Xhungël në Drenicë! Skandaloze: Kryeministri i vendit së - TopicsExpress



          

Xhungël në Drenicë! Skandaloze: Kryeministri i vendit së bashku me ish-shefin e SHIK-ut dhe nënkryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, kanë shkuar dje në Llaushë dhe e kanë frenuar që të mos shpërthejë në skenë Gani Geci, duke ia treguar emrin e atij vrasësit (politika) që ka dhënë urdhër për vrasjen e tij. I kanë treguar se nuk është Azem Syla ai që ia ka planifikuar vdekjen e përgjakshme Gani Gecit, por i kanë thënë se vrasësi fantom është një politikan i një partie tjetër politike-dhe Gani Geci u ka besuar. Pra, kryeministri i vendit, e ka ditur dhe e ka mbajtur të fshehur para drejtësisë emrin e personit që ka dhënë urdhër për tentim-vrasje dhe për vrasje të pasluftës. Kryeministri nuk e ka denoncuar te organet e drejtësisë këtë politikan, urdhërues vrasjesh politike në Kosovë, përderisa rreziku e ka prekur në dajë! Duke e e zbuluar se e ka ditur emrin e urdhëruesit të vrasjeve politike dhe e ka mbajtur fshehtë, dhe duke mos e lajmëruar në polici atë vrasës potencial, por duke e lajmëruar në policinë private te Gani Gecit, kryeministri Thaçi nuk e ka vrarë askend, por e ka vrarë veten. Ky është rasti i parë që një nip vetëvritet moralisht për dajën e tij. Ku është prokuroria?!
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 12:43:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015