ZGJOHUNI! 2007-11 Arsye për të besuar te Bibla 1. Saktësi - TopicsExpress



          

ZGJOHUNI! 2007-11 Arsye për të besuar te Bibla 1. Saktësi historike Zor se do t’i besonim një libri që ka pasaktësi. Mendoni sikur po lexoni një libër të historisë së kohës së re, ku thuhet se Lufta e Dytë Botërore u zhvillua në vitet 1800 ose që presidentin e Shteteve të Bashkuara e quan mbret. Nga këto pasaktësi, a nuk do të dyshonit nëse mund t’i besonit këtij libri? ASKUSH nga ata që kanë ngritur dyshime për Biblën, nuk e kanë hedhur dot poshtë saktësinë historike të saj. Ajo flet për njerëz që kanë ekzistuar dhe ngjarje që kanë ndodhur vërtet. Njerëz. Kritikët e Biblës vunë në dyshim ekzistencën e Ponc Pilatit, guvernatorit romak të Judesë që e dorëzoi Jezuin ta vinin në shtyllë. (Mateu 27:1-26) Prova që dëshmon se dikur Pilati ishte sundimtar i Judesë, gjendet e gdhendur mbi një gur. Ky gur u zbulua në qytetin-port mesdhetar të Cezaresë, në vitin 1961. Përpara vitit 1993 nuk kishte prova të tjera përveç Biblës që mbështetnin faktin se ka ekzistuar vërtet Davidi, bariu i ri dhe trim që më vonë u bë mbret i Izraelit. Megjithatë, atë vit, arkeologët zbuluan në veri të Izraelit një gur bazalti, që datonte në shekullin e nëntë p.e.s. Ekspertët thonë se në të janë mbishkruar shprehjet «Shtëpia e Davidit» dhe «mbreti i Izraelit». Ngjarje. Deri kohët e fundit, shumë studiues dyshonin për saktësinë e tregimit të Biblës që kombi i Edomit luftoi kundër Izraelit në kohën e Davidit. (2 Samuelit 8:13, 14) Ata thoshin se asokohe Edomi ishte veç një popull barinjsh dhe deri shumë kohë më vonë nuk ishte i organizuar mjaftueshëm dhe as kishte fuqinë që të kërcënonte Izraelin. Por, sipas një artikulli të revistës Biblical Archaeology Review, gërmimet e kohëve të fundit tregojnë se «Edomi ishte siç thotë Bibla, një shoqëri e organizuar shumë më parë [nga sa mendohej]». Tituj të saktë. Gjatë 16 shekujve që u shkrua Bibla, në arenën botërore u shfaqën shumë sundimtarë. Kur Bibla flet për ndonjë njeri me pushtet, gjithmonë përdor titullin e saktë që mbante ai. Për shembull, ajo përdor terma të saktë kur e quan Herod Antipën ‘qeveritar krahine’, kurse Galionin, «prokonsull». (Luka 3:1; Veprat 18:12) Tek Ezdra 5:6 flitet për Tatenain, guvernatorin e provincës së Persisë «matanë Lumit», pra lumit Eufrat. Në një monedhë të shekullit të katërt p.e.s. shkruhet diçka e ngjashme, duke e identifikuar guvernatorin pers Mazausin, sundimtar të provincës «matanë Lumit». Saktësia që vërehet në hollësi të vogla në dukje, nuk është pa rëndësi. Nëse mund t’u besojmë shkrimtarëve të Biblës edhe në hollësi të vogla, a nuk duhet të na e forcojë besimin kjo për gjërat e tjera që shkruan?
Posted on: Tue, 12 Nov 2013 12:48:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015