Ylli amerikan, Rihanna, ka bërë një paraqitje befasuese gjatë - TopicsExpress



          

Ylli amerikan, Rihanna, ka bërë një paraqitje befasuese gjatë koncertit të Jay-Z dhe Justin Timberlakë para publikut të Yahoo! Wireless Festival në Londër. Rihanna i ka elektrizuar fansat kur u ngjit në skenë në mënyrë shumë të pa pritur, e ku iu bashkua Jay-Zs dhe Justin Timberlake për të kënduar hitin e madh “Run This Town”. Rihanna shprehu kënaqësinë pas performancës duke u shprehur në Twitter se ajo kaloi shumë mirë dhe se ishte fillim i turneut “Legends of the Summer” të Jay-Z dhe Justin Timberlake. Koncerti i reperit dhe i këngëtarit amerikan filloi me duetin e tyre “Holy Grail” nga albumi i ri i Jay-Z dhe përfundoi me bashkëpunimin e tyre “Suit&Tie”. Ata kënduan për dy orë hitet më të mëdha të tyre para publikut britanik. Performanca tjera në ditën e fundit të festivalit të madh kanë bërë edhe Rizzle Kicks, Big Sean, A$AP Rocky dhe Nas.
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 07:42:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015