Z. Goga qe te deshmon njeriu se sa eshte musliman apo ndonje - TopicsExpress



          

Z. Goga qe te deshmon njeriu se sa eshte musliman apo ndonje besimtar tjeter nuk ka nevoje te veje ,,kapuç,, e as mjeker sikur se ju, por as nuk ka nevoje qe femrat te mbulohen te tera si ne kohen e mesjetes dhe e kunderta nuk ka nevoje as per veshje te degjeneruar. Tek e fundit ne jemi komb shqiptar dhe cilesi kryesore e jona eshte ajo qe tregon per origjinen tone te perbashket eshte gjuha amtare(gjuha shqipe). Gjuha eshte ajo me te cilen ne paraqesim identitetin kryesor si komb. Ne sot kemi 2-3 besime dhe varesisht prej pushtuesve se kush na ka sunduar edhe na jane imponuar fete. Te gjithe jemi pasardhes te Ilireve, popull me origjinen me te lashte ne Ballkan dhe Evrope. Te tjeret kane ardhe pas nesh dhe mund te themi se civilizimi dhe qyteterimi ka filluar nga ne. Por çfare ti besh kemi qene popull me pozite strategjike shume te rendesishme, andaj dhe kemi perjetuar shume luftera dhe kemi patur shume armiq e jo pse kemi qene race e keqe, e kunderta ekziston. Eshte normale njerezit te mbajne fene te ciles i jane bindur, por nuk eshte assesi normale e as patriotike e as kombetare te shkaktohen divergjenca e perqarje ne mes te vellezerve te kombit tone kudo qe jane ne bote. Kete strategji e kaner perdorur gjithemone armiqt tane per te na perqare si komb e per te na nenshtruar me lehte. E sot eshte turp per ne ta perqajme vetveten permes pikepamjeve fetare dhe dallimeve te hapura permes veshjes apo sjelljes se individeve te caktuar. Te tillet kane tendence dhe historine te na nderrojne.Per ta dhe Skenderbeu yne i lavdishem ka filluar te behet i huaji, per disa me me rendesi eshte feja se sa kombi.............Ju lutemi bota nuk na njeh permes fese, por permes kombit, shtetesia jone e formuar na njihet permes kombit....................................Pra kombi yne SHQIPTAR i kemi tri besime: musliman, katolik dhe ortodoks, por te gjithe jemi shqiptar, kemi nje gjuhe dhe nje gjak, kemi nje teritor te perbashket qe e kemi trasheguar me shekuj. Shume armiq deshen te na coptojne e perqajne ne menyrat me barbare, por nuk munden kurre te na shuajne. Ne jemi njohur gjithemone per tolerancen nderfetare ne mes veti si komb. NUk e kemi lene kombin e gjuhen, e traditen e as vatanin tone pas dore per asnje fe...................................Mos e shtremberoni historine, mos ta humbim veten, kemi qendruar ne çdo furtune e tani nuk dijme se çka eshte e jona e çka jo................................................................Une nuk njoh shume imam apo hoxhallar e as predikues te feve, por kishte qene mire qe ata qe japin shpjegime per fene, le te japin vetem per fene e mos te perzihen ne histori kombetare. Historianet, akademiket historian duhet me shume te japin shpjegime rreth ketyre temave me fakte e argumente. ..................................................................Po e perfundoje me nje citat timin:................... ,,Njeriu mund te shortoj nje peme nga e egra ne bute apo e kunderta.Prej saj fillojne sythat e ri, por mos harroni se trungu nuk ndryshon kurre, eshte i njejti, kultivohet ne te njejten toke, thithe ajerin, merre diellin ne token e vete si gjithemone..... Edhe ne jemi shortuar shume here nga armiqt shekullor, por kemi nje trung, nje toke , nje gjuhe, nje tradite. Tokat tona jane njomur me gjak edhe para Skenderbeut Legjendar e gjer me sot te Lufta qlirimtare e UQK-se. ............................Eshte absurde te beni dallime ne mes njerezve te kombit, eshte shume absurde te vishen femrat si ne kohen e mesjetes apo meshkujt me ato veshjet e tyre. Nese ne i jemi bindur fese muslimane mund ti mbajme te gjitha, por nuk ka nevoje qe edhe me stilin e veshjes tu ngjajme vendeve arabe e vendeve te tjera muslimane. Ne kemi veshjen tone tradicionale, por dhe duhet bartur veshjet komode siq eshte krejt bota civilizuese..........Mos i merrni te dy ekstremet te veshur si ne mesjete apo te zbuluar deri ne degjenerim. Te rinjte e te rejat duhet veshur normalisht si krejt bota e qyteteruar. Nuk mund te jete me musliman ai qe mbulohet ne krahasim me tjetrin qe eshte vete zemra e muslimanit me karakter e me obligime te fese, por qe nuk mbulohet.........Mos mbillni primitivizma ne vendet shqiptare ne shekullin e 21-te...........................Ku jane historianet ,akademiket qe nuk japin shpjegime me qarte. Mos lejoni indoktrinimin e popullit e sidomos rinise qe jane fidanet e perterirjes se popullit.... Respekte per te gjithe bashkekombesit e mi kudo qe jane ane e mbane globit tokesor.......
Posted on: Mon, 17 Jun 2013 20:45:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015