ZYRA NDËRKOMBËTARE E INVEST MACEDONIA-TIRANË KËTË HERË - TopicsExpress



          

ZYRA NDËRKOMBËTARE E INVEST MACEDONIA-TIRANË KËTË HERË PREZANTON MAVROVËN PËR TUR-OPERATORËT SHQIPTARË Në vazhdën e tureve turistike informuese, Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia – Tiranë, pranë Ambasadës së Republikës së Maqedonisë këtë herë do të mundësojë një udhëtim të veçantë në Mavrovë, Maqedoni. Gjatë tri ditëve 12-13-14 korrik, nën kujdesin e veçantë të drejtuesit të kësaj zyre, Fatos Mustafa dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Mavrovës dhe të Rostushës, agjenci turistike dhe përfaqësues të mediave në Tiranë do të kenë mundësi të njihen me disa evenimente tepër unike, që reflektojnë më së miri traditën maqedonase, por edhe vlerat kulturore, historike, por edhe kulinare. Të gjithë pjesëmarrësit në datë 13 korrik do të kenë mundësi që të kundrojnë nga afër manifestimin rajonal "Dita e Kultivuesve të dhenve dhe dhive - 2013" që zhvillohet për herë të tetë nën patronazhin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave si dhe Shoqatës Rajonale të Kultivuesve të Dhenve të Maqedonisë Perëndimore. Gjatë këtij eventi të rrallë për nga përvoja që do të ofrojë, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të njihen nga afër me traditën e zhvillimit të blegtorisë, veçanërisht të rritjes së deleve. "Do të mund të shihni demonstrimin e mjeljes së deleve me makina, por dhe me mënyra tradicionale, të grumbullimit të tyre, të qethjes, por edhe performancën artistike të qenve të racës "Shepard". Natyrisht do të njiheni edhe me bukuritë natyrore të zonës së Mavrovës dhe rethinave të saj që njihen nga turistët për resortet e famshme të skive", shprehet Mustafa. Pjesëmarrësve në këtë tur informues do t’ju jepet mundësia që të prezantohen edhe me shërbime dhe atraksione të interesit të veçantë të turizmit malor, rural, hiking, tradicional, kulturor etj. "Do të zhvillohen takime pune edhe me drejtuesit e bashkisë së Mavrovës dhe Rostushës", informon z. Mustafa. Gjithë agjencitë turistike pjesëmarrëse në këtë tur do të mund të realizojnë takime bilaterale me menaxherë dhe pronarë hotelesh. Por, nuk mbaron këtu. Sipas Mustafës, një tjetër veçanti e këtij turi do të jetë edhe ajo që njihet si Dasma e Galiçnikut që feston jubilarin e saj të 50-të dhe që do të zhvillohet në datat 13-14 korrik nën patronazhin e Presidentit të Republikës, Gjorge Ivanov. Dasma e Galiçnikut, thekson ai, është një manifestim, i cili organizohet që prej vitit 1963. Gjatë këtyre pesë dekadave është shndërruar në një atraksion të vërtetë turistik. Përmban 30 rite dasmash. Çdoherë zhvillohet afër festës fetare "Dita e Petrit", kur mërgimtarët ktheheshin në shtëpi. Zyra e Invest Macedonia – Tiranë beson se organizimi i këtyre tureve po krijon mundësi reale për bashkëpunimin afatgjatë mes dy vendeve, jo vetëm në fushën e turizmit, por edhe të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve. Kjo është një strategji, e cila do të vazhdojë të zbatohet për të prezantuar vlerat e shtuara të këtyre sektorëve
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 05:52:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015