Ylli argjentinas Lionel Messi nuk është i kënaqur me skuadrën - TopicsExpress



          

Ylli argjentinas Lionel Messi nuk është i kënaqur me skuadrën e Barcelonës, shkruan të hënën gazeta spanjolle "AS". Messi, 26-vjeçar, është shumë i pakënaqur me mungesën e përkrahjes nga Barcelona për familjen e tij pas problemit që i shfaqën autoritetet spanjolle për evazion fiskal. "Messi nuk është aspak i kënaqur. Ai është shumë i zhgënjyer me mënyrën se si është sjellë Barcelona pas problemeve që pati me autoritetet e tatimeve", ka thënë një burim i gazetës spanjolle. "Ai është çuditur se si askush nga Barcelona nuk ka dhënë një deklaratë për këtë rast dhe nuk e kanë përkrahur. Messi është shumë i zhgënjyer me këtë veprim të krerëve të Barçës". Messi është akuzuar për shmangie të tatimeve dhe gjatë muajit shtator pritet të dalë para gjykatës në Barcelonë.
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 21:13:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015