Wenger: Ferguson mund të kthehet . Bosi i Arsenalit, Arsene - TopicsExpress



          

Wenger: Ferguson mund të kthehet . Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai nuk do të ishte i befasuar në rast se Sir Alex Ferguson vendos që t’i kthehet menaxhmentit në futboll. Legjendari skocez dha dorëheqje nga posti i menaxherit të Manchester United në fund të sezonit të kaluar, por francezi legjendar i Arsenalit thotë se homologu i tij mund të rikthehet. “Pas gjashtë muajsh do të dini më shumë nëse ai do të rikthehet apo jo. Ju nuk mund ta përjashtoni këtë mundësi”. “Është e vështirë të marrësh një drogë për 30 vjet dhe krejt rastësisht të heqësh dorë prej saj”, ka thënë Wenger.
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 20:25:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015