ZHURMA MJEGULLUESE NË PRAG TË ZGJEDHJEVE LOKALE Moti filluan - TopicsExpress



          

ZHURMA MJEGULLUESE NË PRAG TË ZGJEDHJEVE LOKALE Moti filluan drekat e darkat e majme dhe plot sherr,mes krerëve partiakë,hyzmeqarëve dhe myhybëve të tyre, për ta bërë ndonjë Pazar në kulm të konspiracionit,por me kujdes që të jetë levërdisës për të gjitha palët në konflikt“ tregtie!Gjë e pamundur!Në pazare sekrete gjithmonë njeni shkepon,kurse tjetri,më xhamaz fiton,së pakut ashtu i duket.Më sa unë kuptoj,në këto pazare do të ketë humbës,pa asnjë fitues,që do t`i fryjnë kauzi politikës deri në gjunjzimin e saj. Problemi është se te ne të gjithë partikët e preferojnë vendin e parë,pa i konsultuar kushtet e mundësitë.Në lojën,fund e krye hile,do ta hanë njëri-tjetrin. Një anekdotë për ilustrim: KAU E HANGËR KAUN * Një katunar kishte pasë kijet (qetë),por nuk vinin fort çift.Njeni ishte më i madh dhe i majm,ndërsa tjetri i vogël dhe i zajft.Kur i çoi në Pazar nuk mundi t` i shes të dytë,por e shiti vetëm kaun e majm.kah kthehet udhës ky kau zabun tërhiqej kah lumi për të pi ujë.Ky lakohet dhe e then pak akullin,ndërsa paret e pazarit që i kishte lanë në xhep të këmishës,i ranë n`ujë dhe i përbiu kau bashkë me ujë.Kur vie në shtëpi,poe vesin:-A e shite kaun tjetër,a ku asht?-Jo nuk e shita por e hangër kau kaun. Ta shohim se cili ka, ka për ta hanger shoqin apo do të lidhen të dy në një grazhdë.Edhe shkuarja bashkarisht e dy liderëve në SHBA,nuk është pa hile dhe pa psoja që do t`i ndjejmë më vonë.Lideri i PDK- i partisë në pushtet dhe kryeministri i Pykës (shtetit Pykë) Hashim Thaçi bëri një udhëtim enigmatik në SHBA bashkë me krytarin e AAK-së,Ramush Haradinajn: 1.për të marrë miratimin e njerëzve të fortë, 2.për të biseduar kokë më kokë me Ramushin për një kurorëzim të mundshëm nën praninë e miqëve të Amerikës,larg thashe themeve të kafeneve të tymosura dhe larg trotuareve të zhurmshme dhe 3.për t`u shitë te rivalët e politikës në Kosovë si njeri i fortë me përkrahje te të fortit. Por, më sa duket kjo nuk është vizitë protokolare,por krejtësisht private,me buxhetin e shoqërisë për llogari private.Dihet,mirëfilli që Hashimi në udhëheqje ka dështuar dhe plotësisht mund të trajtohet si deshtak.Ndërsa Ramushi nuk e ka akceptuar realitetin,prandaj është mbetur brenda lëvozhgës së ëndrrës joshëse.Ai që moti e ka hargjuar kartën e autoritetit dhe nuk ka dëshmi pozitive që të fitojë poena në politikë,bile për vendin që ëndrron,jo se jo.Këto bisedime(pazare) politike nuk lënë përshtypje se janë serioze.Nuk dihek kush me kënd do të bëjë aleancë të interesit,por këtu,më sa mësuam,Hashimi është më i zhdërvjellti,më profiteristi. Në PDK-kohëve të fundit janë publikuar përçarje,për të cilat ndarje ende nuk ka diçka zyrtarisht të informuar,prandaj duket të jenë kamuflash për ta mashtruar rivalin. Anekdotë:Pop Qira dhe pop Spira gjithmonë bashkë * Këta dy klerikë kishin kaluar ditë mira bashkë,por një ditë u hyri sherri në mes,prandaj e humbin arsyen dhe konfliktohen fizikisht.Pop Spira i then një dhëmb pop Qirës,prandaj ngrejn pati në gjykatën kishtare në Vien.Më nuk kontaktonin as nuk flisnin mes vete.Një fiaker ua dinte dertin dhe u pajtua që t`i çojë në Vienë,pa e ditur as njeni as tjetri se të dytë do të udhëtojnë bashkë në të njëtin pajtan.Koha nuk priste,prandaj nuk patën tjetër mundësi,por u futën të dytë në pajtan.Rugës bujtën në një bujtin (han).Pop Qira kishte marrë si deshmi dhëmbin e thyer.Por vozitësi natën ia kishte ndërruar me një dhëmb kali.Kur Qira para gjyqtarëve nxuer dhëmbin si provë materiale.Gjykatësit i thanë:-Or zotëri,ti a po tallesh me ne,ky është dhëmb kali?! Tash pyeti:-Po si t`ia bëjmë hallit?-Gjqtari tha pajtohuni! Ata u muerën ngrykë dhe u pajtuan,kështuqë mbrapa kthehen bashkë.R. Domnoviqi,një satirik i përkryer këte e ve për titull të anektodës: POP QIRA DHE POP SPIRA GJITHMONË BASHKË) Po në esencë Hashimi ,me Fatmirin e Jakupin nuk dallojnë shumë,mbasi që të tre kanë harxhuar mjaftë energji për t`i zhbërë institucione legale të Kosovës.Bilem Fatmiri e Jakupi më së shumti dhe haptas kanë udhëheçur vallen antishtet dhe janë më të zëshmit në agresivitetin ndaj meritave të Dr.Ibrahim Rugovës,ku kanë treguar disponim të skajshëm negativ ndaj njeriut më meritor për lirinë e Kosovës dhe për shtetndërtimni e Republikës së Kosovës.Mbase Jakupit,Dr.Rugova edhe në bronz ia kallë datën.Cka pritet prej këtij politikani që nuk i rrespekton vlerat e çmuara kombëtare.Këtu bashkë me Kurtin kanë treguar urrejtje dhe kryeneçësi ndaj arkitektit të Republikës së Kosovës,meritat e të cilit i ka vulosë bota demokratike,kurse këta inatçorë e zliqarë,nuk mund t`ia rrëzojnë autoriten e padiskutueshëm të Madhit Dr.Rugovë,president historik i përjetshëm. Kur është fjala te anekdota,mbase ka gjasa afërsisht kështu të ndodhë edhe me plasaritjet në PDK! Me këto pazare politike është bërë çështja e Republikës së Kosovës Rrokopujë dhe po që ndejti në pozitën e tashme edhe katërvjet Hashimi,Kosovës i humbët edhe emri,apo transferohet në Sërbi.Hashimi,për këto vjet që ishte në pozitë satanike,me një opozitë amorfe,si i thonë fjalës,ka luajtur pa dane.Shiti e fali,ia la tapinë Sërbisë dhe të drejtën,sipas qejfit,që të qeverisë Sërbia me Kosovën,që edhe tash ajo po merrë vendime për të.Nexhat Daci duket i mjerë dhe plot frikë pret t`ia zgjatë ndokush dorën e mëshirës për ta nxjerrë nga bataku politik dhe për t`i falë një grimë pushtet,pa shtet.Për nga lakmia e pushtetit shumë përafrohet me Ramushin,që të dytë lakmia i ka nxjerrë nga ekuilibri dhe nuk dihet ende kah rreknehen.N jë praktikë te ne është e papranueshme:-Kam qenë në luftë dhe tash në liri duhet të jem i pari,jo,jo prishet puna.Udhëheqja e luftës në terren dhe e asaj në tavolinë,gati aspak nuk kanë të përbashkët.Shumë më e komplikueme është lufta mbi tavolinë,se ajo në terren.Nëse e humb luftën e tavolinës,atëhherë i ke humbur të dyja.KJo ndodhi te na me fitorën e luftës në terren me ndihmën e pakursyer të miqëve tanë,por në tavolinë e humbëm nga injorantët.Kjo është e dhimbshme! Është për lament! Isa Mustafa,kryetar aktual i Prishtinës dhe kryetar i LDK-së,po përdorë metoda të vjetruara komuniste,duke I bartur zhag “stare kverge” me çka po e dëmton imazhin e LDK-së dhe elektoratin e saj të shumtë,në vend se ta rinonte me kudro të reja dhe energjike,por ai nuk shkëputet nga mbetjet negative të së kaluarës.Këtu gjenë strehë hilja politike e kushtëzuar me interesa të biznesit privat.Në anën tjetër për nga organizimi dhe motivimi I elektoratit,nuk ka gjetje pozitive,por po e imiton Sali Berishën për ta nënçmuar kundërshtarin dhe se S.Berisha mu me këte gafë,ia hoq vetës tortën nga goja dhe ua çeli rrugën socialistëve për ta demoluar pasurinë e shtetit,për ta ndal shtetin nga prosperiteti dhe për ta shtypur popullin. Dr. Isa Mustafa bënë deklerata në stilin skofiar pa e konsultuar petkun e realitetit që nuk është fare për lakmi.Thotë:Zgjedhjet do t`i fitojmë,pa lidhë kumbari me askënd.Ky pohim i tij është pa mbulesë,por më mirë të presim kohën e të shohim se çpo ndodhë,mirëpo,atëherë nuk ka kohë për korrigjim. Sipas mendimit tim, asnjë parti e vetme nuk ka mundësi t`i fitojë zgjedhjet,edhe nëse blehen me pare,edhe nëse marrin mundin të gjithë të vdekurit që të votojnë.Këtu më sillet ndër mend romani satirik I Gogolit,SHpirtërat e vdekur” që blihen me par për ta garantuar fitorën. Shihemi !
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 18:59:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015