ZJARRET PO SHKATRROJNE MUSHKRIT E NATYRES BIMET FLASIN “E - TopicsExpress



          

ZJARRET PO SHKATRROJNE MUSHKRIT E NATYRES BIMET FLASIN “E token e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve” (El Hixhr,19) Bimët flasin, bimët mdëgjojnë, bimët janë krijesa të gjalla, kan personalitetin e tyre, bëjnë luft për jetë, për këte dhe shumë veti tjera është shkruar në libra të shenjta. Hulumtimet e rreshtura , kurreshtja per ti vërrtetuar thëniet e vjetra I shtyri shkenctaret te merren ne menyre ma te thukt me boten bimore. Rezultatet e hulumtimeve të biologut gjerman Hajnc Valteni vërrtetojnë se bimët kan rrug nervore.Eksperimentalisht është vërrtetuar- inçizuar “klithma” e bimës e cila digjej,zërin trishtues të bimës e ka regjistruar një aparat me ndieshmeri të lartë. Biokimistët amerikan nga Univerziteti I Arizonës në bazë të eksperimenteve kan ardhur deri te zbulimi se te gjitha qelizat kan “ vetedije” madje edhe bakteriet dhe ameba. Vitet e fundit u karakterizuan nga kushte të pazakonta klimatike, me temperatura të larta e thatësira të zgjatura, si rezultat në bote pati numër të madhë të zjarreve në pyje dhe kullosa. Edhe te ne jemi dëshmitare të djegjes së pyjeve me apo pa fajin ton , me apo pa vetedije të kësaj dukurie të dhimbshme, të trishtueshme dhe të rrezikshme për qenjet e gjalla në tokë e në veçanti për njeriun.Edhe po të mos i besonim fjalëv të vjetra dhe zbulimeve nga ana e shkenctarëve se bimët flasin , ndiejnë dhimbje , a nuk keni parandjenja se me çfaqejen e zjarreve në natyrë nuk klithin vetëm bimët por edhe organizmat tjere të gjallë gjatë shkatrrimit të një ekosistemi të tërë. Me djegjet masovike të drunjëve po digjen mushkrit e ambientit, po ndërpritet një cikël – proçesi i fotozintezës , sepse drunjët vetëm përms të gjelbërtës- klorofilit mund të marrin dioksidin e karbonoit e të lëshojnë oksigjenin.Pastaj shkatrrimi I pyjeve është një proçes i pakonpenzueshëm sepse duhet të kalojnë vite që gjendja të riparohet të kthehet në gjendjen fillestare. Bimët dhe drunjet flasin por nuk mund të ngrejn zërin e protstës për tëna kundërshtuar , penguar veprimet tona të pandërgjegjshme. Historikisht njeriu ka qen i lidhur me natyrën ka treguar kujdes për ta ruajtur ambientin ku ai jetoi.Popujt e ndryshëm gjatë zhvillimit të tyre kan krijuar kulte, mite për natyrën e njejta është e theksuar edhe te shqiptarët siç jane ; • Kulti i mrizave dhe burimeve. • Vendpushime të rrugëve • Pyje e drunj të veçantë • Burime. Përrenj. Liqene Interesant është ky fakt: Në të gjitha pyjet që konsideroheshin të shenjtë ndalohej prerja të merret me veti , qoftë edhe një dru i kalbur apo gurë. Shpeshëhere këto pyje populli i ka quajtuar vakufe , vende , pron të xhamive apo kishave. Koha e Skënderbeut na la trashëgim mbjelljen e ullinjëve, kjo ishte tradit që çdo çift që lidhte kurorë idhte i detyruar të mbjellë nga një ulli.Edhe sot në popull konsiderohet mëkatë shkatrrimi i pemëve ose moskujdesin ndaj tyre. Por ne sot sillemi si aktor pasiv të një drame me pasoja katastrofale , nga fakti se te ne për çdo vite dhe për çudi bash në malet tona shihen sqena të dhimbshme të djegjes së pyjeve të cilat ishin bukuria , hijeshia, shpirti , jeta e jone.Flitet nga ekspertët për format e ndezjes nga temperaturat e larta e deri te pakujdesia e qytetarëve të cilët mund të jen shkaktar të drejpërdrejte apo indirekte i ndezjes së maleve dhe kullotave. Por djegja e maleve nëpër lokacine të njejta të përsëritura për çdo vite të lë për të dyshuar në veprime të orkestruara dhe me qëllime shumë të ulëta.Kjo përputhet me analizat e studimeve të cilat çojnë në një përfundim të përbashkët; përgjegjësi direkt për zjarret në pyje e kullota është njeriu dhe aktivitetet e tijë Por edhe Komisioni Europian vlerëson se në tërësinë e shkaqeve që provokojnë një zjarr shkatërrues në pyje, vetëm 10-15% e tyre janë shkaqe natyrale apo klimatike; 85-90% e tyre janë thjesht dhe vetëm me origjinë njerëzore. Te ne pronsia e pyjeve , ujërave është e centralizuar , pushtetet lokale jane vetëm argat për të ruajtur dhe mbrojtur ato. Në shumë vende për të rritur shkallën e kujdesjes shtetet pronsin e pyjeve ja kan bartur pushteteve lokale , por kuptohet edhe me ligje jan te rregulluara çeshtjet e mbrojtjes dhe ruajtjes. Në vend të klithmës së bimëve ju do të dëgjoni pshertimat , mallkimet e heshtura të qytetarëve të cilët me dhembje shikojnë se si digjen bukurit dhunti e zotit të cilat me decenie u zhvilluan , u kultivuan si një kuror për ti bërë hije , për ti dhënë arom dhe jetë këtij vendi. Dhe në fund, sjelljet tona patologjike kan ndikuar qe ne sote bimet ti shohim si pjes decorative, e jo si miq të cilët mund të na zbukurojnë jetën ton fizike dhe shpirterore. Mr. sci Agim Hasani
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 10:02:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015