarë , duke nderuar me këtë rast edhe atë diversitetit etnik të këtij qyteti i dalluar në SHBA, për traditën dhe tolerancën në këtë qytet . Neil M. OLeary, kryetari i Bashkisë së Waterbury i dha këtë titull Ismail Vincës, duke vlerësuar kontributin e tij për bashkinë dhe komunitetet. Në Connecticat jetojnë për rreth 20 mijë shqiptarë në Stamford, Hartford , Waterbury dhe Danbury, por ky shtet federal përveç shqiptarëve etnikë, ka edhe komunitete tjera që jetojnë si iralendë, italianë, francezë, kanadezë, etj. Zymer Kaliqi, kryetar i Komunitetit Hasan Prishtina në Waterbury të Connecticut është i entuziamuar për ngritjen e flamurit kombëtar dhe ceremoninë e dhënies së titullit për këtë ditë Mayor of the Day të një shqiptari në këtë qytet, një traditë 36 vjeçare që ndjek bashkia e këtij qyteti me ne shqiptarët për të respektuar Ditën e Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. “Vetë pjesëmarrja e autoriteteve më të larta të Connecticut, guvernatori, senatoret dhe kongesmenët, në festën tonë kombëtare 28 Nëntorin e pavarësisë, dhe një numër i udhëheqësve lokal dhe shtetëror, tregon atë se jo vetëm ne kemi bërë një traditë, por se jemi duke përforcuar për çdo ditë edhe ato lidhjet e mira që kemi ne komuniteti shqiptarë me këta lider amerikan, shprehet zoti Zymer Kaliqi, kryetar i Kuminitetit Hasan Prishtina në Ëaterbury të Connecticut. Një nga presparët e Amerikës, Tasim Tasimi, thotë se : “respekti që i bënë për 36 vjet bashkia e Waterburyt, për ti dhënë titullin Kryetar Bashkie i Ditës - Mayor of the Day një shqiptari më 28 Nëntor, mendojë që është për të treguar sesa e vlerëson bashkia e qytetit komunitetin shqiptarë”. Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Neë York, Ambasadori Bekim Sejdiu theksoi se vlerëson këtë mirënjohje nga ana e kryetarit të bashkisë Neil M. OLeary për shqiptarët dhe festat e tyre kombëtare. Ismail Vinca ka lindur në vitin 1956 në Veleshtë të Strugës. Në vitin 1974 , në moshën 17 vjeç , Ismail Vinca emigroi në SHBA duke filluar aty një jetë të re. Menjëherë pas kësaj , gruaja e tij u bashkua me atë në atë që thirret American Dream - Endrra Amerikane, e cila ishte bërë shpejt një realitet për familjen Vinca . Ismail dhe gruaja e tij Zulfiret kanë qenë të martuar për 36 vjet dhe kanë tre fëmijë, dy djem, Dritar dhe Shefki dhe një vajzë , Ardita . Ismaili u bë një qytetar i SHBA në vitin 1980 dhe ka punuar në biznese si restorante që nga viti 1982 . Që atëherë ai ka qenë një njeri i suksesshëm i biznesit dhe sipërmarrës restorantesh . Si një anëtar themelues i Komunitetit shqiptar Hasan Prishtina , Ismail ka punuar pa pushim për të ndarë kulturën shqiptare me qytetarët e Waterbury. Ismail aktualisht militon në Bordin e Qendrës Komunitare Hasan Prishtinës.
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 15:38:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015