Ylli i Hollywoodit, Tom Hanks ka bërë të ditur se vuan nga - TopicsExpress



          

Ylli i Hollywoodit, Tom Hanks ka bërë të ditur se vuan nga sëmundja e diabetit. Fituesi i çmimit Oscar i ka thënë gazetarit David Letterman se mjekët e kanë diagnostifikuar me diabet të tipit 2, lloji më i shpeshtë i kësaj sëmundjeje, që godet dhjetëra miliona njerëz në botë, transmeton REL. Hanks, 57 vjeç, ka thënë se sëmundja është e kontrollueshme, por ka bërë shaka duke thënë se të gjithë do të vdesin një ditë. Hanks e dha intervistën në kuadër të promovimit të filmit të tij “Captain Phillips”, që bazohet në kidnapimin e një anije tregëtare amerikane nga piratët somalezë, në vitin 2009.
Posted on: Thu, 10 Oct 2013 07:30:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015