Xhamia e Haxhi Et’hem Beut Xhamia e haxhi Et’hem Beut është - TopicsExpress



          

Xhamia e Haxhi Et’hem Beut Xhamia e haxhi Et’hem Beut është e vetmja ndër tetë xhamitë e shek. XVIII-XIX të ndërtuara në Tiranë që e shohim ende sot. Sipas mbishkrimeve që përmban xhamia e Haxhi Et’hem Beut, themelet e saj i vuri në fund të shek. XVIII Molla Beu, kurse faltoren e plotësoi biri i tij, Haxhi Etëhem Beu në çerekun e parë të shek. XIX. Sipas mbishkrimit që përmban vetë xhamia, themelet e faltores i vuri Molla Beu në vitin 1207 ‘h (1794-1795), i cili arriti të ndërtonte xhaminë deri në përfundimin e kubesë, pa mundur të plotësonte minarenë dhe të përfundonte sofanë (portikun, hajatin), suvatimet dhe dekoracionet mbasi vdiq. I biri Haxhi Etëhem Beu e plotësoi duke përfunduar xhaminë e çatinë, duke ndërtuar minarenë e sofanë dhe duke e zbukuruar me piktura e ornemente. Faltorja përfundoi së ndërtuari në vitin 1236 ‘h (1820-1821). Xhamia qëndron mbi themele në formë kuadrati me gjatësi e gjerësi 18,70 x 16, 10 m, pra zë një sipërfaqe prej 301 metrash ketrorë. Është ndërtuar me gurë të prurë nga fshati Shtish – Tufinë që ndodhet në afërsitë lindore të Tiranës. Asnjë nga të katër fasadat nuk i ngjan njëra – tjetrës. Tipi i xhamisë është me sofa (portik), e cila ndodhet në formë L në anën veriore e lindore të faltores. Sofaja është rrethuar nga ana e jashtme me 16 kolona prej gurësh monolitë 2,90 m të lartë, secila me nga një kapitel korinthik prej 0,60 metra dhe me një bazament prej 0,25 metra. Mbi kolonat e rrumbullakta qëndron një harkadë e përbërë prej 15 harqesh (7 në anën lindore, 5 në anën veriore dhe 3 në anën perëndimore) jo në formë të mprehtë (jo me majë), siç e kërkon tradita islamike, por në formë gjysmë rrethi, i përhapur në Shqipëri që në kohët antike, i ngjashëm edhe me harqet e kishave, element ky i cili si dhe kapitelet dëshmojnë se mjeshtri arkitekt ka respektuar traditën vendase. Kolonat janë ë pajisura me kapitele të dekoruara me ornamente motivesh vegjetale, (gjethe akanthi) të skalitura në reliev, të cilat vetëm tek-tuk i ngjajnë njëra – tjetrës. Kolonat janë të lidhura midis tyre me kangjella prej hekuri. Hyrje e sofasë (portali i jashtëm) si dhe hyrja në faltore (portali i bremdshëm) ndodhen në anën veriore të xhamisë. Brenda faltores në anën jugore ndodhet mihrabi (altari në formë cilindrike të zvarguar në mur); në të majtë të mihrabit është minberi (katedra). Përkundrejt tyre është mafili që zgjatet në krejt anën veriore të faltores, i mbështetur mbi dy pilastra guri të berdhë me kapitele gjithashtu të dekoruara. Flatorja ka 18 dritare në dy rreshta horizontale, të cilat në numrin më të madh i japin asaj një dritë të kufizuar për të krijuar një ambient mistik. Nga jashtë kubeja e cila ngrihet mbi një pullaz me bazament tetëkëndësh, respekton stilin arabik. Minareja mbështetet mbi një kullë të veçantë, gati të shkëputur nga faltorja 2,25 metra e gjatë, 2 metra e gjerë dhe 9 metra e lartë. Kulla është e përbërë prej 37 rreshta gurësh.
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 15:03:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015