ZONA JUGLINDORE Ë SHQIPERISE-ZONE Ë VETMISE SE MADHE Turi I - TopicsExpress



          

ZONA JUGLINDORE Ë SHQIPERISE-ZONE Ë VETMISE SE MADHE Turi I trete qe ndermora neper juglindjen e Shqiperise prek zona te mbetura jashte zhvillimit urban dhe ekonomik te vendit. Kjo ben qe edhe turizmi neper keto territore te jete pothuajse inekzistent. Ishte kjo arsyeja qe iu futa rruges neper kete itinerary. Tirane-Gramsh-Korce-Erseke-Leskovik-Skrapar dhe se fundi Berat. Plot 540 km rruge dhe tej mase e veshtire. Turi I trete filloi nga Tirane drejt Elbasanit ose me sakte drejt Paperit dhe Cerikut. Udhetimi deri tek tuneli ishte nga rruga e vjeter tek e reja dhe perseri tek rruga e vjeter. Tuneli ende ne gjendje gjysem- funksionale: MBAJ KRAHUN Ë DJATHTE.Njera korsi eshte jashte funksionit dhe kur te dyja korsite te vihen ne pune per biciklistet nuk do te kete me vend pervecse ta marrin me kembe rrugen e tunelit neper borduren ne ane tedy korsive. Si kudo neper Shqiperi problem I rendesishem per turistet , qofte vendas apo edhe te huaj, eshte sistemi I emertimit te vendeve dhe vezanerisht percaktimi I distancave ne km. Nga Tirana ne Cerrik e bera pothuajse vetem me dy ndalesa te shkurtera. Nuk kishte asgje te vecante. Vetem rruge, kafene aty ketu dhe nje numer I vogel makinash ne trafik, per arsye te terheqjes se levizjes se njerzve drejt bregdetit.Cdo gje ishte ne linjat kryesore te qyteteve e fshatrave te Shqiperise se mesme: Rruge, shtepi ndane rruges dhe parcela toke te punuar pjeserisht. Duhet thene se sapo lashe Paperin dhe u futa drejt Cerrikut dhe deri sa dola ne fundt te turit tim, ne rrugen e Lushnjes per ne Tirane, me qindra e qindra kilometra, nuk kishte rruge te reja , per te mos thene qe gati 100 km ishin rruge e pashtruar dhe tej mase e veshtire. Ne kuptimin me te plote per gati 500 km rrugetim neper juglindje te Shqiperise pashe qe shteti nuk ka vene potghuajse fare dore ne ngritjen e nje infrastrukture te re rrugore. Udhetimi nga Banja deri ne afersi te Maliqit pra per rreth 80km rruga shkonte pergjate Lumit Devoll.Eshte nje zone e lene krejtesisht pas dore. Nje qytet si Gramshi , tashme rreth 70km larg kryeqytetit, pothuajse nuk ben gje tjeter ,pervecse rufit kafete gjithe diten dhe diskuton per politiken dhe sportin. Te gjithe presin , dhe kane vite qe e bejne nje gje te tille se cdo te sjelle ngritja e hidrocentralit te Banjes, qe thone, se tek e fundit ka filluar per se mbari me nje firme nga vendet e Evropes Veriore. Lumi I Devollit eshte , nje lum me goxha prurje dhe lugina e tij nga digat e ngritura ne Banje e deri tutje ku mendohet te filloje liqeni eshte I prere per nje gje te tille dhe te cudit fakti se si eshte lene pas dore per dekada e dekada te tera. Liqeni pothuajse nuk prek fare toka buke apo te banuara dhe do te krijoje mundesi te mrekulluesshme per zonen por dhe per vete qytetin e Gramshit. Me siguri qe do te krijoje dhe nje klime tjeter , pse jo edhe ne ekonomi. Pse jo edhe ne turizem. Le te shohim se cdo te behet me kalimin e kohes. Ne qytetin e Gramshit ndesha vetem nje hungarez me biciklete qe kishte ardhur nga Maliqi, pra ne sensin e kundert me timin. Ai po endej per te gjetur nje kamping per tenden e tij. Por ne mungese te kampingut po kerkonte nje hostel apo qofte edhe nje hotel te lire. Hotele poshte 15 eurove(ato pak qe ishin), ne Gramsh ishte e pamundur te gjeje. Une vete e ngrita cadren ne oborin e kishes Ortodokse, buze lumit dhe ne sfond kisha Malin e Tomorrit ne te cilin pas disa ditesh do te ngjitesha deri ne maje. Tomori ishte I bukur dhe I cuditshem kur mendoja se si do te ngjiteshe deri ne ato lartesi qe shkriheshin me kaltersine e qiellit.. Ne Gramsh pashe edhe dy tre kampera,me targa franceze, dhe deri sa dola ne Maliq pas 48 oresh nuk pashe me te huaj. Nje zone e mrekullueshme me terrenin qe ofron por e frikshme ne vetmine ne te cilen e kane lene. Te nesermen morra rrugen nga Gramshi drejt Lozhanit, qe do te ishte vendqendrimi I nates tjeter. Ishin rreth 60 km nder te cilat, nga Kodovjati deri ne Lozhan, 45 km,ishin neper nje rruge te pashtruar malore, neper gryka malesh, me shume pak fshatra ndane rruges, me nje bukuri te virgjer, per te cilen te huajt jane ne kerkim , por qe tek e fundit nuk te ofron se pari siguri dhe se dyti mundesi sherbimi qofte edhe me te thjeshtin. Ata pak njerez qe ndesha rruges me pershendesnin me shprehjen standarte” haj” dhe diku ne nje cep rruge dy tre -djem fshati , trembedhjete -pesembedhjete vjec, me kerkuanin leke ne anglisht.. Mani, thane ata dhe me shikonin ne sy. What, I thashe. Mani, mani ,perseriten ata dhe me treguan canten time te brezit. Nuk e imagjinoj se si pretendojme te ngreme turizem me keto rruge, me keto mungesa sherbimesh dhe tek e fundit me njerez qe ta kerkojne lekun pa pike turpi, per te mos shkuar me tej. Ë veshtire por shume e veshtire per at ate huaj qe vijne ketu tek ne. Nuk e kam idene se sa kohe do te na duhet per te kthyer cdo gje per se mbari. Ne fotoalbum do te kuptoni veshtiresite por dhe bukurite e kesaj rruge.
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 18:55:00 +0000

Trending Topics



KAMLA TO CEASE TO HOLD THE OFFICE
Instructor T-shirt Military Light T-Shirt by
OSHODI THE NUPE FOUNDER OF LAGOS Lagos was originally founded

Recently Viewed Topics




© 2015